• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Disa metoda natyrale për të larguar kollën

by Java News
14/08/2017 17:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kolla mund të jetë akute dhe kronike. Kolla akute zgjat deri në tri javë, ndërsa ajo kronike shkon deri në 8 javë. Kolla shkaktohet nga sëmundje të ndryshme, si ftohja në mushkëri, bronkiti kronik, astma bronkiale ose sëmundjet alergjike.

Lëngjet, për të parandaluar kollën

-Çaji i lulëkuqes

Një bimë mjaft frytdhënëse në luftën kundër kollës së shkaktuar nga mushkëritë dhe pezmatimi i bronkeve është edhe lulëkuqja. Nga kjo bimë përdoren vetëm petalet e saj. Çaji i lulëkuqes pihet i ëmbëlsuar me mjaltë, sepse ai jo vetëm i jep ëmbëlsi çajit, por ndihmon edhe në përmirësimin e fytit. Petalet e bimës, pasi janë tharë, hidhen në gjysmë gote me ujë. Lihen për 30 minuta dhe nga lëngu i përftuar pihet 1 e treta e masës. Këto çajra shërbejnë edhe në rastet, kur kolla shoqërohet me gëlbazë, pasi e bëjnë më të lehtë nxjerrjen jashtë të saj përmes kollitjes.

-Lulja e blirit

Një tjetër bimë që përdoret kundër kollës është edhe lulja e blirit. Mjekët këshillojnë të pihet 3 deri në 4 gota me çaj bliri në ditë nga njerëzit që kanë kollë. Efektet do të jenë të menjëhershme.

-Fieri i gurit

Një tjetër mënyrë që përdoret nga mjekësia popullore për largimin e kollës është fieri i gurit. Çaji i përftuar nga fieri pihet çdo mëngjes nga një gotë.

-Çokollata

Një grup shkencëtarësh kanë vërtetuar se çokollata është një ushqim mjaft i mirë kundër disa sëmundjeve. Merita i takon teobrominës, një substancë që ndodhet në farat e kakaos, e cila ka rezultuar se është më efikase se kodeina, një nga qetësuesit më të mëdhenj të kollës kronike.

Kjo substancë vepron duke bllokuar aktivitetin e “nervit endacak”, që luan një rol kyç për shkaktimin e kollës. Studiuesit e kanë eksperimentuar substancën në 10 vullnetarë të shëndetshëm, ndërsa një grup tjetër ka marrë një dozë pa këto efekte. Për të vlerësuar efektin, më pas kanë matur nivelin e kapsaikinës, që shërben për të shkaktuar kollën, te grupet e ndryshme.

E për të bërë të mundur që vullnetarët që kishin marrë teobrominën, të kolliteshin, është nevojitur një sasi më e madhe kapsaikinë në krahasim me të tjerët. “Ky përbërës i çokollatës duket mjaft i mirë ndaj kollës dhe ajo që duhet nënvizuar është fakti se nuk ka efekte anësore si trajtimet e tjera tipike që janë përdorur deri më sot”, thonë studiuesit.

-Çaji i gështenjës

Gështenja, një nga drurët më të njohur në Shqipëri, nuk mund të vlerësohet vetëm për frytin e mrekullueshëm e të pasur me vitamina, por pema shquhet edhe për ndihmesën, që ajo jep në mjekësinë popullore. Gjethet e gështenjës luajnë një rol të rëndësishëm në lehtësimin e shumë sëmundjeve.

Gjethet e gështenjës janë të pasura me substanca vepruese saponinë, eskulinë, fraksinë, flavoneve, taninë, të cilat ndikojnë dukshëm në qarkullimin e shpejtë të gjakut. Pirja e tri gotave të çajit, të përftuar nga farat ose lulet e gështenjës, ndihmojnë në funksionimin sa më të mirë të veshkave. Në këtë mënyrë shmangen dhe sëmundjet e tjera, që mund të shfaqen nga çrregullimet që ndodhin në to.

-Bima e mëllagës shëron kollën

Rrënjët dhe gjethet e mëllagës së bardhë, lulet e mëllagës, lulëkuqja, gjethet e thundërmushkës, etj; përmbajnë disa lëndë që lehtësojnë kollitjen. Zhumbrica, sherbela, rigoni, kopra dhe bliri, në sajë të esencës së tyre, ndihmojnë në mjekimin e rrugëve të acaruara të frymëmarrjes.

