Ne ndeshjet e grupeve te Euro-2016 u shenuan vetem 1,92 gola mesatarisht per ndeshje, por ne 1/8 e finaleve u realizuan 19 gola ne 8 ndeshje, mesatarisht 2,4 per ndeshje.
Ne total, qe nga nisja e Euro, jane shenuar 88 gola ne 44 ndeshje, pra 2 per ndeshje.
Por, kjo mesatare e golave eshte me e ulet qe turneu i fundit evropian i 2012, kur u shenuan 2,5 gola per ndeshje.
Ne 2014, gjate Kupes se botes ne Brazil, efikasiteti ishte me i larte, pasi mesatarja ishte 2,7 gola per ndeshje.
Shumica e golave ne Euro-2016 (55 nga 88) jane realizuar ne pjeset e dyta. Ka qene e theksuar tendenca e shenimit te golave te vonshem, pasi me se 10 gola jane realizuar ne kohen shtese.
Sulmi me i mire ne kete turne ka qene ai i Belgjikes. Lojtaret e trajnerit Marc Wilmots kane shenuar 8 gola./a.k