• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Diplomati i lartë amerikan: Taksa duhet të hiqet, koha për marrëveshje finale

by Java News
07/03/2019 11:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Numri tre i Departamentit të Shtetit Amerikan, David Hale, një ditë para fillimit të vizitës së tij në Kosovës ka folur rreth vazhdimit të dialogut të Brukselit, vendimit për taksën dhe marrëveshjes finale Kosovë – Serbi. Ai thotë se ka shumë gjasa që marrëveshja finale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të arrihet gjatë këtij viti. Megjithatë, për të ndodhur një gjë e tillë, Hale thotë se duhet të hiqet vendimi për taksën dhe të vazhdojë dialogu i Brukselit.

Sipas tij, është koha që tashmë Kosova dhe Serbia të zgjidhin përfundimisht problemin ndërmjet tyre, i cili ka mbajtur rajonin në një periudhë 20-vjeçare në pasiguri.

“Absolutisht. Ka një shans që të arrihet një zgjidhje gjithëpërfshirëse gjatë këtij viti, por fillimisht dialogu duhet të rifillojë. Është koha për të ndaluar provokimet nga të dyja anët, për të hequr taksën, dhe që Beogradi dhe Prishtina të rikthehen në dialogun e udhëhequr nga Bashkimi Evropian. Të dy palët duhet të angazhohen për arritjen e paqes. Ne besojmë se do të ishte për keqardhje nëse do të humbasim këtë mundësi unike për paqe, siguri dhe rritje ekonomike, siç ka thënë presidenti Trump në letrat e tij të fundit që u dërgoi dy presidentëve. Njëzet vite pasiguri janë më të vërtetë shumë. Ka ardhur koha që Beogradi dhe Prishtina të zgjidhin përfundimisht këtë problem”, ka thënë Hale në një intervistë për ‘Danas’, transmeton Gazeta Express.

Sa i përket asaj se si do të duket marrëveshja finale ndërmjet dy shteteve ballkanike, Hale thotë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kanë ndonjë recetë për të zgjidhur problemin. Ai thotë se kjo marrëveshje është në dorën e Prishtinës dhe Beogradit.

“SHBA-ja nuk do të ofrojë ndonjë recetë për zgjidhjen. Ne besojmë që ajo duhet të jetë e zbatueshme si në Kosovës ashtu edhe në Serbi, dhe duhet t’i kontribuojë stabilitetit afatgjatë të rajonit. Vetëm Beogradi dhe Prishtina mund ta bëjnë këtë përmes negociatave të drejtpërdrejta që nevojiten për të arritur tek zgjidhja, pra nuk është SHBA-ja ajo që dikton rezultatin përfundimtar. Udhëheqësit dhe ekipet e tyre duhet të rinisin negociatat e ndërmjetësuara nga BE-ja, të shfrytëzojnë të gjitha mundësitë, të komunikojnë me qytetarët me ndershmëri dhe haptas”, ka shtuar ndër të tjera Hale, transmeton Gazeta Express.

Ndër të tjera në këtë intervistë Hale ka folur edhe për pretendimet e Rusisë për të vazhduar ndikimin e saj në Ballkan përmes Serbisë.

David Hale është një nga njerëzit kryesor të Departamentit të Shtetit Amerikan. Ai do të vizitojë Kosovën me 8 dhe 9 mars. Gjatë kësaj vizite ai do të takojë liderët shtetëror. Kjo vizitë e Hale vjen në kohën kur dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është bllokuar dhe kur SHBA’të po përpiqen të krijojnë rrethanat që procesi të vazhdojë. Gjatë javës që po lëmë pas krerët e shtetit kanë pritur mysafirë edhe nga Shtëpia e Bardhë.

/a.meta

Next Post
‘Bashkëqeverisja’, Rama: Pedagogët kanë zgjedhur të bojkotojnë mësimin!

Platforma/ Rama thirrje qytetarëve: Për vetëm 3 minuta qeveria zgjidh hallin tuaj!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria përballet me Ukrainën pas disfatës në Varshavë, dalin në shitje biletat

Shqipëria përballet me Ukrainën pas disfatës në Varshavë, dalin në shitje biletat

March 28, 2026
‘Pushtoi’ skenat për gjashtë dekada, ndahet nga jeta ikona e muzikës greke Marinella

‘Pushtoi’ skenat për gjashtë dekada, ndahet nga jeta ikona e muzikës greke Marinella

March 28, 2026
“Brenda 30 prillit të ketë mbaruar procesi në…”/ Zgjedhjet për kreun e partisë, PD nxjerr udhëzimet

“Brenda 30 prillit të ketë mbaruar procesi në…”/ Zgjedhjet për kreun e partisë, PD nxjerr udhëzimet

March 28, 2026
Zero aktivitet në një vit zgjedhor! Dhjetëra parti pa asnjë shpenzim të deklaruar në KQZ për 2025

Zero aktivitet në një vit zgjedhor! Dhjetëra parti pa asnjë shpenzim të deklaruar në KQZ për 2025

March 28, 2026
Zbardhet përplasja me dyer të mbyllura mes ministres Ismaili dhe Spiropalit. Ndërhyn Rama: Mos më detyro të…

Zbardhet përplasja me dyer të mbyllura mes ministres Ismaili dhe Spiropalit. Ndërhyn Rama: Mos më detyro të…

March 28, 2026
Plani 4-vjeçar i rritjes së pensioneve, Rama shpjegon skemën: Çdo vit rritja do të dyfishohet

Plani 4-vjeçar i rritjes së pensioneve, Rama shpjegon skemën: Çdo vit rritja do të dyfishohet

March 28, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Pse avancuam me energjinë si e do BE?

March 28, 2026
Dogana dhe agjentët e Kufirit zbarkojnë në Porto Romano, kontrolle të shtuara me qen ndaj makinave të importuara

Dogana dhe agjentët e Kufirit zbarkojnë në Porto Romano, kontrolle të shtuara me qen ndaj makinave të importuara

March 28, 2026
‘Epoka e paprekshmërisë ka mbaruar’, java kur gjigantët e teknologjisë u vunë përballë drejtësisë

‘Epoka e paprekshmërisë ka mbaruar’, java kur gjigantët e teknologjisë u vunë përballë drejtësisë

March 28, 2026
Nga dinamikat demografike tek ekonomia e shërbimet publike/ Ja 4 skenarët e reformës territoriale

Nga dinamikat demografike tek ekonomia e shërbimet publike/ Ja 4 skenarët e reformës territoriale

March 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In