• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Disa këshilla… për beqarët në Shën Valentin

by Java News
13/02/2017 14:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga vendet romantike të botës, tek qytetet për ata që janë beqarë dhe kërkojnë të zbaviten. Ja disa këshilla për ditën më të veçantë të vitit

Amsterdam, Holandë

Shën Valentini ndan shpirtrat: nga njëra anë ka nga ata që betohen për dashuri të përjetshme gjatë një darke romantike, e shoqëruar me dekorime dhe forma të zemrës, nga ana tjetër ka nga ata që nuk “e durojnë” dot këtë festë, duke e cilësuar retorike dhe shumë komerciale. Pastaj janë beqarët e lumtur, që nuk e konsiderojnë në mënyrë absolute. Nëse këta të fundit dhe snobët e dashurisë nuk duan të mbyllen në shtëpi, ja disa këshilla për të kaluar sa më mirë ditën më romantike të vitit.

Këln, Gjermani

Vendet më pak romantike në botë – Belgorod në Rusi, 350.000 mijë banorë, është qyteti i preferuar për të shmangur Shën Valentinin, duke parë që kjo festë është thjesht e ndaluar. Pse? Sipas banorëve të saj, Shën Valentini inkurajon lirinë seksuale më shumë se sa dashurinë e vërtetë. Një mungesë romantizmi do t’iu garantojë edhe Charleroi, i famshëm për të qenë “qyteti më i shëmtuar i Belgjikës”. Me “Charleroi Adventure Tour” është e mundur të verifikohet personalisht nëse një gjë e tillë është e vërtetë apo jo. Edhe Rotorua, në Zelandën e Re, është e ndaluar për “fluturat në stomak”, për shkak të erës së shfrenuar të squfurit që ka pushtuar qytetin. Era e vezës së prishur që ka rënë në këtë zonë vullkanike, të largon çdo fantazi romantike.

“Barcelo Raval”, Spanjë

Amsterdam: puthje në mikroskop dhe martesa për një ditë – Kush nuk dëshiron të shkojë shumë larg, mund të vizitojë muzeun Micropia të Amsterdamit, një Repart të Kopshtit Zoologjik të Amsterdamit të dedikuar mikroorganizmave. Në 14 shkurt shkëmbehen puthje që pastaj mund të ekzaminohen në mikroskop. Nëse kimia e puthjes funksionon, mund të kalohet në fazën pasardhëse dhe me eventin “Ëed & Ëalk”, mund të bëni një test martese. Çiftet në provë, mund të çojnë të gjithë programin përpara: unaza, veshje, shërbime fotografik dhe ceremoni romantike. Por pas një dite ama, martesa e përkohshme nuk do të jetë gjë tjetër veç se një kujtim romantik.

Rotorua, Zelandë e Re

Nga njëri vend në tjetrin – Ndërsa në Amerikë dhe në Gjermani është e detyrueshme të dhurohen lule dhe dhurata të tjera romantike, në Finlandë, në 14 shkurt festohet “Ystävänpäivä”, dita e miqësisë, ku miqtë shkëmbejnë ëmbëlsira për të shprehur respektin reciprok. Në Japoni, për festën e të dashuruarve, është vetëm mashkulli që merr një dhuratë dhe në veçanti një çokollatë. Pak rëndësi ka nëse është bashkëshorti, një mik apo thjesht një koleg.

Charleroi, Belgjikë

Qytete për beqarë dhe grupe miqsh – Për ata që nuk kanë nevojë të përfshihen në vorbullën e romantizmit në mes të këtij muaji, motori i kërkimit “HotelsCombined.it”, propozon qytetet më të mira ku çdo kush mund të zbavitet plotësisht. Fillohet me një qytet që është një mit pikërisht i vërtetë për ata që duan të rrinë pa gjumë, Barcelona. Zhurma e saj është e famshme në të gjithë botën dhe duke shëtitur në rrugët e qendrës, mes ‘tapas’ dhe ndonjë ‘caña de cerveza’, është e lehtë të njohësh njerëz të rinj. Zgjedhja e qëndrimit nuk mund t’i lihet rastësisë dhe për të jetuar në qendër të qytetit, hoteli i duhur është “Barcelo Raval”, që ndodhet në Raval, në lagjen më të lëvizshme dhe më trendi të Barcelonës, disa metra larg lokaleve dhe diskotekave më të frekuentuara të zonës.

