• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Diplomohen 31 studentë të shkencave kompjuterike në “Holberton School”, Veliaj: Tirana, transformim i jashtëzakonshëm i ekonomisë. Ambasadori britanik: Gjërat që…!

by Java News
20/01/2024 16:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në dallim nga dhjetë vjet më parë, kur fasoneria zinte një vend të rëndësishëm në ekonominë e Tiranës, sot janë teknologjia dhe inovacioni, krahas turizmit, fushat që po çojnë ekonominë e qytetit. Në ceremoninë e diplomimit të studentëve të shkollës së shkencave kompjuterike “Holberton School”, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, tha se në pak vite ekonomia e kryeqytetit ka pësuar një transformim të jashtëzakonshëm falë teknologjisë.

“Në vitin 2015 bëmë një analizë se çfarë prodhonte Tirana. Rezultoi se 25% e produktit ishte tekstili, 25% këpucët dhe pjesa tjetër futej turizmi, IT-ja, pak përpunime ushqimore, etj. Kur e përsëritëm skanerin përpara zgjedhjeve të vitit të shkuar, pamë se qyteti ishte transformuar totalisht. Sot 25% e asaj që prodhon qyteti i Tiranës është teknologjia e informacionit, të ardhura që vijnë nga punët dixhitale, dhe 25% janë të ardhura që vijnë nga turizmi. Kush jetoi në Tiranë vitin e kaluar pa se çfarë kontributi pati turizmi dhe se sa shumë turistë kishte në qytet. Kjo do të thotë se është e mundur – jo brenda një gjenerate, jo brenda një shekulli, madje as brenda një dekade, por në pak vite, – me vullnet dhe me operatorë të tillë si ‘Holberton School’, dhe shumë të tjerë që janë shtuar këtij ekostistemi, ta ndryshojmë qytetin”, tha ai.

Veliaj nënvizoi se sot Tirana ka një komunitet të rëndësishëm të teknologjisë së informacionit, teksa bëri edhe një krahasim me përplasjet politike në Kuvend. “Ky është një nga komunitetet më të forta që unë njoh në Tiranë. Një komunitet pozitiv, jo cinik; një komunitet punëtor, jo përtac; një komunitet i veprave, jo i logjeve; një komunitet që i shikon të tjerët si bashkëpunëtorë, jo si rivalë; një komunitet që tek ai që fillon një startup, shikon një mundësi për ta bërë tjetrin me krahë, jo për t’i prerë krahët e për t’i prerë hovin. Me gjithë respektin për Parlamentin Shqiptar, pa i hyrë fare politikës, po shikoja se si i shqyhej mikrofoni një gruaje, brenda së njëjtës parti politike, dhe ti kupton sa duhet çmuar ai komunitet që ka vlerat e respektit, dashurisë, të inkurajimit të tjetrit, të trajtimit të suksesit të tjetrit si suksesi yt dhe të sfidës së tjetrit si sfida jote”, theksoi Veliaj.

Ai vlerësoi diplomimin e 31 të rinjve dhe të rejave si mundësi që i shtohen kryeqytetit për të krijuar biznese. “Sot mendoj se kemi krijuar një ekosistem të vërtetë. Pra, nuk kemi të bëjmë vetëm me disa raste suksesi, që janë përjashtim nga rregulli, por tani ky sukses po bëhet rregull. Janë 31 vetë, por unë besoj se janë 31 mundësi. Është një gëzim edhe për familjen tonë të madhe të Tiranës, për 31 mundësi që i shtohen sot qytetit tonë, qoftë për të krijuar biznese të reja, qoftë për të fuqizuar ekosistemin ekzistues”, deklaroi Veliaj.

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë, Alastair King-Smith, u shpreh se Tirana po lë gjurmë për të ardhmen. “Gjërat që ju po bëni këtu në Tiranë janë të mrekullueshme dhe unë mendoj se Tirana do të jetë një gjurmë e vërtetë për të ardhmen. Gjithashtu, mund të jetë një laborator teknologjik jo vetëm për Europën Juglindore, por pjesë e rrjetit global”, deklaroi ai.

Drejtoresha ekzekutive e “Holberton School”, Migena Schroder, vlerësoi kryebashkiakun Veliaj për mbështetjen e kësaj nisme. Bashkia e Tiranës ka ndërmarrë një sërë nismash për edukimin e të rinjve me punët e së ardhmes si kodimi, dhe ka mbështetur start up-et e reja në fushën e teknologjisë së informacionit./m.j

Next Post
Biden ngre alarmin: Nëse largohemi nga Ukraina, situata në Ballkan do të ndryshonte dinamikën

Biden ngre alarmin: Nëse largohemi nga Ukraina, situata në Ballkan do të ndryshonte dinamikën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

April 11, 2026
Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

April 11, 2026
Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

April 11, 2026
Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

April 11, 2026
Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

April 11, 2026
Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

April 11, 2026
“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

April 11, 2026
Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

April 11, 2026
Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

April 11, 2026
Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In