• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Diplomohen 1469 mjekë të rinj, Beqaj: Ndërtoni në Shqipëri të ardhmen profesionale

by A R
06/04/2016 10:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

1469 profesionistë të rinj janë të gatshëm t’i bashkohen sistemit shëndetësor në vend. Studentët e ciklit 2009-2016 zhvilluan ceremoninë e diplomimit ku ishte i pranishëm ehde ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj. Gjatë fjalës së mbajtur Beqaj tha para mjekëve të rinj se vendi ka nevojë për profesionistë të rinj, ndaj i ftoi ata t’i bashkohen institucioneve shëndetësore.

Ja fjala e mbajtur nga ministri Ilir Beqaj:

Faleminderit për ftesën për të marrë pjesë në këtë ceremoni kuptimplotë.

E nderuar Ministre e Arsimit (znj. Lindita Nikolla, Ministre e Arsimit dhe Sportit),

Të nderuar profesorë, akademikë, anëtarë të Senatit,

Momenti i sotëm është një moment domethënës dhe, padyshim, që unë jam i privilegjuar që marr pjesë sot në këtë ceremoni.

Për ju që sot keni ceremoninë e diplomimit është një moment i rëndësishëm, por praktikisht, cikli juaj i formimit universitar ka kaluar në një periudhë tranzicioni, e cila do të vazhdojë edhe pak.

Keni hyrë në shkollë si studentë të Universitetit të Tiranës dhe përfundoni studimet si studentë të Universitetit të Mjekësisë së Tiranës.

Për të gjithë ju që aspironi në një studim të mëtejshëm, do të keni fatin që të bëni këtë cikël të tretë me Ligjin e ri të Arsimit të Lartë, një reformë shumë e rëndësishme e ndërmarrë pikërisht në rradhë të parë për të rritur cilësinë e Arsimit të Lartë në Shqipëri, dhe padyshim, dhe për ju.

Është, padyshim, një lajm i gëzuar që trupës së profesionistëve të shëndetit në vend, i shtohen 1469 studentë të diplomuar në vitin akademik 2014-2015.

Besoj së është shumë i rëndësishëm kontributi juaj sot, në të gjithë karrierën e mëtejshme profesionale për të arritur atë çfarë qytetarët shqiptarë kanë nevojë, atë çfarë qytetarët shqiptarë meritojnë dhe që padyshim, meritojnë që së ardhmi edhe qytetarë evropianë.

Është nevoja për Mbulim Universal, Akses Universal dhe ofron padyshim, Cilësi Universale. Dhe, Cilësia Universale nuk mund të ofrohet nëse nuk kemi, veç të tjerash, edhe një trupë të profesionistëve të shëndetësisë të aftë, të përkushtuar, të motivuar dhe padyshim të mirëpaguar.

Sfidat janë të mëdha. Nëse do t’ju thoja se po filloni një karrierë e cila do të jetë edhe për 40 vjet në vitet e ardhshme, nevojat e profesionit tuaj do të ndryshojnë. Ndryshon demografia, ndryshon epidemiologjia, ndryshojnë kërkesat e vetë njerëzve.

Sot dhe 20 vjet më pas, popullsia në moshë mbi 65 vjeç do të dyfishohet në Shqipëri dhe padyshim që ka kërkesa të reja. Prandaj do t’ju ftoja që edhe mjekësinë e familjes ta shikoni një mundësi shumë të mirë për të zhvilluar profesionin tuaj.

Ajo që ne si Qeveri po ndërmarrim, janë reforma që edhe mjekun e familjes e rrisim në kujdesin shëndetësor, në mundësinë që ka për të bërë më shumë mjekësi, për të bërë më pak administrim dhe burokraci, për tu marrë me qytetarin e shëndetshëm përveçse me pacientin e sëmurë, për tu marrë me shëndetin përveçse me sëmundjet.

Por, sigurisht, nevojat për mjekë janë të domosdoshme. Si prind edhe unë nuk mund të mos i bashkohem asaj që dr. Mira (Mira Rakacolli) tha që mund të shkoni edhe jashtë, por si Ministër Shëndetësie do të doja që ju ta ndërtonit këtu të ardhmen tuaj profesionale dhe familjare.

Unë besoj se ajo çfarë kemi filluar të ndërmarrim do të krijojë minimalisht një mjedis të denjë pune që mund t’i shërbeni qytetarëve shqiptarë.

Profesioni juaj është një profesion që ka shumë sfida. Me ju njerëzit merren pa lindur deri në momentin kur ikin nga kjo botë. Sigurisht, është e domosdoshme që pasioni me të cilin erdhët deri këtu ta vazhdoni edhe më tej me urdhrat profesionale që ekzistojnë në shëndetësi, por edhe me procesin e domosdoshëm dhe të vlefshëm të Edukimit në Vazhdim.

Edhe një herë suksese dhe mirë se iu bashkuat trupës së profesionistëve të shëndetësisë në Shqipëri!

Faleminderit!

Next Post

Mziu mungon në seancë, Gjykata e Apelit shtyn vendimin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Analiza/ Pse heshtën amerikanët për Belinda Ballukun?

Analiza/ Pse heshtën amerikanët për Belinda Ballukun?

March 12, 2026
“SPAK është pasuri kombëtare”, deputeti i PS-së u përgjigjet ambasadave pas reagimeve për imunitetin e Ballukut

“SPAK është pasuri kombëtare”, deputeti i PS-së u përgjigjet ambasadave pas reagimeve për imunitetin e Ballukut

March 12, 2026
“Mos shfrytëzoni krizën rajonale”, Turqia paralajmëron Greqinë për aktivitetet ushtarake në Egje

“Mos shfrytëzoni krizën rajonale”, Turqia paralajmëron Greqinë për aktivitetet ushtarake në Egje

March 12, 2026
Alarm nga Uashingtoni/ Kongresmenë e senatorë i shkruajnë Rubios: Mos reduktoni trupat në Kosovë

Alarm nga Uashingtoni/ Kongresmenë e senatorë i shkruajnë Rubios: Mos reduktoni trupat në Kosovë

March 12, 2026
“Shtëpitë e barit” në Shkodër përplasin policinë me OSHEE-në: Po prangosen punonjësit në çdo aksion

“Shtëpitë e barit” në Shkodër përplasin policinë me OSHEE-në: Po prangosen punonjësit në çdo aksion

March 12, 2026
Përfshihet nga flakët një banesë në Tiranë, humb jetën 72-vjeçari

Përfshihet nga flakët një banesë në Tiranë, humb jetën 72-vjeçari

March 12, 2026
Kriza pas luftës në Iran, Italia do përdorë gati 10 milionë fuçi naftë nga rezervat e emergjencës

Kriza pas luftës në Iran, Italia do përdorë gati 10 milionë fuçi naftë nga rezervat e emergjencës

March 12, 2026
Takimi i ambasadores së SHBA në Athinë me Ramën në Kryeministri, Dritan Hila: Përcolli një mesazh

Takimi i ambasadores së SHBA në Athinë me Ramën në Kryeministri, Dritan Hila: Përcolli një mesazh

March 12, 2026
Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

March 12, 2026
Boçi: Ndërkombëtarët na kërkuan një protestë të qetë për t’i dhënë vëmendje vendimit absurd për Ballukun

Boçi: Ndërkombëtarët na kërkuan një protestë të qetë për t’i dhënë vëmendje vendimit absurd për Ballukun

March 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In