• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Disa këshilla që e gjithë nata të jetë e zjarrtë me partneren…

by A R
05/07/2016 10:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Një orgazëm fantastike çdo natë është më shumë se sa kanë shpresuar pjesa më e madhe prej nesh – por a mund ta bëni partneren të ulërijë emrin tuaj në seanca të shumëfishta seksi, deri sa të ketë dalë dielli?

Dhe të mos jetë false! Nuk ka asgjë më eksituese, apo jo? Fatkeqësisht, të bësh seks gjithë natën nuk është aq e thjeshtë. Kjo ndodh sepse periudha qetësuese pas seksit e një mashkulli tipik mund të ftohë të gjitha qëllimet e nxehta. Eh, një pjesë e meshkujve të veçantë e bëjnë, por jo të gjithë! Megjithatë kemi lajme të mira.

Me shembujt në vijim, jo vetëm që do të shkurtoni kohën e qetësimit pas aktit, por do mësoni si ta ndizni partneren, gjatë kohës që bëheni gati për t’iu kthyer lojës së seksit të shfrenuar.

Fillohet me… ushqim

Rezultatet e një seksi fantastik në një çift të uritur arrihen vetëm nëse keni ngrënë më parë. Gjithashtu, ngopuni mes seancave, nëse keni planifikuar të bëni seks gjithë natën. Kështu që mos kini frikë t’i suleni frigoriferit.

Ndërsa jeni te frigoriferi, shmangni patatet apo biftekun e mbetur: nuk ka asgjë seksi që mund të bëni me atë lloj ushqimi dhe vetëm sa do të rëndoni veten.

Ajo që ju nevojitet për të mbajtur të ndezur atmosferën, janë ushqime, si: krem i rrahur, banane dhe puding. Ndërsa e ushqeni, rrëshqisni gishtërinjtë tuaj drejt gojës së saj dhe lëreni t’ju shijojë. Imitimi i seksit oral do ju kthejë mendimet drejt seksit dhe ushqimi do t’ju furnizojë sistemin. Dhe mos harroni akullin – kaloni një kub mbi buzët, poshtë shpatullave dhe mes gjoksit të saj. Asgjë nuk do ta eksitojë atë më shumë se kaq. Dhe mos u habisni, nëse raundi tjetër i seksit zhvillohet në kuzhinë. Seks gjatë gjithë natës: qëndroni ngjitur njëri-tjetrit. Shumë distancë pas seksit bën që ajo të ndihet e mënjanuar emocionalisht, gjë që mund të shkatërrojë mundësitë tuaja për të bërë seks gjithë natën.

Dush i ngrohtë dhe seks oral

E kush nuk ndihet i rigjallëruar pas një dushi? Përfitoni nga periudha qetësuese dhe shkoni të sapunoheni me partneren tuaj. Pastërtia ju ofron të paktën një të mirë, të cilën ju mund të mos e kishit marrë në konsideratë më parë – krijon më pak pengesa.

Shumë femra nuk duan që mashkulli të jetë mbi to pas seksit, sidomos nëse nuk janë të pranishëm kondomët. Dhe ju mund të jeni hezitues për të njëjtën arsye. Seksi oral mund të jetë një alternativë dhe dushi mes raundeve i mban mundësitë e hapura për të dy. Seks gjatë gjithë natës: mos bini pre e rutinës. Lajeni dhe përkëdheleni njëri-tjetrin. Nëse doni me të vërtetë ta relaksoni partneren, bëjini një masazh skalpit, ndërsa i lani edhe flokët. Po përse ta qetësoni nëse keni ndërmend të bëni seks gjithë natën? Nëse doni ta eksitoni, qëndroni pas saj, sapunojeni, shpëlajeni dhe afrojeni kokën e dushit në zonat e ulëta të saj – përgatituni për rënkime pafund kënaqësie.

Nëse doni seks 12 orë, gjeni pozicionet e duhura…

Edhe femra më e ndrojtur është e ndjeshme ndaj pornos, sidomos kur është shumë e eksituar. Vendosni një DVD të pisët pas seksit të dalldisur dhe bëni detyrimet tuaja në shtrat. Ideja është ta mbani atë nën dëshirën e zjarrtë, deri sa të jeni gati për seancën tjetër. Mbajeni pranë dhe tregojini gjithë gjërat e prapa që do t’i bëni. Kombinimi i zërit tuaj me figurën do ta bëjnë të drithërohet përpara kohe. Seks gjatë gjithë natës: ka mundësi që ajo mund të shkojë në orgazëm ndërsa sheh DVD-në seksi – përpiquni ta parandaloni. Inkurajojeni t’i shfaqë këto për ju, por mos e lini të shpenzojë të gjithë energjinë seksuale, derisa ju të jeni karikuar sërish. Besoj se do të donit ta ruante këtë vetëm për ju.

Shmangni tendosjet e tepërta

Sekreti për të bërë seks gjithë natën është të vendosni një ritëm që nuk do t’ju vrasë – “i shpejtë dhe i furishëm” nuk është fjala kyç për këtë rast. Përfitoni nga pozicionet e seksit që nuk kërkojnë qëndresë atletike. Pozicioni i misionarit mund të tingëllojë mjaft i thjeshtë, por shpatullat do të jenë duke u përgjëruar për pak pushim, pas disa orësh.

