• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Disa arsye se pse NUK duhet t’i refuzoni qershitë

by Java News
05/08/2016 20:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sezoni i qershive është para nesh, dhe ato, përveç se janë të shijshme dhe se ju freskojnë, mund të jetë aleat i juaj më i mirë në luftën kundër sëmundjeve dhe vështirësive të ndryshme.

Sipas mendimit të shumë ekspertëve qershitë janë “ilaç natyral nga pema” dhe lexoni më poshtë për arsyet shëndetësore që sezonin e tyre mos ta humbasni dhe të hani sa më shumë qershi.

Mbrojnë zemrën

Këto fruta të kuqe që për shumë njerëz janë ëmbëlsirë e preferuar e verës, janë burime të pasura të zinkut, hekurit, kaliumit, manganit dhe bakrit. Kaliumi ka një efekt pozitiv në shëndetin e zemrës dhe është komponentë e rëndësishme e qelizave dhe lëngjeve të trupit që rregullojnë punën e zemrës dhe presionin e gjakut.

Vetitë anti-inflamatore

Në sajë të një efekti të fortë anti-inflamator, fruta e kuqe në përgjithësi paraqet aleatët më të mirë kundër dhimbjeve në kyçe. Të pasura me antioksidantë (polifenole, vitaminë C dhe E, beta karoten), ky fryt parandalon oksidimin e qelizave që i shoqëron proçeset inflamatore ashtuqë rekomandohet për njerëzit që vuajnë nga dhimbjet e kyçeve dhe artritit, apo kanë lëndime sportive. Sipas ekspertëve, 20 qershi në ditë ka efektin e më shumë se një tabletë aspirinë.

Qershitë stimulojnë tretjen

Përmes acideve të tyre mbrojtëse dhe sheqerit frutorë qershitë stimulojnë punën e lukthit, zorrëve dhe pankreasit dhe me këtë stimulojnë edhe tretjen. Përveç kësaj, qershitë nxjerrin ujin nga trupi dhe kështu lehtësojnë sistemin e zemrës dhe qarkullimit të gjakut dhe aktivizojnë mëlçinë dhe veshkat. Gjithashtu, substancat antibakteriale në qershi pengojnë formimin e shtresave në dhëmbë dhe mund të parandalojnë kariesin dhe probleme me mishin e dhëmbëve si parodontoza. Gjithashtu, ky fryt pastron veshkat dhe kanalet e urinimit, sepse është një diuretik i shkëlqyer i cili ndihmon sekretimin e urinës. Përveç kësaj, substancat bakteriologjike në qershi pengojnë formimin e shtresave në dhëmbë dhe kështu mund të parandalojnë krijimin e kariesit dhe problemet e mishit të dhëmbëve.

Mbrojnë nga kanceri

Antioksidantë si luteini, “zea-ksanthine’ dhe beta karotini mund t’i gjeni edhe në qershitë e ëmbla, por megjithatë ka më shumë në vishnje. Këto komponime veprojnë si pastrues të radikaleve të lira dhe komponimeve tjera të dëmshme që luajnë rol të rëndësishëm në plakje, zhvillimin e kancerit dhe sëmundjeve të ndryshme. Qershitë ndikojnë pozitivisht edhe në koncentrim, ekuilibër dhe koordinim të lëvizjeve. Në të njëjtën kohë ulin presionin e gjakut, kurse fibrat dietetike të përfshira në to zvogëlojnë rrezikun e kancerit të zorrës së trashë.

Kundër rrudhave dhe plakjes

Qershitë i rekomandohen njerëzve që vuajnë nga astma dhe alergjitë, si dhe ata që duan të kenë lëkurë të bukur, sepse qershitë përshpejtojnë prodhimin e kolagjenit. Ky frut, në fakt, përmbanë antocianidine, të cilat forcojnë indet lidhëse dhe pengojnë formimin e rrudhave duke shkatërruar enzimat e dëmshme të cilat e bëjnë lëkurën më të vjetër dhe të rrudhur. Qershia është gjithashtu një shërues natyral për celulitin sepse mund të parandalojë krijimin e tij.

