• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Diplomati i ‘hekurt’ amerikan merr në dorë marrëdhëniet me Europën

by Java News
25/02/2019 16:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Emërimi i Philip Reeker në krye të Zyrës për Europë dhe Eurazi në Departamentin Amerikan të Shtetit po vazhdon të zgjojë interesim në mediat e rajonit. Mediat greke të cilat e dhanë të parat lajmin për emërimin e tij në këtë post vazhdojnë të shkruajnë për Reekerin, të cilin e përshkruanjnë si një njeri që kryen punë.

Diplomati amerikan postin e ndihmësit të sekretarit të shtetit përgjegjës për Evropë e Euroazi do ta marrë  nga muaji mars pas largimit të Wess Mitchell. Media greke shkruan ndër të tjera shkruan se Reeker do të drejtojë procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Serbisë e Kosovës, procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE dhe konsolidimin e doktrinës së re gjeoekonomike të ShBA-vë në Lindjen e afërt e në Mesdheun lindor. Crisismonitor.gr shkruan po ashtu se (54) vjecari përveçse njeh mirë Ballkanin është edhe diplomat që kryen punë. Reeker merr drejtimin e politikes amerikane ne Ballkan, ne nje moment delikat, po te kihet parasysh se opozita shqiptare ka dorezuar mandatet e deputetit, ne nje perpjekje per te zhvleresuar sistemin demokatik se marrjes apo lenies se pushtetit me vote, dhe perpjekjeve per te marre pushtetin nga rruga.

Diplomati i lartë amerikan ka qenë i përfshirë thuajse drejtpërdrejtë edhe në zgjedhjet e 2013, duke qenë syri i DASH mbi procesin zgjedhor, ku Berisha humbi në mënyrë shumë të thellë. Ai, nëpërmjet disa deklaratave përcoi mesazhet e qeverisë amerikane, duke kërkuar që zgjedhjet të ishin të lira e të ndershme. Mbikqyrja nga afër e SHBA mbi zgjedhjet e 2013 vinte pas një stine të gjatë ngrice diplomatike mes Tiranës zyrtare të drejtuar nga Berisha dhe Uashingtonit, si pasojë e masakrës së 21 janarit dhe mbylljes së procesit gjyqësor për këtë krim politik nga gjykata, nën presionin e qeverisë Berisha. Diplomati amerikan ka vizituar Tiranën në disa momente delikate duke marrë shkas dhe nga sulmet e qeverisë Berisha ndaj ish ambasadorit amerikan në Tiranë Arvizu, si dhe tezave të nacionalzimit që hodhi në treg qeveria e PD për të spostuar vëmendjen nga 21 janari dhe gjyqi për vrasjet publike para dritareve të kryeministrisë.

Reeker në postin e ri vjen nga EUCOM (Komanda Amerikane për Europë), me Seli në Shtutgart të Gjermanisë. Ai është i mishëruar me Kosovën për faktin se qysh në vitin 1999 ka qenë i angazhuar si zëdhënës i Chris Hill ish –ndërmjetësit amerikan në bisedimet Kosovë – Serbi, ndërsa gjatë vitit 2013 kur u arrit marrëveshja Kosovë –Serbi Reeker ishte në postin e Zëvendësndihmësit të sekretarit amerikan të Shtetit, Philip Reeker dhe ishte personalisht i angazhuar në proces.

/a.meta

 

 

Next Post
Vietnami deporton sozinë e Kim Jong Un

Vietnami deporton sozinë e Kim Jong Un

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

November 9, 2026
Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

November 9, 2026
Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

November 9, 2026
“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

November 9, 2026
Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

November 9, 2026
Situata pas kapjes së Maduros, SHBA: Jemi në koordinim të ngushtë me autoritetet në Venezuelë

“Maduro ka rënë shumë në peshë, studion Biblën dhe Kuranin në qelinë e burgut në Nju Jork”

November 9, 2026
“Nuk ka provim 100% në shqip”/ Mickoski kundër studentëve shqiptarë: Pjesa praktike vetëm në gjuhën maqedonase

“Nuk ka provim 100% në shqip”/ Mickoski kundër studentëve shqiptarë: Pjesa praktike vetëm në gjuhën maqedonase

November 9, 2026
Arrestohet 24-vjeçari shqiptar në Gjermani, u var pas trenit pasi nuk kishte biletë

Arrestohet 24-vjeçari shqiptar në Gjermani, u var pas trenit pasi nuk kishte biletë

November 9, 2026
Baçi: Duhet të jetë lista 100% e hapur. Nuk duhen ruajtur deputetët që kanë frikë elektoratin

Baçi: Duhet të jetë lista 100% e hapur. Nuk duhen ruajtur deputetët që kanë frikë elektoratin

November 9, 2026
Mediat greke zbulojnë të kaluarën kriminale të Robert Dukës, i dyshuar për 28 grabitje bankash në Greqi

Mediat greke zbulojnë të kaluarën kriminale të Robert Dukës, i dyshuar për 28 grabitje bankash në Greqi

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In