E njëjta ndodh edhe me pozicionin e kalërueses; muskujt e kofshëve të saj do të dhëmbin, pasi ju ka kalëruar intensivisht. Në vend të këtyre, provoni diçka si rrjeta e merimangës; shiheni njëri- tjetrin me fytyrë, ndërsa jeni shtrirë mënjanë dhe lejoni këmbët të gërshetohen. Ky pozicion praktikohet për kontakt të afërt, penetrim të thellë dhe orgazëm të lehtë – çfarë ka për të mos u dashur? Seks gjatë gjithë natës: mos kini frikë të dremisni pak nëse jeni të rraskapitur, por mos dilni nga karakteri – vazhdoni t’i flisni njëri-tjetrit. Shtrihuni në pozicionin e lugës në mënyrë që të dy jeni njësoj kur të zgjoheni dhe gati për të nisur sërish.

Masazhi sensual e shkrin atë si gjalpë

Nëse keni ndërmend të vazhdoni derisa errësira të jetë larguar, trupat do të kenë nevojë për një kohë për veten. Përkëdheleni njëri-tjetrin me masazhe të ndërsjella, duke i kushtuar vëmendje të veçantë shpatullave, shpinës, të ndenjurave dhe kofshëve. Duke e përkëdhelur njëkohësisht fort dhe butë në këto zona do ta bëni të shkrijë si gjalpë. Një masazh i thjeshtë me duar mund të bëjë çudira. Merrni kohë të mjaftueshme për të eksploruar trupat tuaj, ndërsa diskutoni për orgazmën e ardhshme që keni ndërmend t’i dhuroni. Sërish, kombinimi i zërit me prekjen mund ta çmendë deri në epsh.

Seks gjatë gjithë natës:

provoni ta bëni këtë në pozicionin e rrjetës së merimangës, që duket e përshtatshme për masazhe të lehtë. Ndërsa e ngacmoni me prekje, ndihuni i lirë për t’u hedhur në puthje të zjarrtë apo kafshim në vend pikant.

I ngadalti dhe i vazhdueshmi fiton garën

Nëse doni ta kaloni vijën e finish-it, duhet të kaloni përmes këtyre shembujve. Mos e shihni periudhën e qetësimit pas aktit si një pengesë; është me të vërtetë një bekim i maskuar. Në fund të fundit, sa më shumë të rikuperoheni, aq më i mirë do të jetë seksi. Me pak planifikim dhe me shumë epsh, do të shihni yje edhe kur dielli të ketë kohë që ka dalë. Si ju duket tashmë agimi?/a.m.

Next Post

Të paktën 112 viktima dhe të zhdukur nga përmbytjet në Kinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Shkak për zvarritjet janë gjykatat”, avokati i Metës: Ai s’ka prona, ndaj vura unë pasuritë e mia si garanci, por…

“Shkak për zvarritjet janë gjykatat”, avokati i Metës: Ai s’ka prona, ndaj vura unë pasuritë e mia si garanci, por…

January 5, 2026
Situata e motit në qarkun e Gjirokastrës, vështirësi në qarkullim pas reshjeve të dendura

Situata e motit në qarkun e Gjirokastrës, vështirësi në qarkullim pas reshjeve të dendura

January 5, 2026
Arrestimi i Maduros, Berisha: Rama të japë dorëheqjen, qytetarët po presin me padurim t’i japin ndëshkimin që meriton

Arrestimi i Maduros, Berisha: Rama të japë dorëheqjen, qytetarët po presin me padurim t’i japin ndëshkimin që meriton

January 5, 2026
BE ‘konfliktohet’ me Trumpin: Mbrojmë integritetin e Danimarkës, Groenlanda nuk preket!

BE ‘konfliktohet’ me Trumpin: Mbrojmë integritetin e Danimarkës, Groenlanda nuk preket!

January 5, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 6 Janar 2026

January 5, 2026
Vrasja e Hysni Ymerit / Në prej autorëve e pranon vendosjen e tritolit: Nuk e dija se do vritej dikush…

Vrasja e Hysni Ymerit / Në prej autorëve e pranon vendosjen e tritolit: Nuk e dija se do vritej dikush…

January 5, 2026
“Furgoni u vonua”/ Drejtoria e Burgjeve replikon me Veliajn: Erdhëm në orar, por ti refuzove të dilje!

“Furgoni u vonua”/ Drejtoria e Burgjeve replikon me Veliajn: Erdhëm në orar, por ti refuzove të dilje!

January 5, 2026
Ndihmohet nëna me fëmijët autikë, nis puna për gjetjen e një strehe të ngrohtë për të tre

Ndihmohet nëna me fëmijët autikë, nis puna për gjetjen e një strehe të ngrohtë për të tre

January 5, 2026
I dënuar me mbi 2 vite burg, arrestohet në Morinë 39-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar

I dënuar me mbi 2 vite burg, arrestohet në Morinë 39-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar

January 5, 2026
Homogjenizimi politik maqedonas, rrezik për shtetndërtimin e shqiptarëve në RMV

Ukshin Hoti dhe filozofia e shtetit

January 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In