• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Disa mbjellin pemë, disa mbjellin sherre”, Topi i bashkohet nismës dhe jep një mesazh politik

by A R
21/04/2018 13:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish Presidenti Bamir Topi iu bashkua aksionit të Bashkisë së Tiranës për gjelbërimin e qytetit. Ai dhe nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Andi Seferi dhuruan 20 pemë bli, të cilat i mbollën në rrugën e “Kokonozëve”.

Topi shprehu mirënjohjen e tij për punën që po bën Bashkia e Tiranës në gjelbërimin e qytetit, duke theksuar faktin se ndryshe nga të tjerët që mbjellin vetëm debate, ajo ka zgjedhur të mbjellë pemë. “Ndihem vërtet i gëzuar që jam krah mikut tim kryetarit të Bashkisë së Tiranës. E falenderoj dhe e përgëzoj pa masë për këtë gjelbërim intensiv të qytetit, i cili e ka pasur në traditën e hershme, por na u desh ta rikuperojmë me shumë vullnet, por edhe me punë. Gjelbërimi është ndjesi fillimisht, e dyta është pasion, kulturë dhe një investim për gjeneratat që do të vijnë. Jetojmë në kohë interesante, disa mbjellin pemë, disa mbjellin sherre. Unë besoj se Erioni është nga ata njerëz që me ndjeshmërinë e tij do të mbjellë pemë dhe harmoni në qytetin që drejton”, tha ish Presidenti, Topi.

Nga ana tjetër, Veliaj vlerësoi sdolidaritetin e treguar qytetarët e Tiranës, si dhe të gjitha bizneset dhe institucionet, duke dhuruar pemë për të kontribuar për një qytet më të gjelbër. “Në këtë aksion na janë bashkuar mijëra qytetarë, të cilët na kanë dhuruar rreth 100 mijë pemë. Kjo do të thotë se qyteti mund të ketë shumë probleme, por kur ka solidaritet, jemi bashkëautorë të modernizimit të qytetit. Më vjen mirë që edhe mediat ndërkombëtare po e vënë re, se kjo nuk është një punë që bëhet nga një president apo nga një kryetar bashkie, por i gjithë qyteti është përfshirë në një fushatë fantastike solidariteti për mjedisin dhe për të ardhmen e fëmijëve”, u shpreh Veliaj.

Ai theksoi se ky aksion që zgjati për disa muaj do t’i shërbejë Bashkisë së Tiranës si një objektiv për t’u ndjekur çdo vit, deri në krijimin e Pyllit Orbital. “I ftoj të gjithë, sa na mban ende moti dhe ka ende lagështirë në tokë, është moment ideal për të mbjellë. Në shtëpinë apo bahçen e tyre, në komunitet, poshtë pallatit, në kopësht, shkollë a çerdhe, secili të japë një kontribut. Tani që e kemi kthyer në standard, kurrë nuk do të zbresim nga kjo 100 mijëshe”, theksoi kryebashkiaku Veliaj.

Ndërkohë, pjesë e kësaj nisme u bënë edhe punonjësit e Prefekturës së Tiranës, të cilët krahas kontributit që japin çdo ditë në mirëadministrimin e punëve në qytet, sidomos në kohë emergjencash, i dhuruan Tiranës 50 pemë kumbulla të kuqe. “Falenderoj stafin e Prefekturës sepse secili prej tyre dhuroi nga një pemë, të cilat pasurojnë pjesën jugore të liqenit të Tiranës. Për këtë më vjen mirë sepse po rigjenerojmë një pjesë të drurëve, që prej moshës duhet të zëvendësohen me pemë të reja”, tha kryetari Veliaj.

