• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Disa hoxhallarë nga Kosova i blenë mendjen”, babai i Alvin Berishës tregon si u radikalizua ish-gruaja: I detyronte vajzat të…

by Ardit Rada
27/10/2020 16:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ndërkohë që 4 fëmijë janë rikthyer sot nga Siria në Shqipëri, në vëmendje është sjellë sërish historia e Alvin Berishës, vogëlushi që u shpëtua pak kohë më parë nga kampi Al Hol.

Afrim Berisha, babai i Alvinit ka treguar për gjendjen shëndetësore dhe psikologjike të djalit të tij. Ndërkohë thotë se e vetmja ndërhyrje që pritet është ajo në këmbë për rikthimin e plotë të funksionit të gjymtyrës por edhe një operacion plastik.

Në emisionin “Me Zemër të Hapur” në News24, Afrimi tha ndër të tjera se ish-bashkëshortja mund të jetë gjallë.

“Unë kam informacione që bashkëshortja ime ka mundësi të jetë në jetë. Alvini është mirë vetëm se ka shumë plagë, ai nuk vrapon dot, ecën shumë ngadalë. Pa u bërë ndërhyrja nuk ka përmirësim. Tani është shtyrë për shkak të COVID. Kam folur me një spital në Bologna që është enkas më ndërhyrje të tilla për muskujt. Kam folur që t’i bëhet dhe një ndërhyrje plastike që të mos i shohë plagët. 

Kështu është shumë i rregullt, e ka kaluar. Por sa ti përmendësh luftën, plagët, nënën mbyllet menjëherë. Kujton vuajtjet që ka kaluar atje. Kur sheh ndonjë film thotë kështu na i bënin dhe ne. Përgatisnim armë, iu kanë mësuar armët komplet.

Vazhdimisht ka pasur të gjithë trajtimin. Na mungon vetëm spitali. Ka vijuar shkollën. Psikologia është shumë e kënaqur dhe mësuesit thonë që është i përgatitur por tani është vetëm puna e operacionit. Operacioni do kryhet por vetëm operacioni plastik kushton dhe tani do presim”, tregoi ai.

Teksa ka treguar si u radikalizua ish-gruaja e tij, Afrim Berisha ka mohuar akuzat e babait të saj se e kishte dhunuar. Ai tha se  debatet nisën pasi ajo iu kërkonte vajzave të mbuloheshin dhe të faleshin si ajo.

“Nuk është e vërtetë që e kam dhunuar. Kemi pasur një debat kur filloi duke i folur gocat që do faleni do visheni e mbuloheni dhe gocat nuk pranonin dhe unë kam ardhur i kam gjetur duke qarë. Kjo ka nisur 1 vit, 1 vit e gjysmë përpara se e ik”, tha Afrim Berisha.

Sipas tij, radikalizimi ka ardhur përmes internetit dhe bisedave që kishte zhvilluar ish-bashkëshortja me disa njerëz nga Kosova.

“Ndikimi vetëm puna e telefonit, internet. Mysliman jam dhe unë dhe familja ime por nuk e praktikojmë me veshje dhe mu falë. Ajo filloi, por as familja e saj nuk e praktikon. Ajo vetëm me anë të internetit.

Kompjuteri sipas policisë italiane, ka folur me disa nga Kosova, hoxhallarë dhe kjo ka pyetur e ka folur dhe ata i kanë blerë mendjen dhe i kanë thënë po të çojmë. Për të qenë myslimane e vërtetë duhet të shkosh të ndihmosh myslimanët në Siri”, tregoi i ati i Alvin Berishës.

Afrimi tregoi edhe çfarë kishte ndodhur ditën që kishte ikur, megjithëse kanë kaluar 6 vjet.

“Atë ditë që ka ikur më merr vajza nga ora 17:30 e më thotë mami ku është. I them duhet të jetë në shtëpi. Shkoj në shtëpi dhe telefonin e kishte fikur. Nuk e kam ditur që Alvini nuk kishte shkuar në shkollë.

Vajza pa në dhomë që nuk ishin rrobat e saj. Kontrollova dhe pasaportat. Pas 3 ditëve më ka shkuar ajo vetë që ndodhem në Siri. I thashë përse ke shkuar atje. I thashë pse më tha e tani erdha unë. Po vajzat ku i le i them. Vajzat mbaji ti më tha, djalin e mbaj unë.

Ajo më shkruajti me viber e më tha kam ikur me dy motra myslimane dhe kam ardhur këtu. Ato kanë ardhur nga Gjermania dhe kanë ikur nga Bergamo. Problemin e saj nuk e kam menduar asnjëherë. Kam menduar vetëm për Alvinin.

Alvini thotë që mami e kishte mendjen vetëm për t’u falë. Ai burri i asaj rrallë vinte në shtëpi. Alvini nuk e njeh mirë, ai gjithmonë me mjekër dhe veshje të zezë”, tregoi Afrim Berisha.

/e.rr

Next Post
21-vjeçari kërcënon me thikë familjarët, policia shkon ta arrestojë por përballet me…

21-vjeçari kërcënon me thikë familjarët, policia shkon ta arrestojë por përballet me…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 17 Shtator 2026

September 16, 2026
Zgjedhjet në Kosovë, Begaj: Urime Albin Kurti! Shqipëria do vazhdojë t’ju mbështesë në çdo hap

Dënimi i komandantëve, Bajram Begaj: Trishtim i thellë, askush nuk e njollos UÇK-në

September 16, 2026
FOTOLAJM / Ish-krerët e UÇK-së u dënuan, qytetarët shpërthejnë në lot në Prishtinë

FOTOLAJM / Ish-krerët e UÇK-së u dënuan, qytetarët shpërthejnë në lot në Prishtinë

September 16, 2026
Skënder Minxhozi: PD nuk mund të mbajë dy standarde për qëndrimet e DASH

Duhet të kishim dhe ne shqiptarët qelitë tona në Hagë

September 16, 2026
Dënimi i krerëve të UÇK, Haradinaj: Nuk kemi atdhe tjetër, do t’i mundim armiqtë e bashkuar

Dënimi i krerëve të UÇK, Haradinaj: Nuk kemi atdhe tjetër, do t’i mundim armiqtë e bashkuar

September 16, 2026
Sytë nga Haga, nesër shpallet vendimi për ish-krerëve të UÇK-së, çfarë pritet të ndodhë

I dënoi me 81 vite burg në total, Specialja lëshon komunikatë për vendimin skandaloz ndaj ish-krerëve të UÇK

September 16, 2026
Reagon ministri i Jashtëm i Kosovës: E pabesueshme që një gjykatë, e cila flet në emër të Kosovës, të marrë këtë veprim

Reagon ministri i Jashtëm i Kosovës: E pabesueshme që një gjykatë, e cila flet në emër të Kosovës, të marrë këtë veprim

September 16, 2026
Shiste kokainë dhe kanabis në lokalin ku punonte si kamerier, arrestohet 18-vjeçari në Elbasan

Shiste kokainë dhe kanabis në lokalin ku punonte si kamerier, arrestohet 18-vjeçari në Elbasan

September 16, 2026
Balla: Investimi 4 miliardë euro në Zvërnec është në tokë private, projekti respekton 100% natyrën

“Të mbrojmë identitetin si komb”- Balla pas vendimit të Gjykatës së Hagës: Kjo nuk është drejtësi, historia e UÇK-së nuk zhbëhet!

September 16, 2026
Ish-krerët e UÇK-së u dënuan me burg, reagon kryeministri Rama: Marre!

Ish-krerët e UÇK-së u dënuan me burg, reagon kryeministri Rama: Marre!

September 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com