• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Diplomati grek dhe mungesa e shtetit

by Java News
17/08/2023 17:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ardit Bido

Raporti i shtetit tonë me Greqinë kapsulohet më së miri nga një diplomat grek që ka 40 vite në Shqipëri dhe që edhe pse iu dha, pa e kërkuar, shtetësia shqiptare, vijon të veprojë me pasaportën diplomatike greke.
Keqpërdoruesi i fronit të Nolit, Xhuvanit dhe Kisit, nuk mund të rrinte pa ndërhyrë edhe këtë herë në çështje politike, duke takuar në burg bashkëluftëtarin e tij në betejën e greqizimit të Himarës. Sepse, atë që Bollano e Beleri nuk e kanë bërë dot, mbajtësi i pasaportës diplomatike greke ka 40 vjet që e bën çdo ditë dhe nuk i hyn gjemb në këmbë.

Në Vunoin e Qeparoin që kurdoherë kanë qenë shqipfolës, si dhe në Himarën e Dhërmiun e ëndrrave të nacionalizmit grek, tabelat në muret e jashtme të institucioneve të tij nuk janë shqip, madje nuk janë as dygjuhëshe, janë në gjuhën që ka imponuar edhe në meshimin brenda, edhe pse banorët e shumicës së atyre fshatrave nuk e flasin, në greqisht.

Shqipëria ka një traditë fantastike të rrënjosur që prej viteve ‘20 të politikave të pakicave dhe të feve, që me zgjuarsinë e herë-herë injorancës së pseudoekspertëve që prodhojmë me bollëk por që asesi s’ia kanë haberin mbi teorinë e praktikën e kësaj lëmie të ngushtë shkencore e praktike e herë-herë blerjes së drejtpërdrejtë të kamufluar me tamtame pseudopatriotike a pseudoliberale, çdo herë e më shumë është shtrembëruar në zonat e fluiditetit identitar të Himarës, Mursisë a disa rrethinave të Korçës.

Zgjidhje ka, nuk janë nga ato me thikë e as ekstreme që nacionalistët shqiptarë do të donin, por as të pamundura siç padituria e fatalistëve që bëjnë sikur dinë gjithçka, por s’dinë vetëm thelbin e kësaj fushe, na rrëfen. Thjesht duhen politika reale e të mirëfillta të reja, në përputhje me frymën e asaj që drejtuesit politikë e mendimtarë të këtij vendi ia kanë dalë 100 vite të shkuara, e të përshtatura me parimet ndërkombëtare të botës bashkëkohore.
Aq sa mbajtësit e pasaportave diplomatike greke bëjnë ligjin pasi nuk u është normuar nga një vend demokratik fushëveprimi i tyre, pyetja mbetet vetëm nëse do të ketë ky vend ndonjëherë njerëz që do të përpiqen të mos tregohen gjithçkashitës, gjithçkaditës apo edhe thjesht amatorë në çështjet delikate të pakicave dhe feve. Nuk kam shumë shpresa.

*Autori është Drejtor i Përgjithshëm i Arkivave

Next Post
Ibrahimaj: Ecuri pozitive e ekonomisë, të ardhurat rritje me 44 miliardë lekë

Ibrahimaj: Ecuri pozitive e ekonomisë, të ardhurat rritje me 44 miliardë lekë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Prag tragjedie në Fier nga rrjedhja e gazit në furrën e bukës, çifti përfundon i asfiksuar në spital, ja si paraqitet gjendja e tyre!

Prag tragjedie në Fier nga rrjedhja e gazit në furrën e bukës, çifti përfundon i asfiksuar në spital, ja si paraqitet gjendja e tyre!

November 11, 2026
Ekonomi shpjegon çfarë është taksa e vinjetës: Ja sa do të paguhet për makinën

Ekonomi shpjegon çfarë është taksa e vinjetës: Ja sa do të paguhet për makinën

November 10, 2026
Përplasje e fortë mes konspiracionistëve të protestës, akuza për fonde të huaja, lidhje me Soros dhe “mercenarë oligarkësh”!

Protesta e ‘flamingove’/ Deputeti i PS: Kërkesa për ndalimin e investimit të huaj, tipike komuniste e anti-kapitaliste

November 10, 2026
Ministria e Mbrojtjes përgënjeshtron denoncimin për mungesë uniformash në FA: Nuk pasqyron realitetin!

Ministria e Mbrojtjes përgënjeshtron denoncimin për mungesë uniformash në FA: Nuk pasqyron realitetin!

November 10, 2026
Ekzekutimi i shqiptarit në Spanjë, detajet e atentatit që tronditi Costa Blanca-n, dyshime për vrasje me pagesë

Ekzekutimi i shqiptarit në Spanjë, detajet e atentatit që tronditi Costa Blanca-n, dyshime për vrasje me pagesë

November 10, 2026
Zogaj: Faji mbetet jetim, OSBE/ODIHR-i u referohet partive për shitblerjen e votave dhe incidentet

Zogaj: SPAK po provon me majat e Piramidës se askush nuk është mbi ligjin

November 10, 2026
Hetimi për “The Albanian Files”, Dudushi: Mos ngatërrojmë librin arkitekturor me punët e pista

Hetimi për “The Albanian Files”, Dudushi: Mos ngatërrojmë librin arkitekturor me punët e pista

November 10, 2026
Nga Shallvaret dhe “Pazari i Ri” tek faqet në internet, zbulohet prostitucion në zemër të kryeqytetit

Nga Shallvaret dhe “Pazari i Ri” tek faqet në internet, zbulohet prostitucion në zemër të kryeqytetit

November 10, 2026
Vizita në Paris/ Rama nxjerr pamjet, pritet në mbrëmjen e organizuar nga Macron në Pallatin Elysée

Vizita në Paris/ Rama nxjerr pamjet, pritet në mbrëmjen e organizuar nga Macron në Pallatin Elysée

November 10, 2026
Hekurudha Vorë- Hani i Hotit, 5 kompani kalojnë fazën e parë për mbikëqyrjen

Kur do të përfundojë hekurudha Tiranë-Durrës-Rinas? Përgjigjet ministri Enea Karakaçi

November 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In