• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Diplomati që shënon një shekull

by Ditmir Bushati
27/05/2023 11:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ditmir Bushati

Sot Henry Kissinger mbush 100 vjeç. Rrugëtimi i tij është i pazakontë. Nga një fëmijë hebre në Gjermaninë naziste, ai arriti të bëhej këshilltar për sigurinë kombëtare i Presidentit të SHBA-ve dhe më pas Sekretar i Shtetit. Në thelb më shumë europian sesa amerikan, një personalitet i jashtëzakonshëm, i shënuar nga tragjedia europiane që pësoi një pjesë e familjes së tij, Kissinger zbuloi prej saj pesimizmin e thellë të natyrës njerëzore dhe një konservatorizëm që “preferon padrejtësinë në vend të kaosit”.

Megjithëse Kissinger nuk u kthye më në pushtet pas vitit 1977, ai mbeti një ndër njerëzit më të famshëm dhe më të vlerësuar në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe jetën publike. Një penë e mprehtë, autor i shumë librave të shitur në çdo cep të botës. Një orakull i konsultuar nga krerë shtetesh dhe njerëz të fuqishëm edhe në këtë moshë.

Henry Kissinger kombinon njohuritë akademike të farkëtuara gjatë viteve si profesor në Universitetin e Harvardit, me eksperiencën e pasur si këshilltar për sigurinë kombëtare dhe Sekretar i Shtetit. Duke analizuar veprimtarinë e tij në praktikë mund të thuhet se ai i përket shkollës së realizmit në politikën e jashtme. Praktikuesit e sotëm të politikës së jashtme nuk besojnë në një pjesë të metodave të ndjekura prej tij, ndërsa teoricienët i kritikojnë ato.

Megjithëse është kritikuar për “magjepsjen ndaj pushtetit”, libri i tij i fundit “Udhëheqja: Gjashtë Studime në Strategjinë Botërore”, është dëshmia më e mirë e peshës së individit në politikë. Kissinger identifikon guximin, forcën e karakterit dhe njohjen e historisë, si cilësitë më të rëndësishme për një udhëheqës burrështetas.

Për shumë Kissingeri është personifikim i talentit diplomatik; intuitës politike për të shkuar drejt paqes me çdo çmim; inteligjencës për të dalluar detajin nga thelbësorja dhe për të kaluar nga e veçanta në të përgjithshmen; mendjemprehtësisë dhe kuriozitetit që zgjon gjithmonë. Libri i tij “Epoka e Inteligjencës Artificiale” i vitit 2021 është një udhërrëfyes për sfidat me të cilat bota po përballet si pasojë e zhvillimeve teknologjike.

Hapja e SHBA-ve drejt Kinës, ulja e tensioneve me Bashkimin Sovjetik, përfundimi i luftës në Vietnam, armëpushimi arabo-izraelit i vitit 1973, risia që solli “diplomacia fluturuese”, janë disa arritje madhore për politikën e jashtme amerikane, të cilat janë ideuar prej tij. Kissinger është fitues i çmimit Nobel për Paqen në vitin 1973, për negociimin e përfundimit të luftës në Vietnam.

Për të tjerë, veprimet e Kissingerit zbulojnë një indiferencë të pashpirt ndaj jetës njerëzore, të drejtave të njeriut dhe demokracisë. Historiani i njohur Niall Ferguson, i cili ka shkruar edhe një biografi të Henry Kissinger, i fton kritikët për të treguar se si politika apo vendimmarrje alternative do të kishin prodhuar rezultate më të mira se ato të Kissingerit. Sipas Fergusonit, “argumentet që përqendrohen në humbjen e jetëve në vendet strategjikisht jo aq të rëndësishme për SHBA-të si Argjentina, Bangladeshi, Kamboxhia, Kili, Qipro dhe Timori Lindor, duhet të testohen përkundër pyetjes: nëse ndërmarrja e veprimeve të tjera do të ndikonte në marrëdhëniet e SHBA-ve me vende me rëndësi strategjike si Bashkimi Sovjetik, Kina dhe fuqitë e mëdha të Europës Perëndimore?”

