• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, May 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Diplomati Cooper: Ja për çfarë nervozoheshin Tahiri e Stefanoviç në Bruksel

by Java News
19/02/2017 10:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Robert Cooper, diplomati i pensionuar britanik, dikur udhëheqës i bisedimeve mes Kosovës [Edita Tahiri] dhe Serbisë [Borko Stefanoviç] në kohën kur ndërmjetëse e këtij dialogu ishte përfaqësuesja e lartë e BE-së, Catherine Ashton, thotë se çështja e kufijve në Ballkan nuk duhet të luajë rol të rëndësishëm në jetën e njerëzve.

Në një intervistë të gjatë për Radion Evropa e Lirë, edicioni në gjuhën serbe, Cooper thotë po ashtu se kufijtë në fjalë nuk duhen ndryshuar por të bëhen sa më jorelevantë ku qytetarët nuk do të kenë nevojë për pasaporta për t’i kaluar ata.

Për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, pothuajse katër vjet pas arritjes së marrëveshjes së Brukselit, Cooper thotë se ajo ka qenë një marrëveshje shumë e mirë, por “më vjen keq që nuk është zbatuar deri më tani”.

“I gjithë dialogu ka qenë sfidë sepse ka qenë hera e parë që kosovarët dhe serbët kanë biseduar reciprokisht; në njëfarë forme, ishte kjo edhe hera e parë që nga viti 1989 që Kosova dhe Serbia hynë në një dialog serioz, dhe kështu, asgjë s’ka qenë e lehtë. Ishte e vështirë nga të dyja palët.

Pala serbe ka qenë jashtëzakonisht nervoze sepse është frikësuar se për shkak të dialogut do të jetë e ngarkuar që ta njohë Kosovën si shtet, ndërsa kosovarët kanë qenë nervozë sepse kishin percepsionin historik se serbët kanë kaluar gjithmonë më mirë dhe se nuk u trajtojnë si palë të barabartë. Besoj se edhe sot, të gjitha palët kanë shqetësime të ngjashme”, ka thënë Cooper, transmeton Koha.net.

Duke folur për tensionet e fundit të ngritura mes dy vendeve, Cooper thotë se në Ballkan njerëzit flasin edhe budallallëqe, duke iu referuar kërcënimeve serbe se mund të ketë luftë të re mes dy vendeve.

Cooper është pyetur që të komentojë edhe një anketë që është zhvilluar në Serbi ku 74 për qind e qytetarëve atje kanë thënë se nuk do të shkonin në luftë për Kosovën.

“Kjo është e jashtëzakonshme dhe vërtetë racionale. Por, më duhet të pyes për ata 26 për qind që do të hynin në luftë për Kosovën: çfarë dëshirojnë ata në të vërtetë? A dëshirojnë ta kthejnë statusin e Kosovës të para vitit 1989?

Nëse e dëshirojnë këtë, më duhet të them se nuk besoj se diçka e tillë mund do të funksiononte dhe mendoj se do të ishte një problem i madh për Serbinë, dhe kështu, ideja për të hyrë në luftë nuk ka kurrfarë kuptimi. Mendoj se nuk ka një problem që nuk mund të zgjidhet përmes dialogut dhe do të doja që të dyja palët t’i vazhdojnë këto bisedime”, thotë Cooper.

Ai thekson se Asociacioni i komunave serbe do të duhej të ishte funksional deri më tani, katër vjet pas marrëveshjes së Brukselit.

 

“Pikëpamja ime qysh në fillim ka qenë se kjo do të ishte një mënyrë që në politikën kosovare të dëgjohej edhe zëri i pakicës serbe në Kosovë. Kjo, natyrisht, nuk nënkupton se ata përmes këtij institucioni të kishin të drejtë vetoje sepse nuk mund të qeverisni me vendin nëse vazhdimisht përdoret vetoja, por, kjo është mënyrë për t’u dëgjuar zëti i pakicës serbe”, ka shtuar ai, transmeton Koha.net.

Cooper kujton se në kohën kur zhvilloheshin bisedimet mes Kosovës e Serbisë dhe kur kjo e fundit drejtohet nga Boris Tadiq, bisedimet kanë qenë të vështira.

“Mund të tingëllojë ashpër, por me administratën e presidentit Tadiq gjithmonë ka qenë e vështirë të bisedohet.

