• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, December 29, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Disa fjalë për Lulzim Bashën (para se të na drejtojë)

by Ardit Rada
13/04/2019 23:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ardit Rada

Lulzim Basha ka hyrë në politikë nga Komiteti i Orientimit të Politikave. Pak a shumë një organizëm që e shpiku Sali Berisha për të katapultuar emra të rinj në politikë, dhe të hiqte qafe me stil Meminë, Minarollin, Vejsiun etj…

Forma e emërimeve në postet kyçë dhe emërimi si deputetë përmes një sistemi që ngjan si mutacion nuk ka asnjë shkelje përderisa liderët e kohës kanë rënë dakord që në vitin 2008. Ama duhet kuptuar se Basha është prodhim i një sistemi, që nuk sjell vlera prej 10 vitesh, dhe si i tillë duhet të ndihet i tepërt.

Kërcënimi i opozitës joparlamentare se nuk merr pjesë në zgjedhje, nuk pi më ujë.

Shqipëria e ka kaluar një provë të ngjashme pa opozitën në garë. Mjaft të kujtojmë kur Edi Rama kishte përballë Spartak Ngjelën. Ky i fundit nuk hyri në balotazh, Rama fitoi në raundin e dytë dhe gjithçka për katër vitet e ardhshme shkoi siç e rekomandojnë ‘hadithet’ e demokracisë.

Kjo sa për të kuptuar se përse mospjesëmarrja e Luçiano Boçit, Klevis Balliut apo Albana Vokshit si të deleguar qarqesh, as nuk ngrenë dhe as nuk ulin peshë në këtë histori. Aq më pak kryebashkiakët hibridë të LSI në Gjirokastër, Berat dhe nja 4 bashki të tjera.

Sot që LSI i është rikthyer një dashurie të vjetër, nuk është shënuar ndonjë ‘kataklizmo’.

Është në natyrën e saj që të çojë ujë në mullirin që sheh se bluan më shumë grurë. Kjo parti që Meta ia la me qira Vasilit, dhe ky i fundit ia dorëzoi gruas të ish-kreut, ka një peshë elektorale në rënie sipas shifrave dhe i mungojnë militantët e zellshëm, që mund të digjnin Kuvendin apo Kryeministrinë.

Sa për Lulzim Bashën që erdhi nga KOP-i, duhet të dimë se:

1 – Fitoi një garë të vjedhur me Sokol Olldashin, të faktuar me pamje filmike (i xhiruar me zë dhe figurë, si bashkëshorti i aleates së tij)

2 – E “ndihmoi” fatkeqësia e Sokolit për të mos pasur më shkopinj nëpër këmbë!

3 – Hoqi nga listat të ‘vjetrit’ që përfunduan si Fatos Nano: Çdo ditë premtonin Parti të re, dhe çdo natë grisnin aktin e themelimit!

4 – Hyri në çadër për të bërë zgjedhje pa Ramën. Mori gjysmën më të rëndësishme të qeverisë, Mori eurot e pallatit. Pastaj hyri në zgjedhje me Ramën, pas beve dhe rrufeve, dhe humbi.

5 – Bëri gjysmë lista kandidatësh për deputetë për t’u regjistruar në KQZ, dhe për karshillëk çoi dyfishin e kandidatëve për qark, pas pilafit (afatit) sa për të thënë që kam emra.

6 – Për shkak të mendve të veta, të Saliut apo të përmendurit kunat në media, i dolën fituesit të aftë për aktorë Portokallie.

7 – Doli nga Kuvendi pasi kishte 6 vite që thoshte se do të dilte, tani i shkon Kuvendit sërish në derë për të hyrë.

8 – Ka Monika Kryemadhin si aleate më të rëndësishme duke shmangur aleatët tradicionalë të PD (dhe kjo nuk do koment).

9 – Ngre militantët në protestë, i nxit në dhunë, i tërheq, këndon himni, shpall fitoren dhe i fton për një herë tjetër ku do të vuloset fati i tij.

Nuk e di nëse e kanë kuptuar militantët e PD që mblidhen nga Shkodra, Kamza dhe Vora, por përballë tyre opozita reale është Lulzim Basha!

Sikurse shqiptarët që nuk e njohin ‘shkrepësen’ e Berishës dhe Metës kanë përballë Edi Ramën, si përgjegjës të një jete më të mirë apo më të keqe.

Qoftë Rama bariu biblik me kërrabë në dorë, qoftë ujku me mëlçi në qafë! Qoftë Basha, lider apo tenor! Që në çdo rast nuk e thërret dot ‘ezanin’ për të bërë ndryshimin. Aq më pak pa treguar një histori tjetër të ngritjes së tij si ”yll’.

Aq më pak vetëm, pa hallë Esmanë në krah që i pëshpërit në vesh: “Nesër ia terezitim prap. Vij dhe unë e të ndihmoj”!

