• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Disa pronarë i shembën vetë”/ Zv/ministri: Pastrimi nga ndërtimet pa leje në çdo cep, kush përjashtohet

by
08/06/2021 12:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zv/ministri i Brendshëm Julian Hodaj ka dhënë detaje në lidhje me operacion “Bregdeti Ynë” për shembjen e ndërtimeve pa leje në vijën bregdetare të nisur nga Ksamili dhe Velipoja.

I ftuar në studion e ABC me gazetaren Juli Xhokaxhi, Hodaj u shpreh se nuk kanë hasur në kundërshti nga ana e banorëve, ndërsa theksoi se ajo që është vënë re është se persona të dënuar më parë për ndërtime pa leje, kanë kryer sërish të njëjtën shkelje duke i paralajmëruar ata se do të kenë të njëjtin fat.

“Dje ka qenë dita e parë. Edhe sot në ditën e dytë nuk ka pasur fërkime apo kundërshti nga ana e subjekteve, Asnjë nga subjektet nuk është i kënaqur që i prishet diçka. Me ndryshimet e reja është herë të thuhet se është dënuar dikush. Ndjekja penale nuk është fakultative. Kur konstatohet një ndërtim pa leje ndërhyhet për prishje, shkohet edhe në procedim penal. Edhe dje dëgjoja me habi që njerëz që ishin dënuar për ndërtim pa leje dhe kishin ndërtuar prapë pa leje, por prapë do kenë të njëjtin fat. Kemi një problematikë edhe të viteve të shkuar të ndërtimeve pa leje. Nuk ka ndërtime masive por këto ndërtimet e lehta”, deklaroi Hodaj.

Ai u shpreh se në rast se ndërtesa është në proces legalizimi duhet të pritet deri në përfundim të verifikimit të plotë për të ndërhyrë. Hodaj tha se nuk do tolerohet asnjë ndërtim pa leje përfshirë edhe banesat në tokë private apo publike, si dhe as zyrtarët që mbyllin sytë përpara paligjshmërisë.

“Nëse ndërtesa është në proces legalizimi duhet të pritet deri në përfundim të tij. Sot ka edhe një proces verifikimi që po vazhdon për ndërtimet që janë prishur. Janë marrë pretendimet e subjekteve. Brenda kësaj liste edhe banesa por janë shumë pak. Nuk do tolerohet askush që ka një ndërtim pa leje dhe asnjë zyrtar që mbyll sytë para paligjshmërisë. Ligji nuk bën dallime për ndërtime pa leje në tokë publike apo private. Në rastet e tokës publike ka edhe një rrethanë tjetër që është zaptimi i territorit”, u shpreh ai.

Hodaj nënvizoi se me ligjin e ri është vetë shkelësi që paguan për pastrimin e inerteve ose detyrohet t’i pastrojë vetë. Ai u shpreh se ka vënë re që në Ksamil dhe Velipojë ka pasur raste të atyre që i kanë prishur vetë ndërtimet që kanë pa leje, për të ulur kështu koston e shkeljes si dhe për të shpëtuar materialet e ndërtimit.

“Kjo fazë presupuzohet të prekë të gjithë bregdetin. Ne konsiderojmë jo vetëm ndërtimet prej betoni por edhe shtesat në ndërtimet ekzistuese. Shumica e numrit janë këto ndërtimet e shpejta që kryesisht tentohen në këtë periudhë. Kryesisht janë ndërtimet e lehta dhe shtesat në ndërtimet ekzistuese.  Në rastin e projekteve publike, ligji e parashikon që këto projekte mund të legalizohen dhe ata që kanë certifikatë pronësie, dëmshpërblehen. Ligji thotë që nuk legalizohen ndërtesa në vende kur ka projekte publike.

Fenomeni i ndërtimeve pa leje është i shpërndarë gjithandej. Ka edhe brenda qendrave urbane. Në të gjitha vendet ku ka ndërtime pa leje, do procedohet me pastrimin e territorit. Aksioni për bregdetin është i përqendruar, presupuzohet të përfundojë brenda qershorit. Ligji i ri parashikon që ndotësi paguan. Ose do paguajë kostot ose do ta bëjë vetë pastrimet. Dje në Ksamil dhe Veli[ojë shumë ndërtime pa leje, subjektet filluan t’i çmomtojnë vetë pa pritur ndërhyrjen se me këtë rast shpëtojnë materialet dhe kostoja pastaj është më e ulët”, deklaroi zv/ministri.

/b.h

Next Post
Nën hetim në gjendje të lirë 3 pronarë, ndërtuan pa leje në Jalë dhe në Dhërmi

Nën hetim në gjendje të lirë 3 pronarë, ndërtuan pa leje në Jalë dhe në Dhërmi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Koreja e Veriut teston dronët sulmues dhe raketat, teksa Kim bën thirrje për “epërsi absolute“

Koreja e Veriut teston dronët sulmues dhe raketat, teksa Kim bën thirrje për “epërsi absolute“

October 30, 2026
IGJEUM: Vijojnë reshjet e shiut në të gjithë qarqet e vendit, sa do të arrijnë temperaturat

Dita e sotme me mot të paqëndrueshëm, reshje shiu në pjesën më të madhe të vendit

October 30, 2026
Irani raporton sulme amerikane ndaj Gardës Revolucionare, shpërthime pranë Hormuzit

Irani raporton sulme amerikane ndaj Gardës Revolucionare, shpërthime pranë Hormuzit

October 30, 2026
A do t’i rrëzojë Kushtetuesja zgjedhjet në Tiranë? Begaj: Do ta mbroj vendimin tim, konflikt për…

Begaj mban sot tryezën e konsultimeve për datën e zgjedhjeve vendore 2027

October 30, 2026
Katër të vdekur dhe 11 të lënduar nga rrëzimi i helikopterit italian në Bosnjë

Katër të vdekur dhe 11 të lënduar nga rrëzimi i helikopterit italian në Bosnjë

October 30, 2026
Pentagoni i dërgon sinjal Europës: Ulni retorikën ndaj Rusisë

Pentagoni i dërgon sinjal Europës: Ulni retorikën ndaj Rusisë

October 30, 2026
Skandal spiunazhi: Kina spiunoi shefin e Nvidia-s! Donald Trump u informua, por heshti

Skandal spiunazhi: Kina spiunoi shefin e Nvidia-s! Donald Trump u informua, por heshti

October 30, 2026
Raporti alarmues: 3 në 4 pilotë në Europë i zë gjumi gjatë fluturimit

Raporti alarmues: 3 në 4 pilotë në Europë i zë gjumi gjatë fluturimit

October 30, 2026
Tri shtete arabe rreshtohen me Greqinë kundër Turqisë

Tri shtete arabe rreshtohen me Greqinë kundër Turqisë

October 30, 2026
Putin paralajmëron Evropën: Jemi të gatshëm për luftë

Putin paralajmëron Evropën: Jemi të gatshëm për luftë

October 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In