• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, June 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Disa studentë nuk dinë të shkruajnë temë diplome, e blejnë për 300 euro

by Java News
06/07/2018 15:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shumë studentë ankohen për mungesë luksi dhe jetë të vështirë studimore, por ka edhe shumë prej tyre që paguajnë 300-400 euro për një temë diplome. E pra, kjo është një dëshmi se shpeshherë vërtet “gjithçka blihet me para”.

Studentët që kanë përfunduar të gjitha provimet, po megjithatë nuk kanë arritur të aftësohen për të punuar temën e diplomës, e cila do t’ua jepte titullin Bachelor apo Master i drejtimit të caktuar, po gjejnë zgjidhje te personat që ofrojnë shërbimin e punimit të diplomës. Punimi dhe shitja e temave të diplomës tashmë është shndërruar në biznes. Mjafton të bëni kërkimin më të thjeshtë në internet dhe do të gjeni kontaktet e këtyre personave. Ata e sigurojnë studentin se asnjëherë nuk u ka dështuar ndonjë punim i temës. Për këtë, duhet të paguani një çmim që shkon prej 300 deri në 400 euro.

Kjo dukuri e pranishme në vendin tonë më shumë vërehet gjatë përfundimit të afateve të provimeve: në janar, qershor dhe shtator.

Vetëm gjatë muajit qershor kanë qenë disa studentë anonim që kanë kërkuar publikisht ndonjë person që punon me pagesë temën e diplomës.

Eksperti i fushës se arsimit, Dukagjin Pupovci thotë se punimi i temës së diplomës është shndërruar në formalitet.

“Dikur, në shumicën e njësive akademike të UP-së punimi diplomës ka qenë rasti që studenti ta dëshmojë pjekurinë e vet akademike, duke e kurorëzuar periudhë e studimeve me një punim, sado-kudo, origjinal. Ka vite që kjo është shndërruar në formalitet, mbase për shkak të rritjes enorme të numrit të studentëve dhe degradimit të përgjithshëm të kritereve të vlerësimit”, thotë për Gazetën Express Pupovci.

Në një postim, përplot me gabime drejtshkrimore, një person anonim, ditë më parë, kërkonte dikë që t’ia punonte temën e diplomës, sigurisht me pagesë.

Gazeta Express ka kontaktuar personat që punojnë dhe shesin temën e diplomës te studentët e interesuar për një shërbim të tillë. Çmimi për temën e Bachelor-it kushton 300 euro, ndërsa për Master 400 euro.

“300 euro, shkon deri në 80 faqe. Mu asnjë temë nuk mu ka kthy deri tash”, thotë ai.

Kur u pyet në rast se ulet ky çmim, ai tha se mund ta punojë temën edhe për 250 euro, duke hequr 50 euro nga çmimi i parë.

“Vallahin nqet çmim unë shkoj, ti masi e paske përshpejt me kry unë duhet mi kry edhe temat tjera. Jom nxone tu i punu e më duhet me lan anash se ti e ki për së shpejti. Për 250 pra që 50 po t’i heki”, tha ai.

Gjatë bisedës ai tregoi se një temë e diplomës për Master kushton 400 euro.

Dikush tjetër tha se për çmim nuk negocion në telefon dhe se i duhet të konsultojë edhe gruan në rast se palët merren vesh për të punuar një temë të diplomës.

E pati edhe nga ata që kanë refuzuar të punojnë një temë të diplomës pikërisht për shkak të çmimit të ulët që ua ka ofruar studenti. Si 80 deri në 120 euro.

“ E kam mendu se nuk bohet një krim i tille për pak para”- shprehet personi që refuzoi 120 euro për të punuar një temë të diplomës.

Eksperti i fushës së arsimit, Dukagjin Pupovci konsideron se blerja e diplomës është akt joetik dhe i papranueshëm. Nga ato që i ka parë thotë se nuk ka vend për të qenë të kënaqur me cilësinë e temave të diplomës. Personat që merren me shitjen e diplomave i quan matrapaz.

“Blerja e diplomës është një akt thellësisht joetik dhe i papranueshëm në çdo shoqëri. Për fat të keq, kjo dukuri është e pranishme edhe tek ne. Në një sondazh të realizuar nga Instituti Edguard, në vitin 2017, me rreth 1,500 studentë të UP-se, vetëm 20% kanë mohuar se kanë njohuri për këtë dukuri, ndërsa të tjerët kanë mendime të ndryshme për përmasat e përhapjes së saj”, thotë Pupovci ndër të tjera për Gazetën Express.

