1. Preferoni t’i hani frutat tuaja, në vend që t’i pini në formë lëngu. Kjo, pasi do të përfitoni më shumë vlera ushqimore duke konsumuar edhe lëkurën e tyre. Nga ana tjetër nuk do të ngarkoheni me kalori dhe sheqer.
2. Shtoni erëza bimore te gatimet por dhe te sallata, si: majdanoz, kopër, nenexhik, borzilok, koriandër, rozmarinë, trumzë etj dhe evitoni sasinë e tepruar të yndyrës, qoftë edhe të vajit të ullirit.
3. Hani para se të hani. Ulni urinë duke konsumuar 1 mollë para darke apo darke, ose një kupë supe. Ju ndihmon të konsumoni rreth 20% më pak ushqim. Përshembull, nëse vakti i drekës mund të jete 1000 kcal – 20% më pak do të thotë 200 kcal më pak, pra, për një muaj, 1 kilogram më pak.
4. Pini ujë. Hidratimi i mirë ndihmon si në kontrollin e urisë, edhe në uljen e masës dhjamore.
5. Ju flini dhe zgjoheni më të dobët. Shumë studime tregojnë se gjumi cilësor dhe i plotë ndihmon në mirëfunksionimin e metabolizmit dhe në kontrollin e urisë. Ky është dhe një shpegim pse nënat e reja, që nuk kanë një gjumë të mirë, nuk arrijnë të kontrollojnë sasinë e ushqimit dhe kryesisht të karbohidrateve .
6. Konsumoni ushqim ndërmjet vakteve kryesore të paktën pas çdo 6 orësh. Nëse hani mëngjes në orën 8 a.m., dreka nuk duhet të konsumohet pas orës 2 p.m. dhe darka pas orës 8 p.m.
7. Konsumoni dy pjata perime në ditë, një me perime të freskëta dhe një sipas dëshirës. Në këtë formë do të siguroni vlera ushqyese, si: vitamina, kripëra minerale dhe fitokimikate. Gjithashtu konsumoni fibra, të cilat janë shumë të rëndësishme për aparatin tretës, për t’u ndier të ngopur, për të normalizuar nivelin e sheqerit në gjak dhe të yndyrave.
8. Mos harroni proteinat në çdo vakt kryesor. Mëngjes proteinik mund të merrni përshembull nga kosi, qumështi, djathi, vezët dhe gjiza (apo rikota). Në drekë mund të konsumoni: mish të kuq, mish pule, peshk, fruta deti, fasule, thjerrëza, qiqra, bizele etj.
Në darkë: djathë, kos, qumësht, peshk ton, vezë, mish pule etj.
9. Mëngjesi. Sipas studimeve, mëngjesi ndihmon në kontrollin e kalorive, që do të konsumojmë gjatë ditës dhe ndihmon të kemi një metabolizëm më të mirë.
10. Mundohuni t’i konsumoni ngadalë vaktet kryesore. Mundohuni t’i konsumoni vaktet kryesore ngadalë, sidomos drekën, që duhet të jetë nga vaktet më të plota. Këto vakte duhet të konsumohen minimalisht për 20 minuta, duke u përtypur ngadalë. shije.al