Next Post

Shtypi i ditës, e diel 14 prill 2019

Comments 2

  1. Buron Gushnica says:
    7 years ago

    Të lumtë Ardit, saktë dhe realist.

    Reply
  2. Krist says:
    7 years ago

    LSI,na paska kaluar ne nje dashuri tjeter-te vjeter-thote Arditi.Por nuk na thote se kujt dashurije i qenka larguar?Perpjekjet dhe luften e Rames,duke perdorur agjente te regjur,si Batonin,per te rrembyer “dashurine “e LSI? E ke gabim,Ardid,se dashuria nuk rrembehet,bile as me darka e me ngjala.Cdo dashuri,fitohet,dhe nese nuk arrin do ta fitosh,por re rremben sec beri Rama,natyrisht kjo dashuri nuk eshte e tille,por thjesht eshte me “shkuesi”.Por ky cunak,qe akoma nuk i ka mbire mustaqja ,punon si gazetar,apo si nje agjent propagandistik i PS,qe merret vetem me historite dhe bemat e opozites,dhe asnjehere,nuk thote nje fjaale per maxhorancen,-shoqerine civile,apo probleme te tjera,qe kjo maxhorance ka bere,qe Shqiperia te permendet kudo dhe vazhdimisht,si me e korruptuara,me e kriminalizuara,me e droguara,trafikantja numur nje ne europe e kanabisit dhe jo me pak per drogat e forrta,Per vjedhjet e parave publike me PPP e famshme,dhenia e tenderave,kompanive inexistente,me firma te rreme,dhe me oferta te cuditeshme 22 milion europer nje km zgjerim unaze (jo rruge e re),dhe se fundi edhe si krijuese ne epruvete,edhe te opozitave bile edhe te partive te reja politike.Po ku i din ky cunak keto qe fliten neper bote.Ai din vetem,c’fare ka degjuar ne selite e rilindjes,apo degjon Minxhozet e Lorencet,kontrapedale,qe grijne sallate tek Story i mjekrroshit dhe nuk lejne te flasin,ose edhe kur duan te flasin,ja nderpresin fjalen,ja corjantojne temen e te tjera manovra,qe te ftuarit,qe normal ftohen per te thene mendimet e tyre,por qe-me urdher nga lart-nuk duhen lejuar te belbezojne.Por mesiguri,qe kur te rritet,edhe ky cunak,do cuditet per shkrimet qe po ben,dhe po te jete deri atehere-norrmal-ka per t’i ardhe edhe turp,per sa ka thene.

    Reply

Leave a Reply to Krist Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Humbje e kujtesës dhe dëmtime të përjetshme të trurit”, mjeku tregon pasojat e fruthit

“Humbje e kujtesës dhe dëmtime të përjetshme të trurit”, mjeku tregon pasojat e fruthit

December 29, 2025
Intervista/ Zef Mazi: Procesi i integrimit në BE është si një ngjitës për Ballkanin Perëndimor

Muri i Brukselit: dështimi i konfiskimit dhe kriza e vlerave

December 29, 2025
VIDEO / “Duam ujë, duam ujë”, disa qytetarë në protestë para Bashkisë Vlorë, të tjerë iu drejtohen burimeve

VIDEO / “Duam ujë, duam ujë”, disa qytetarë në protestë para Bashkisë Vlorë, të tjerë iu drejtohen burimeve

December 29, 2025
Nga 30 dhjetori ndryshon vendndodhja e disa zyrave të aplikimit të IdentiTek në Tiranë

Nga 30 dhjetori ndryshon vendndodhja e disa zyrave të aplikimit të IdentiTek në Tiranë

December 29, 2025
Nga pasaporta tek skanimi i syrit, hyrja në SHBA plotësisht e kontrolluar

Nga pasaporta tek skanimi i syrit, hyrja në SHBA plotësisht e kontrolluar

December 29, 2025
Kur brilanti vdes i uritur

Kur brilanti vdes i uritur

December 29, 2025
Travel and Tours: Tirana, destinacioni që bashkon trashëgiminë dhe modernitetin

Media izraelite: Në vend të Budapestit, zgjidhni Tiranën!

December 29, 2025
EMRI / Ndërron jetë i dënuari në burgun e Lezhës, Policia jep detajet e para

EMRI / Ndërron jetë i dënuari në burgun e Lezhës, Policia jep detajet e para

December 29, 2025
Pa vendimin e gjykatës, Lacivitën do e shihte me dylbi Ai..

Drejtësia penale anti-ekonomi është kosto për ne të gjithë

December 29, 2025
Analizë| Si erdhi LVV-ja deri te fitorja spektakolare?

Analizë| Si erdhi LVV-ja deri te fitorja spektakolare?

December 29, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com