Tadiq ka qenë i vetëdijshëm për faktin se ka pasur armiq në mesin e të djathtëve, në mesin e nacionalistëve, dhe gjithmonë është frikësuar se ata do ta sulmojnë për shkak të ndonjë veprimi.

Për këtë arsye, në njëfarë mënyre, koalicioni Vuçiq dhe Daçiq ka qenë partner ideal për bisedime”, ka bërë me dije Cooper.

Kur flet për çështjen e njohjes eventuale të Kosovës nga Serbia para anëtarësimit në BE, Cooper thotë se në mesin e këtij blloku janë pesë shtete që s’e njohin Kosovën për arsye të ndryshme, por Greqia, që është në mesin e tyre, ka raporte të mira me Kosovën.

“Kjo për mua është shumë e arsyeshme. Kur merreshim me këtë çështje, konsideronim raste të ngjashme nëpër botë sepse ky nuk është rast unik. I analizonim raportet mes Pekinit dhe Taipeit, Dublinit dhe Belfastit, sikurse edhe të Bonit me Berlinin Lindor. Të gjithë ata kanë gjetur zgjidhje për problemet e tyre. Rasti më dramatik, në njëfarë mënyre, ka qenë ai mes dy gjermanive, Lindore dhe Perëndimore.

Në atë kohë, lideri gjermano-lindor Erich Honecker ka qenë në vizitë shtetërore në Bon, edhe pse Boni nuk e njihte Gjermaninë Lindore si shtet të pavarur. Kështu, çështja e njohjes së pavarësisë është diçka për të cilën ju duhet të vendosni.

Unë nuk ndodhem në krye të BE-së dhe nuk do të gjykoja për këtë rast, por do të thosha se nuk është i rëndësishëm vetëm emërtimi që i vëni një marrëdhënieje, por cilësia e vërtetë e asaj marrëdhënieje”, ka theksuar diplomati britanik, Rober Cooper, përgatiti dossierin Express. (b.an)

Next Post
Bill Gates: Jemi në prag të kërcënimit që do vrasë mbi 30 milionë njerëz!

Bill Gates: Jemi në prag të kërcënimit që do vrasë mbi 30 milionë njerëz!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nën gazin lotsjellës opozita turke gjen një yll të ri! Özgür Özel del në skenë si rivali i ri i Erdoganit

Nën gazin lotsjellës opozita turke gjen një yll të ri! Özgür Özel del në skenë si rivali i ri i Erdoganit

May 25, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Zgjedhjet që rrëzuan shtetin

May 25, 2026
“Te këta funksionon hipokrizia publike”, Bamir Topi tregon pse nuk flet njeri në PD kundër Berishës

“Te këta funksionon hipokrizia publike”, Bamir Topi tregon pse nuk flet njeri në PD kundër Berishës

May 25, 2026
Salianji: Berisha në kushtet e Bashës në 2021, demokratët në dëshpërim të thellë

Salianji për Deutsche Welle: Berisha i sjell opozitës dhe të gjithë shoqërisë pesimizëm!

May 25, 2026
Topi ironizon rizgjedhjen e Berishës: Më vjen keq që nuk e përjetova harenë e fishekzjarreve…

Topi ironizon rizgjedhjen e Berishës: Më vjen keq që nuk e përjetova harenë e fishekzjarreve…

May 25, 2026

Kushtetuesja e ktheu për gjykim në GJL, avokati: Veliaj duhet të hetohet me “detyrim paraqitjeje”

May 25, 2026
“Turizmi është motor për bujqësinë”, Malaj: Po vlerësojmë iniciativat në linjë me kërkesat e BE-së

“Turizmi është motor për bujqësinë”, Malaj: Po vlerësojmë iniciativat në linjë me kërkesat e BE-së

May 25, 2026
“Dendias nuk ka autorizim për të folur për detin”, Barka: Greqia, zyrtarisht pro Shqipërisë në BE

“Dendias nuk ka autorizim për të folur për detin”, Barka: Greqia, zyrtarisht pro Shqipërisë në BE

May 25, 2026
Gjejnë armë të ftohta, telefona, karikues dhe…/ “FBI-ja greke” bastisi qelitë e burgut ‘famëkeq’ të Korydallos

I dënuar për ‘vrasje me dashje’, ndërron jetë në QSUT i dënuari 73-vjeçar

May 25, 2026
Aksident i rëndë në Vaqarr, plagosen 6 fëmijë dhe shoferja

Aksident i rëndë në Vaqarr, plagosen 6 fëmijë dhe shoferja

May 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In