• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Disa këshilla efektive si të lini cigaren

by A R
17/08/2016 11:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Po, vështirë është të ndalet cigarja dhe nuk ka formulë magjike që kjo të bëhet pa dhimbje. Por, ka disa truqe të thjeshta që mund t’u ndihmojnë që ta përballoni dëshirën për cigare.

Ju sjellim disa prej tyre.

Bonbonet mentol 

Shija e mentolit freskon gojën, ndërsa truri ndien dëshirë më të vogël për tym. Kudo që shkoni merrni me vete bonbone mentol, që t’i keni gjithmonë pranë: në automobil, çantë, xhep dhe shtëpi.

Pini ujë 

Për të përballuar dëshirën për pirje të duhanit dhe forcuar qëllimin pozitiv për të qëndruar të shëndetshëm, pini një gotë ujë, transmeton Koha.net. Kini parasysh që uji shpërlan dëshirën për pirje të duhanit dhe të gjithë toksinat. Dëshira zgjat vetëm 15 sekonda. Derisa do të pini një gotë ujë, dëshira do të kalojë.

Përtypni çamçakëz

Shija e çamçakëzit e mban gojën e freskët, dhe pirjen e duhanit e bën më pak atraktive. Akti i përtypjes zbut dëshirën për vënien e cigares në gojë, duke e mbajtur gojën të zënë, ndërsa ju nuk keni nevojë për cigare. Duhanpirësit shpesh përcaktohen për goma përtypëse të nikotinës, por mund të provoni edhe më të zakonshmet.

Hani rrush të kuq  

Jo vetëm që përtypja mund të jetë një tjetër zëvendësim për pirje të duhanit, por edhe kimikatet natyrore bashkë me antioksidantët e rrushit veprojnë për ta lehtësuar dëshirën për cigare.

Përdorni kalendar

Duhet të kalojnë 21 ditë që modeli i ri i të menduarit të bëhet automatik, dhe kjo është ajo që është e nevojshme që të hiqet dorë nga vesi apo shprehia, thonë ekspertët. Tri javë pa duhan janë të mjaftueshme për t’u bërë joduhanpirës. Por, çdo duhanpirës dhe alkoolist i cili ka tentuar ta braktisë atë e di që gjatë ditëve të para është më së vështiri. Pas kësaj, dëshira për cigare do të dobësohet, ndërsa intervalet në mes dëshirës do të zgjaten.

Vendoseni kalendarin dhe shënoni secilën ditë pa cigare. Shpërblejeni veten në fund të javës së parë dhe të dytë me diçka që vërtet e dëshironi, transmeton Koha.net. Në fund të javës së tretë bëni diçka të rëndësishme për të festuar faktin që ditë më të këqija tashmë janë pas jush.

Përdorni fllaster apo çamçakëz të nikotinës 

Jo të gjithë ekspertët pajtohen për dobinë e zëvendësuesve të nikotinës, pasi që nuk e ndalin varësinë fizike për thithje të cigares. Por, ato mund të jenë mjete të dobishme në përballimin e varësisë psikike nga cigaret, çka është problem i madh për shumë duhanpirës. Megjithatë, ekspertët thonë që fllasterët dhe çamçakëzët duhet të përdoren vetëm në kombinim me teknikat e tjera.

Next Post

Biden e dekoron Majlinda Kelmendin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Priten lajme të mira? Trump konfirmon “negociatat e nxehta”, Pakistani propozon armëpushim dyjavor për të shmangur luftën me Iranin

Priten lajme të mira? Trump konfirmon “negociatat e nxehta”, Pakistani propozon armëpushim dyjavor për të shmangur luftën me Iranin

April 7, 2026
Vangjeli për shkarkimin e Veliajt: Në Strasburg do shohim një vendim që do na bëjë të skuqemi të gjithë

Vangjeli: Politika shqiptare në krizë, mungojnë kapaciteti dhe vullneti për zgjidhje

April 7, 2026
Lufta mund t’i kthehet në bumerang Trumpit, republikanët paralajmërojnë distancim

Lufta mund t’i kthehet në bumerang Trumpit, republikanët paralajmërojnë distancim

April 7, 2026
Erdoğan flet me kryeministrin spanjoll, nuk pranon shkatërrimin e Iranit

Erdoğan flet me kryeministrin spanjoll, nuk pranon shkatërrimin e Iranit

April 7, 2026
Kompensimi, në vitin 2025 mbi 37 milionë euro për pronat me ndërtime informale

Kompensimi, në vitin 2025 mbi 37 milionë euro për pronat me ndërtime informale

April 7, 2026
Nazarko: Qëndrimin amerikan për 11 majin e lexojmë qartë te Kushner dhe Grenell

“Duhet të paguajmë borxhin”, Nazarko: Trump është marrë me shqiptarët

April 7, 2026
“Kandidimi i Berishës i paligjshëm”, Spahiu: Salianji duhet t’i kërkojë gjykatës pezullimin e zgjedhjeve në PD

Spahiu: Shqipëria s’do pranohet në BE nëse nacionalistët marrin pushtetin në Francë dhe Gjermani

April 7, 2026
Tri mesazhet e qarta dhe shpresëdhënëse të zgjedhjeve lokale

Denoncimi i berishizmit është parakusht për denoncimin e pushtetit

April 7, 2026
Çfarë do të ndodhë sot pas orës 02:00 në Iran? Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë sot pas orës 02:00 në Iran? Mediat botërore japin tre skenarë

April 7, 2026
Irani fiton betejën digjitale| Si po e mposht propaganda “Lego” fuqinë e Washingtonit?

Irani fiton betejën digjitale| Si po e mposht propaganda “Lego” fuqinë e Washingtonit?

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In