I pyetur se cilat masa duhet të merren për parandalimin e kësaj dukurie, Pupovci thotë se duhet të vendoset një sistem i kontrollit të cilësisë brenda njësive akademike, duke kërkuar nga mësimdhënësit që ta mbikëqyrin punë e studentëve që i marrin diplomat tek ata.

“Pastaj, mund të mendohet edhe për publikimin e temave të diplomës që të shihet nëse ka plagjiatura ose “replikim” të diplomave nga gjenerata të kaluara që nuk është rast i rrallë. Ndonjë softuer anti-plagjiat do të mund të ndihmonte shumë në këtë drejtim. Ndaj studentëve që, përkundër këtyre masave blejnë diploma ose i kopjojnë ato, duhet të merren masa disiplinore,. Pastaj, duhet denoncuar publikisht dhe te organet e ndjekjes ofruesit e shërbimeve të shkrimit të diplomave, sepse ata janë bashkëpjesëmarrës në një vepër të keqe, që të mos e quaj krim”, shprehet Pupovci.

Më tej Pupovci thotë se nëse studentit nuk i lexohet punimi të paktën një herë nga mentori, nëse asnjë student nuk merr notë jokaluese në provimin e diplomës, atëherë është e kuptueshme se shumë studentë nuk e marrin me seriozitet dhe kërkojnë rrugë për ta kryer më lehtë punën.

“Kjo u jep hapësirë matrapazëve që merren me shitjen e punimeve të diplomës”, përfundon ai.

Më shumë se 5 mijë studentë diplomojnë vetëm brenda vitit në Universitetin e Prishtinës, mijëra të tjerë diplomojnë edhe në Universitetet e tjera publike dhe kolegjet private në Kosovë. Statistikat tregojnë se në nivelin Bachelor në vitin 2015/2016, në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, kanë diplomuar 5091 studentë dhe 1142 studentë në nivelin Master. /Gazeta Express

ma.me

Next Post

Horoskopi ditor, e Shtunë 7 Korrik 2018

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protestat si pasqyrë për Lapajn dhe partitë e reja

Protestat si pasqyrë për Lapajn dhe partitë e reja

June 14, 2026
Botërori 2026/ Gjermania nuk kursehet, i shënon 7 gola debutuesve të Kurasaos

Botërori 2026/ Gjermania nuk kursehet, i shënon 7 gola debutuesve të Kurasaos

June 14, 2026
Gonxhja: Protestat po dëmtojnë turizmin, operatorët raportojnë shqetësim nga turistët e huaj

Gonxhja: Protestat po dëmtojnë turizmin, operatorët raportojnë shqetësim nga turistët e huaj

June 14, 2026
FOTOLAJM/ Protesta në ditën e 15-të, ja sa është pjesëmarrja

FOTOLAJM/ Protesta në ditën e 15-të, ja sa është pjesëmarrja

June 14, 2026
Dalin pamjet, kush janë personat e maskuar me kapuçë të pranishëm në protestën para Kryeministrisë?

Dalin pamjet, kush janë personat e maskuar me kapuçë të pranishëm në protestën para Kryeministrisë?

June 14, 2026
Gazeta italiane: Protestat në Shqipëri shndërrohen në antisemitizëm. Hebrenjtë dhe izraelitët në shënjestër

Gazeta italiane: Protestat në Shqipëri shndërrohen në antisemitizëm. Hebrenjtë dhe izraelitët në shënjestër

June 14, 2026
Tensione në protestë! Mbledhje të paligjshme kartash identiteti për peticion, persona me kapuçë të pranishëm

Tensione në protestë! Mbledhje të paligjshme kartash identiteti për peticion, persona me kapuçë të pranishëm

June 14, 2026
“Berisha është sjellë si një Ajatollah”, analisti: Irani dhe qarqe shoviniste greke po zhvillojnë luftë hibride në Shqipëri

35-vjetori i PS-së, analisti: Ka bërë ndryshime kolosale, është kthyer në forcën kryesore qeverisëse

June 14, 2026
“Epsteini” ynë

Mos i këshilloni ata që kanë dalë në protestë

June 14, 2026
“Jam deputete e pavarur”, Marjana Koçeku largohet nga grupi parlamentar i PS

“Jam deputete e pavarur”, Marjana Koçeku largohet nga grupi parlamentar i PS

June 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In