Shën Valentini, Japoni

Tundimi danubian – Vazhdohet pak më në veri të Amsterdamit, një tjetër lokalitet i kërkuar nga turistët e vetmuar, duke iu bashkuar idesë së zbavitjes dhe trasgresionit falë atmosferës së saj të lirë dhe tolerante që dallohet qartë, i karakterizuar nga parqe të ndryshme, rrugë dhe kanale ujore. Për një vendqëndrim cilësor, por me çmime të arsyeshme, “Hotels Combined”,  është një vend i mirë për njohje të reja, ndoshta dikush mund të gjejë dhe dashurinë e jetës së tij. Pak më në jug ndodhet Ljubjana, qytet tërheqës me stil të veçantë Barok, ku secili do të gjejë shijen e tij. Një tjetër vend interesant në Europën Perëndimore është Budapesti, “qyteti më i bukur i Danubit”. Gjërat për të bërë dhe vendet për të vizituar janë të shumta: e ndarë në Buda dhe Pest nga lumi Danub që kalon në mes, jeta e natës është e zhurmshme dhe ofron mundësi të panumërta zbavitjeje për të gjitha shijet. Nga lokalet e thjeshta, te festat e shumta në banjat dhe saunat e qytetit, mundësitë për këdo nuk do të mungojnë./shqip/a.k

Next Post
Tenton të hyjë i “paftuar”… për të ngrënë tre kotele

Tenton të hyjë i "paftuar"... për të ngrënë tre kotele

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Qyteti” nën tokë i Durrësit/ Infrastruktura sekrete, që nuk u shfrytëzua kurrë për mbrojtjen civile

“Qyteti” nën tokë i Durrësit/ Infrastruktura sekrete, që nuk u shfrytëzua kurrë për mbrojtjen civile

March 15, 2026
Heshtja e Gërdecit – 18 vite pa drejtesi!

Heshtja e Gërdecit – 18 vite pa drejtesi!

March 15, 2026
Skuadrat nuk u dakordësuan për stadiumin e ri, UEFA anulon ‘Finalissiman’ mes Spanjës dhe Argjentinës

Skuadrat nuk u dakordësuan për stadiumin e ri, UEFA anulon ‘Finalissiman’ mes Spanjës dhe Argjentinës

March 15, 2026
Sonte nata e madhe e çmimeve Oscar 2026, këta janë filmat dhe aktorët që pritet të triumfojnë në Hollywood

Sonte nata e madhe e çmimeve Oscar 2026, këta janë filmat dhe aktorët që pritet të triumfojnë në Hollywood

March 15, 2026
Reforma në Arsimin Profesional/ Strategji e re kundër braktisjes së shkollës dhe filtra të rreptë për drejtuesit

Reforma në Arsimin Profesional/ Strategji e re kundër braktisjes së shkollës dhe filtra të rreptë për drejtuesit

March 15, 2026
Kriza në Lindjen e Mesme godet aviacionin, a do të fluturojmë më shtrenjtë këtë verë?

Kriza në Lindjen e Mesme godet aviacionin, a do të fluturojmë më shtrenjtë këtë verë?

March 15, 2026
Luftë në epokën e Inteligjencës Artificiale, rrjetet sociale përmbyten me video të rreme nga Lindja e Mesme

Luftë në epokën e Inteligjencës Artificiale, rrjetet sociale përmbyten me video të rreme nga Lindja e Mesme

March 15, 2026
Transporti i mallrave në Shqipëri kalon në sistemin elektronik/ Goditje kundër informalitetit dhe ulje e kostove

Transporti i mallrave në Shqipëri kalon në sistemin elektronik/ Goditje kundër informalitetit dhe ulje e kostove

March 15, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Dy standardet e drejtësisë së re, me familjen Berisha dhe familjen Veliaj

March 15, 2026
Një kujtim intim nga Highgrove, Princi William publikon një foto të rrallë të Princeshës Diana

Një kujtim intim nga Highgrove, Princi William publikon një foto të rrallë të Princeshës Diana

March 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In