• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Balla: Reforma në Drejtësi, parakusht për hapjen e negociatave

by A R
13/04/2016 19:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Me ftesë të Bundestagut gjerman një delegacion i Kuvendit të Shqipërisë i kryesuar nga Kryetari i Grupit Parlamentar të Miqësisë Shqipëri- Gjermani, Taulant Balla, vizitoi kryeqytetin gjerman, Berlinin.

Në delegacion bënin pjesë gjithashtu deputetët Majlinda Bregu, Kejdi Mehmetaj, Paulin Sterkaj dhe Gerti Bogdani.

Në Bundestag delegacioni shqiptar u prit në takime të veçanta nga Zëvendës Presidenti zoti Johannes Singhamer, nga Kryetari i Komisionit Parlamentar për Çështjet e BE-së zoti Gunther Krichbaum së bashku me raporterët për Shqipërinë në këtë Komision, si dhe nga deputeti përgjegjës për Politikën e Jashtme në Grupin Parlamentar Social-Demokrat zoti Niels Annen.

Gjithashtu delegacioni shqiptar pozitë-opozitë pati një darkë punë me drejtuesit e Grupit Parlamentar për Europën Juglindore të kryesuar nga deputeti Peter Weiss. Ndërsa në Kancelarinë Federale delegacioni shqiptar u prit nga Drejtori për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë zoti Joachim Bertele.

Kreu i delegacionit, njëherësh kryetar i Grupit Parlamentar të Miqësisë Shqipëri-Gjermani Taulant Balla në një prononcim për mediat vlerësoi takimet me përfaqësuesit më të rëndësishëm për çështjet e politikës së jashtme të të tre grupimeve më të rëndësishme në Bundestag.

Balla theksoi se “reforma në drejtësi mori vëmendjen më të madhe të zyrtarëve gjermanë të cilët theksuan rëndësinë që kjo reformë ka së pari në zhvillimin e brendshëm të Shqipërisë por edhe në procesin e integrimit të saj në BE, si parakusht për rekomandimin e KE për hapjen e negociatave. Kemi diskutuar për reformën në drejtësi duke bashkënënvizuar me kolegët gjermanë, rëndësinë që ka kjo reformë për bizneset gjermane të cilat duan të investojnë në Shqipëri por duan që të kenë sigurinë juridike si një gjë të domosdoshme”.

Po ashtu Balla u shpreh se “Gjithashtu është e rëndësishme që të kuptohet se procesi i integrimit të Shqipërisë në BE duhet të vazhdojë me hapjen e negociatave. Fakti që Komisioni Europian ka vendosur si parakusht miratimin në Parlamentin e Shqipërisë të paketës së reformës në drejtësi dhe me këtë ka lidhur rekomandimin për hapjen e negociatave tregon se, pasi Komisioni i reformës në drejtësi të ketë përmbyllur gjithë materialin që do t’i paraqitet Kuvendit, duhet votuar para verës. Pra, para se në vjeshtë  Komisioni Europian të bëjë rekomandimin për hapjen e negociatave. Gjithashtu një tjetër gjë e rëndësishme që u diskutua në gjithë këto takime ishte intensifikimi i marrëdhënieve ekonomike, janë të shumta bizneset gjermane që po e shikojnë Shqipërinë si një destinacion për të investuar jo vetëm në fushën e turizmit por edhe në fusha të tjera shumë të rëndësishme të zhvillimit ekonomik.”

“Kështu që unë shpresoj se këto vizita i shërbejnë pikërisht këtij intensifikimi që duhet transformuar në vepra konkrete sa i përket kompanive të rëndësishme gjermane që duhen afruar në Shqipëri.”, përfundoi Balla pas takimeve.

Next Post

Rezistenca e fesë dhe konfliktet që ka hapur në Ballkan

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Supermarketet evropiane nën sulm kibernetik, në shënjestër të hakerëve sistemet e frigoriferëve

Teherani mohon akuzat e Parisit për sulme kibernetike ndaj frigoriferëve në rrjetet e marketeve!

November 10, 2026
Serbia bllokon fondet për Preshevën, Kosova denoncon ndërhyrjen dhe kërkon reagim nga Bashkimin Evropian

Kosova pa njohje të reja, diplomatët kritikojnë qeverinë dhe Ministrinë e Jashtme për mungesën e rezultateve

November 10, 2026
Aksidenti tragjik me 12 viktima në Bullgari, ministri Hoxha: Ngushëllimet tona për familjet e viktimave!

Aksidenti tragjik me 12 viktima në Bullgari, ministri Hoxha: Ngushëllimet tona për familjet e viktimave!

November 10, 2026
Zemra artificiale po zëvendëson funksionin e njerëzores, teknologjia franceze që po u jep shpresë pacientëve!

Zemra artificiale po zëvendëson funksionin e njerëzores, teknologjia franceze që po u jep shpresë pacientëve!

November 10, 2026
“Prokuroria nuk ka zbatuar procedurën penale”- Dosja e “Sterilizimit”, GJKKO shtyn sërish seancën për ish-ministrin Ilir Beqaj: Kemi bërë 22 kërkesa, por…

“Prokuroria nuk ka zbatuar procedurën penale”- Dosja e “Sterilizimit”, GJKKO shtyn sërish seancën për ish-ministrin Ilir Beqaj: Kemi bërë 22 kërkesa, por…

November 10, 2026
Të përfshirë në rrjetin e drogës, arrestohen 2 shqiptarë në Itali! Sekuestrohen dhjetëra doza kokaine, ‘crack’ dhe…

Të përfshirë në rrjetin e drogës, arrestohen 2 shqiptarë në Itali! Sekuestrohen dhjetëra doza kokaine, ‘crack’ dhe…

November 10, 2026
“Duhen rezultate konkrete”- Ngërçi Zgjedhores, ambasadorja e BE takohet me Gjiknurin dhe Bylykbashin: Vullnet politik e dialog i sinqertë nga palët

“Duhen rezultate konkrete”- Ngërçi Zgjedhores, ambasadorja e BE takohet me Gjiknurin dhe Bylykbashin: Vullnet politik e dialog i sinqertë nga palët

November 10, 2026
Kina dhe Turqia zotohen të thellojnë bashkëpunimin në zhvillimin e gjelbër!

Kina dhe Turqia zotohen të thellojnë bashkëpunimin në zhvillimin e gjelbër!

November 10, 2026
BSH: Inflacioni i ulët ndikohet nga mallrat e importit dhe kursi i këmbimit

Ekonomia/ Kreditë e këqija bien në nivele rekord: Arrijnë në 3.59 për qind, norma më e ulët që nga 2008!

November 10, 2026
“E fiknin zjarrin sikur po ujisnin lulishten!”- Debate në Komision, deputeti i PD kritika për tragjedinë e Elbasanit, Çako pranon: Panik edhe te…

“E fiknin zjarrin sikur po ujisnin lulishten!”- Debate në Komision, deputeti i PD kritika për tragjedinë e Elbasanit, Çako pranon: Panik edhe te…

November 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In