Lulëkuqja është qetësuese e lehtë, kurse elbi fuqizues i qarkullimit të gjakut dhe i frymëmarrjes. Këto bimë, të kombinuara së bashku, mbrojnë mirë mukozën nga ngacmimi dhe infektimi dhe kanë veti dezinfektuese dhe qetësuese. Prandaj, kombinimi i bimëve të mësipërme në formë çaji ndihmon në qetësimin e kollës dhe në mjekimin e rrugëve të acaruara të frymëmarrjes.

Rrënja dhe gjethet e mëllagës së bardhë dhe lulet e mëllagës përmbajnë substanca mucilagjinoze, të cilat zbusin dhe qetësojnë kollën, ndërsa lulet e blirit, në sajë të esencës dhe të heterozideve, ndihmojnë gjithashtu në sëmundje të shkaktuara nga të ftohtit, që shoqërohen me temperaturë (rrufë, kollë, etj). Përzierja e këtyre bimëve përdoret në formën e çajit.

Kjo kurë ka dhënë rezultate të mira jo vetëm në zbutjen e gëlbazës dhe të kollës, por edhe në sëmundjet e gojës dhe të fytit, duke u përdorur në formë gargare. Përgatitja dhe përdorimi Dy lugë supe (10 gramë) me këto bimë i hidhni në një enë ku shtoni 200 gramë, ose 2 tasa ujë të ftohtë.

Më pas këtë përzierje e ngrohni dhe e lini të ziejë 5 minuta. Pas zierjes lëngun e kulloni dhe e ëmbëlsoni me mjaltë ose sheqer. Çaji i freskët, në dozë si më sipër, këshillohet të pihet 3-5 herë në ditë i ngrohtë.

a.ç

Next Post
“Dhunoi dhe intimidoi stafin”, 7 drejtorë të MAS kallëzojnë ministren teknike të PD

Drejtorët e MAS e kallëzuan për intimidim të punonjësve, reagon Karabina: Absurde! Prokuroria të hetojë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Katër HEC-et/ Rama kërkoi hetime, por ja si e mbylli SPAK tre vite më parë dosjen

March 9, 2026
Dyshohet se ka qëlluar veten me armë zjarri, gjendet i pajetë një 47-vjeçar në Tiranë

Dyshohet se ka qëlluar veten me armë zjarri, gjendet i pajetë një 47-vjeçar në Tiranë

March 9, 2026
Rikthehet shërbimi i detyrueshëm ushtarak në Kroaci, qindra të rinj nisin stërvitjen

Rikthehet shërbimi i detyrueshëm ushtarak në Kroaci, qindra të rinj nisin stërvitjen

March 9, 2026
Kushtetuesja ngriu dekretin e shpërndarjes së Kuvendit, Qeveria e Kosovës: Presim qartësi të plotë

Kushtetuesja ngriu dekretin e shpërndarjes së Kuvendit, Qeveria e Kosovës: Presim qartësi të plotë

March 9, 2026
Presidenti amerikan Donald Trump: Lufta në Iran praktikisht ka mbaruar

Deklarata e Trump për fundin e luftës në Iran zbut tregjet, fillon të ulet çmimi i naftës

March 9, 2026
Presidenti amerikan Donald Trump: Lufta në Iran praktikisht ka mbaruar

Presidenti amerikan Donald Trump: Lufta në Iran praktikisht ka mbaruar

March 9, 2026
Serbia rendit Shqipërinë dhe Kroacinë në listën e vendeve të pasigurta, u kërkon qytetarëve të marrin “masa shtesë”

Serbia rendit Shqipërinë dhe Kroacinë në listën e vendeve të pasigurta, u kërkon qytetarëve të marrin “masa shtesë”

March 9, 2026
Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me shtyllën, humb jetën në aksident shoferi në Shkodër

Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me shtyllën, humb jetën në aksident shoferi në Shkodër

March 9, 2026
Mbrojtja e të miturve/ Teknologjia rrit filtrat e kontrollit të moshës për rrjetet sociale

Mbrojtja e të miturve/ Teknologjia rrit filtrat e kontrollit të moshës për rrjetet sociale

March 9, 2026
Trump dhe Putin në telefonatë për rreth një orë/ Kremlini zbardh bisedën për Iranin

Trump dhe Putin në telefonatë për rreth një orë/ Kremlini zbardh bisedën për Iranin

March 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In