Prefektja e Tiranës, Suzana Jahollari, vlerësoi nismën e Bashkisë për shtimin e gjelbërimit dhe theksoi se po krijohet një traditë e bukur, me energji pozitive, që po reflektohet në qytet dhe komunitet. “Stafi i Prefekturës është shumë i lumtur që i bashkohet nismës së Bashkisë së Tiranës, për ta bërë qytetin më të bukur, më të gjelbër. Është një aksion shumë i bukur, jo vetëm për faktin që shton gjelbërimin, por po krijon atë traditën e bukur, me një energji të paparë pozitive, që njerëzit kanë dëshirë të bëhen pjesë e këtij aksioni. Përmirësojmë cilësinë e jetës tonë, lidhemi bashkarisht, forcojmë kohezionin e qytetit tonë dhe është bukur. E përgëzoj kryetarin e Bashkisë për këtë punë shumë të bukur që ka bërë dhe do vazhdojmë të jemi kontribuues përsëri”, deklaroi ajo.

Aksionit të Bashkisë së Tiranës për mbjelljen e pemëve iu bashkuan edhe shqiptarët e Kosovës, të cilët e shohin Tiranën si kryeqytetin e gjithë shqiptarëve. Nëpërmjet një nisme krejtësisht individuale, drejtori i Ujësjellësit të Prizrenit, Besim Baraliu dhuroi disa pemë, të cilat u mbollën në Parkun e Liqenit. Kryebashkiaku Veliaj e falenderoi në mënyrë të veçantë gjestin e Besim Baraliut, i cili ndonëse nuk jeton në Tiranë, kontribuoi për gjelbërimin e kryeqytetit./a.m.

Next Post
Zjarr në një banesë në Lezhë, humb jetën i moshuari

Dy bombola në flakë, zjarr në një pallat në Vlorë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

EMRAT! Vdesin dy të rinj shqiptarë në aksident në Itali, ja emrat

EMRAT! Vdesin dy të rinj shqiptarë në aksident në Itali, ja emrat

March 2, 2026
Milo: Fjalimi i Ramës do të ndikojë negativisht në marrëdhëniet me Greqinë

Sulmet ndaj Iranit, Milo: SHBA dhe Izraeli kanë shkelur të drejtën ndërkombëtare, ja si duhej vepruar

March 2, 2026
Ekspertët: Ndërprerja e internetit, mjet i regjimit të dëshpëruar për të izoluar iranianët

Ekspertët: Ndërprerja e internetit, mjet i regjimit të dëshpëruar për të izoluar iranianët

March 2, 2026
Ndodh për herë të parë, katër ndeshjet e Premier League me rezultate të njëjta

Ndodh për herë të parë, katër ndeshjet e Premier League me rezultate të njëjta

March 2, 2026
Kuvend/ Bardhi: S’e thotë opozita se zgjedhjet u morën peng nga krimi, por shefi i delegacionit të PE!

Pse kërcënon Gaz Bardhi të shembë Parlamentin?

March 2, 2026
444 ditë që ndryshuan historinë! Si u kthyen SHBA dhe Irani nga aleatë në armiq

444 ditë që ndryshuan historinë! Si u kthyen SHBA dhe Irani nga aleatë në armiq

March 2, 2026
Peleshi takon Kurtin në Prishtinë: Mbështesim agjendën euro-atlantike të Kosovës

Peleshi takon Kurtin në Prishtinë: Mbështesim agjendën euro-atlantike të Kosovës

March 2, 2026
Për shqiptarët në zonat e konfliktit, Rama me ambasadorët: Me ekipet tuaja informoni në kohë reale!

Për shqiptarët në zonat e konfliktit, Rama me ambasadorët: Me ekipet tuaja informoni në kohë reale!

March 2, 2026
Një çantë e dyshimtë në Tiranë, njësia anti-eksploziv dhe policia në vendngjarje

Një çantë e dyshimtë në Tiranë, njësia anti-eksploziv dhe policia në vendngjarje

March 2, 2026
Berisha: Rama sfidoi shqiptarët dhe ndërkombëtarët, u tha se lufta kundër korrupsionit është më e dëmshme se korrupsioni

Berisha: Rama sfidoi shqiptarët dhe ndërkombëtarët, u tha se lufta kundër korrupsionit është më e dëmshme se korrupsioni

March 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In