Në librin e tij të kujtimeve “Diplomacia”, të vitit 1994, Kissinger argumentoi se në një sistem ndërkombëtar të dominuar nga pesë ose gjashtë fuqi të mëdha, rendi ndërkombëtar mund të mbahet vetëm nga një pajtim i interesave të ndryshme kombëtare, me një pranim të legjitimitetit të vlerave të kundërta. Jeta dhe veprimtaria e Henry Kissinger përkon me shekullin e fuqisë amerikane. Pavarësisht autoritetit të padiskutueshëm të SHBA-ve në botë, në intervistën e fundit për “The Economist”, Kissinger shfaqet sërish mishërues i teorisë së balancës së fuqive, duke i mëshuar idesë së krijimit të një rendi të ri botëror mes SHBA-ve, Europës, Kinës dhe Indisë, për të shmangur kësisoj katastrofën e një Lufte të III-të Botërore. Është e vështirë të parashikohet se si do të formësohet shekulli i XXI, por trashëgimia e çmuar e Henry Kissingerit, padyshim do të jetë përherë e vlefshme.

Next Post
Vuçiç reagon ashpër për arrestimin e policit serb: Kosova e pamatur, kërcënuan paqen dhe stabilitetin. Autoritetet tona po hetojnë rastin

Situata e tensionuar në veri të Kosovës, Serbia mbledh Këshillin e Sigurisë Kombëtare

Comments 1

  1. Xhabiri says:
    3 years ago

    Per rendin e ri boteror Kissinger sikur ka thene qe poli i dyte do te ishte Kina , Indija dhe Rusija, a por jo?

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Jemi mirë, të palëkundur dhe të qetë”, Nikolas Maduro reagon për herë të parë pas arrestimit nga SHBA

“Jemi mirë, të palëkundur dhe të qetë”, Nikolas Maduro reagon për herë të parë pas arrestimit nga SHBA

March 29, 2026
Kur gjithçka po shkonte mrekullisht, vjen furtuna… Shpresa rrëfen betejën e vajzës me kancerin

Kur gjithçka po shkonte mrekullisht, vjen furtuna… Shpresa rrëfen betejën e vajzës me kancerin

March 29, 2026
Playoff-i i Botërorit, e marta, dita e verdiktit final, sytë e shqiptarëve nga Kosova

Playoff-i i Botërorit, e marta, dita e verdiktit final, sytë e shqiptarëve nga Kosova

March 29, 2026
Pas Durrësit, valë përjashtimesh në PD e Elbasanit/ Pas Doris Madhit hiqen edhe 3 emra të tjerë

Pas Durrësit, valë përjashtimesh në PD e Elbasanit/ Pas Doris Madhit hiqen edhe 3 emra të tjerë

March 29, 2026
ANALIZA E REL/ Siguria e Kosovës nën kërcënimin e raketave me rreze të gjatë

ANALIZA E REL/ Siguria e Kosovës nën kërcënimin e raketave me rreze të gjatë

March 29, 2026
Pas tre vajzave Shpresës i “qesh buza”: Burri nuk më erdhi tek materniteti, sepse…

Pas tre vajzave Shpresës i “qesh buza”: Burri nuk më erdhi tek materniteti, sepse…

March 29, 2026
80% e subjekteve me shkelje të legjislacionit të punës, kreu i ISHP: Rriten me 25% ankesat për pagat dhe sigurimet

80% e subjekteve me shkelje të legjislacionit të punës, kreu i ISHP: Rriten me 25% ankesat për pagat dhe sigurimet

March 29, 2026
“Kombëtarja duhet të shohë përpara”, Rraklli: Nëse do të isha Sylvinho, do ta mbyllja me Shqipërinë

“Kombëtarja duhet të shohë përpara”, Rraklli: Nëse do të isha Sylvinho, do ta mbyllja me Shqipërinë

March 29, 2026
Reagime kundër rritjes së çmimit të energjisë në Kosovë: Goditje e madhe për familjet dhe fundosje e ekonomisë

Reagime kundër rritjes së çmimit të energjisë në Kosovë: Goditje e madhe për familjet dhe fundosje e ekonomisë

March 29, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e hënë 30 mars 2026

March 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In