Disponim më i mirë dhe gjumë më të lehtë

Qershitë gjithashtu përmbajnë antioksidantin melatonin, i cili qetëson sistemin nervor dhe kështu ndihmon kundër neurozave, pagjumësisë dhe dhimbjeve të kokës. Melatonina, në fakt, ndihmon në ruajtjen e bioritmit tuaj stabil dhe të saktë. Gjithashtu, shkencëtarët nga Universiteti i Luizianës kanë zbuluar se lëngu natyral i qershive ndikon në gjumë. Hulumtimi i tyre ka treguar se të anketuarit kanë fjetur mesatarisht 85 minuta më gjatë pasi që për dy javë çdo ditë kanë pirë dy gota me lëng qershie.

Humbje peshe

Qershitë kanë shumë pak yndyrë dhe kalori të ulët – në 100 gram ka vetëm 63 kalori dhe janë një ushqim i shkëlqyer nëse jeni në dietë. Për shkak të përqindjes së lartë të ujit dhe kalorive të pakta qershitë ndihmojnë në humbje peshe. Falë fibrave dhe pektinit, këto fruta krijojnë ndjenjën e ngopjes. Ashtu si shumica e frutave, qershitë kanë shumë kalium kurse pak natrium, gjë që ndihmon në largimin e ujit nga trupi. Hulumtuesit në Universitetin e Miçiganit thonë se antocianinet nga qershitë e errëta mund të zvogëlojnë sasinë e yndyrës në bark dhe të ulin nivelin e kolesterolit dhe të sheqerit në gjak./Femina

Next Post

Të brendshmet më tërheqëse në botë për femra... por edhe më të çuditshmet (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Klauzolë si CR7/ Bonus për firmën dhe detaje të tjera: ABC zbulon kontratën 6-vjeçare të Mbappe

Mbape flet për Murinjon dhe ambiciet e sezonit: Murinjo një trajner që di të fitojë! Reali ngre trofe këtë vit

August 14, 2026
Rebelët Huthi njoftojnë nisjen e sulmit të ri ndaj rafinerive të “Aramco” në Arabinë Saudite!

Rebelët Huthi njoftojnë nisjen e sulmit të ri ndaj rafinerive të “Aramco” në Arabinë Saudite!

August 14, 2026
VIDEO/ Tragjedi rrugore në Kamerun, 16 të vdekur nga përplasja e autobusit me kamionin! 7 janë anëtarë të një familjeje, po shkonin në varrim

VIDEO/ Tragjedi rrugore në Kamerun, 16 të vdekur nga përplasja e autobusit me kamionin! 7 janë anëtarë të një familjeje, po shkonin në varrim

August 14, 2026
Dita e 76-të e protestës, emigranti s’i mban dot emocionet! I thotë gazetarit, “Ti je gjigant!”… (VIDEO)

Dita e 76-të e protestës, emigranti s’i mban dot emocionet! I thotë gazetarit, “Ti je gjigant!”… (VIDEO)

August 14, 2026
Superiorja përcakton datat dhe oraret e 5 javëve të para të kampionatit të futbollit! Ja përballjet më interesante

Superiorja përcakton datat dhe oraret e 5 javëve të para të kampionatit të futbollit! Ja përballjet më interesante

August 14, 2026
Kosova dëbon predikuesin islamik nga Bosnja, do mbante fjalim edhe në Prizren! Ka 300 mijë ndjekës në rrjetet sociale

Kosova dëbon predikuesin islamik nga Bosnja, do mbante fjalim edhe në Prizren! Ka 300 mijë ndjekës në rrjetet sociale

August 14, 2026
Fermeri merr këshillë nga Inteligjenca Artificiale, por pëson katastrofë, humb 100 hektarë me të korra susami!

Fermeri merr këshillë nga Inteligjenca Artificiale, por pëson katastrofë, humb 100 hektarë me të korra susami!

August 14, 2026
Shpikje nga halli, edhe Hungaria do të fundosë barka për të rritur nivelin e Danubit dhe për të ftohur centralin bërthamor!

Shpikje nga halli, edhe Hungaria do të fundosë barka për të rritur nivelin e Danubit dhe për të ftohur centralin bërthamor!

August 14, 2026
“Të mirat” e luftës/ Eksportet e naftës në Irak arrijnë rekord historik, 2 milionë fuçi në ditë!

“Të mirat” e luftës/ Eksportet e naftës në Irak arrijnë rekord historik, 2 milionë fuçi në ditë!

August 14, 2026
Zjarri shkrumbon kodrat me ullinj në Peqin, digjen 2 hektarë, dyshohet se u vu qëllimisht!

Zjarri shkrumbon kodrat me ullinj në Peqin, digjen 2 hektarë, dyshohet se u vu qëllimisht!

August 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com