• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Disa MITE që mund të keni dëgjuar për seksin por që s’janë të vërteta !!!

by Java News
13/04/2016 19:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Këtë herë do flasim pak për seksin dhe specifikisht, për këto 9 mite që nuk duhet t’i besoni më.

Ti mund të mësosh shumë për një djalë nga numri i këpucës

Na falni zonja dhe zotërinj, por nuk mund ta gjykoni biznesin e tij, pa ia parë biznesin. Studimet kanë treguar që nuk ka një përpjestim mes përmasave të penisit dhe numrit të këpucës. E njëjta gjë vlen edhe për përmasat e hundës, të duarve dhe për çdo pjesë tjetër të trupit.

Sa më i madh, më mirë

E vërteta: Marrëdhënia ndërmjet përmasave dhe kënaqësisë është ekzagjeruar. Kjo varet nga preferencat, e rëndësishme për sa u përket përmasave është zakonisht përputhja e tyre.

Ti nuk mund të ngelesh shtatzënë ndërkohë që je shtatzënë

Kjo është pak e frikshme. Dukuria është shumë e rrallë, gati e pamundur, por ndodh kur një grua shtatzënë vazhdon të ovulojë dhe një vezë e dytë e fertilizuar mund të implantohet në muret e brendshme të mitrës. Por, seriozisht, kur thuhet e rrallë, është vërtet e rrallë: janë raportuar gjithsej vetëm 10 raste.

Meshkujt mendojnë për seksin çdo 7 sekonda

Për fatin e të gjithëve, kjo është e pavërtetë. Nëse burrat do mendonin për seksin çdo 7 sekonda, kjo do të thoshte 8000 herë në ditë. Në të vërtetë, sipas The Kinsey Institute, 54 për qind e burrave kanë thënë që mendojnë për seksin disa herë në ditë dhe 43 për qind kanë thënë  që kjo u ndodhte disa herë në javë.

Gratë janë natyralisht më pak të interesuara për seksin

Edhe pse gratë mund të mendojnë aktivisht më pak rreth seksit sesa burrat (studimi i mësipërm Kinsey gjeti që 19 për qind e grave mendojnë për seksin shumë herë në ditë dhe 63 për qind pak herë në javë), kjo nuk do të thotë që gratë e duan seksin më pak. Sipas një sondazhi të zhvilluar nga aplikacioni për ndërgjegjësimin mbi fertilitetin Kindara, afërsisht 53 për qind e grave nuk bëjnë aq seks sa do u pëlqente të bënin.

Po të hash midhje, të ngjallet dëshira

Para se të kërkosh midhje, mëso që nuk ka ndonjë të vërtetë të madhe pas fuqive afrodiziake të ushqimit. Stridhet përbëhen nga elemente (ujë, proteina, karbohidrate, yndyrë, etj.) që nuk kanë fuqi për të nxitur kimikisht dëshirën seksuale. Efekti Placebo mund të ndihmohet nga mënyra seksuale e ngrënies, por vetë ushqimi nuk bën ndonjë gjë të madhe.

Seksi është një stërvitje e mirë

Sigurisht ti djeg pak kalori, por nuk duhet të zëvendësosh një seancë seksi me një seancë në palestër. Tridhjetë minuta seks mund të djegin 85 deri në 150 kalori, por kjo ndodh vetëm nëse je e angazhuar aerobikisht plot 30 minuta. Na falni, mikesha!

Burrat e arrijnë kulmin e kënaqësisë përpara grave

Ideja e një “kulmi seksual” varet shumë pak nga gjinia. Gjatë jetës, burrat dhe gratë provojnë si maja, ashtu dhe gropa ku dëshira mungon.

Seksi është më i mirë në moshë të re

Jo domosdoshmërisht. Ndërsa seksi kur je 20 vjeç e pak mund të jetë më energjik, nuk ka shkencë që të mbështesë idenë e një lloji superior seksi. Në të vërtetë, shumë burra dhe gra, thonë që kanë më shumë përvoja përmbushëse në dhjetëvjeçarët e ardhshëm. Urra!

Next Post

Balla: Reforma në Drejtësi, parakusht për hapjen e negociatave

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksion i policisë në Mitrovicën e Veriut zbulon arsenal armësh, municion dhe uniforma të policisë serbe

Aksion i policisë në Mitrovicën e Veriut zbulon arsenal armësh, municion dhe uniforma të policisë serbe

January 28, 2026
Tre persona u plagosën gjatë përplasjes me armë për 12 kg kokainë, dalin në gjyq shqiptarët dhe belgët

Tre persona u plagosën gjatë përplasjes me armë për 12 kg kokainë, dalin në gjyq shqiptarët dhe belgët

January 28, 2026
“Për arsye të shumta…”/ Kroacia refuzon Presidentin Trump, nuk do t’i bashkohet Bordit të Paqes

“Për arsye të shumta…”/ Kroacia refuzon Presidentin Trump, nuk do t’i bashkohet Bordit të Paqes

January 28, 2026
Ndryshon formula për Maturën 2023/ Provim për t’u pranuar në Mjekësi, ja tri risitë

Problem rrjedhja e tezave gjatë testimit/ Forcohen rregullat për Maturën, lista e maturantëve do publikohet më shpejt

January 28, 2026
Përmbyset furgoni në fshatin Salari të Tepelenës, humb jetën shoferi

Përmbyset furgoni në fshatin Salari të Tepelenës, humb jetën shoferi

January 28, 2026
Ilir Beqaj kërkoi shfuqizimin e masës “arrest me burg”, Gjykata Kushtetuese ia rrëzon kërkesën

Ilir Beqaj kërkoi shfuqizimin e masës “arrest me burg”, Gjykata Kushtetuese ia rrëzon kërkesën

January 28, 2026

Tre gjymtyrët kryesore që Kadare i la si pasuri kombit shqiptar

January 28, 2026
Manipuluan votat në zgjedhjet e fundit në Kosovë, arrestohen 15 kryesues në Malishevë

Manipuluan votat në zgjedhjet e fundit në Kosovë, arrestohen 15 kryesues në Malishevë

January 28, 2026
Trump, një nuse që do te nusërojë për herë të dytë

Ismail Kadareja, shkrimtar i angazhuar komunist dhe mjeshtër i gjuhës

January 28, 2026
Fatbardh Kadilli: Pas 13 humbjeve radhazi, PD nuk arrin të mobilizojë as anëtarët e partisë në protesta

Fatbardh Kadilli: Pas 13 humbjeve radhazi, PD nuk arrin të mobilizojë as anëtarët e partisë në protesta

January 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In