• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Diplomat e 13 shkollave turke në Shqipëri janë të pavlefshme”

by Java News
07/04/2017 12:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ambasadori i Turqisë në Shqipëri, Hidayet Bayraktar ka paralajmëruar për rrezikun që iu vjen shqiptarëve nga shkollat e kundërshtarit të presidentit turk Fetullah Gulen.

“Ne këto shkolla nuk i quajmë të Gulen-it por të FETO-s. Sikurse jeni në dijeni në Shqipëri ka 2 universitete, 5 medrese, 5 shkolla të quajtura kolegje dhe 1 qendër të mësimit të gjuhëve të huaja, pra gjithsej 13 shkolla të FETO-s. Tashmë njohja e diplomave të këtyre shkollave nga Turqia as që mund të diskutohet. Do të thotë që këto diploma do të jenë të pavlefshme. Pra një nxënës që ka një diplomë gjimnazi nuk do të mund të vazhdojë universitetin, ndërsa diploma e universitetit do të konsiderohet e pavlefshme”, – u shpreh ambasadori, i ftuar në emisionin ‘Diplomaticus’ në ‘News 24’.

Sipas ambasadorit Bayraktar, aleat i Shqipërisë është Turqia, jo “FETO”.

“Drejtues të lartë të FETO-s në të shkuarën kanë vizituar shpesh Shqipërinë me qëllim ndjekjen dhe kontrollin e afërt të këtyre shkollave. Për shembull një person i kërkuar si numri 2 i organizatës terroriste Feto të Fethullah Gülen, ndaj të cilit në Gjykatën e Krimeve të Rënda të Ankarasë po zhvillohet procesi gjyqësor i quajtur “Streha”, ka vizituar shpesh Shqipërinë dhe ka ndjekur e kontrolluar personalisht strukturimin e organizatës në arsim, edukimin dhe aktivitetin fetar. Ai ka qenë gjithashtu pjesë e bordit të kontrollit të shkollave të FETO-s në Shqipëri. Nipi i Kryeterroristit Fethullag Gülen, mbajtës i të njëjtit mbiemër, në të shkuarën e afërt ka qenë drejtues i shkollave të Gülen në Shqipëri duke derdhur edhe kapitale tek ato”, thotë ai.

Ambasadori Bayraktar shprehet se në këto shkolla vazhdon fatkeqësisht aktiviteti i shpëlarjes së trurit.

“Sidomos nxënësit konviktorë janë objektivi kryesor i FETO-s. Me afrimin e vitit të ri shkollor dëshiroj të tërheq sërish vëmendjen e familjeve Shqiptare. Mbajini larg fëmijët tuaj nga këto shkolla. Mos i hidhni ata në zjarr”,-deklaron ambasadori turk. Sipas diplomatit turk, në shkollat me fjetje të FETO-s aplikohet një sistem autoritar, i izoluar nga bota e jashtme, me një ngarkesë tej normave dhe i mbushur me tabu.

“Brenda kësaj kutie të mbyllur anëtarët e FETO-s përzgjedhin që në moshë të hershme fëmijët që duan të përdorin në të ardhmen, të cilët zakonisht janë tipa te urtë dhe të dëgjueshëm dhe fillojnë të investojnë tek ata. Nëpërmjet disa personave të quajtur kujdestarë, të cilët janë përgjegjës për nxënësit konviktorë fillon forcimi i lidhjeve të miqësisë dhe faza e parë e shpëlarjes së trurit. Duke ditur rëndësinë e lidhjeve familjare në Shqipëri drejtuesit e shkollave nuk i neglizhojnë as ato, në mënyrë që të mos ketë dyshime. Anëtarët e FETO-s shëtisin qytet më qytet e fshat më fshat, nga Ulqini, Kukësi, Durrësi e Saranda duke vizituar familjet e nxënësve. Aty takohen me familjarët dhe shpesh herë qëndrojnë në shtëpitë e tyre. Në një farë mënyre fitojnë besimin e këtyre familjeve të ndershme duke mashtruar. Tentohet të krijohet perceptimi se ‘fëmijët tuaj janë në duar të sigurta, ne i edukojmë, i mbikëqyrim, i mbrojmë nga veset e këqija’”,- tha ai.

“Por në fakt e vërteta është krejt ndryshe. Me kalimin e kohës në konvikte nxënësve u jepen disa libra të cilat janë baza e shpëlarjes së trurit. Kur arrihet në konkluzionin që këta libra përgatitor kanë bërë efekt tek këta fëmijë, atëherë pas dyerve të fshehta atyre u jepen për të lexuar librat e eksponentit kryesor të Feto-s Fethullah Gülen-it. Më pas sidomos vitin e fundit të gjimnazit nxënësve të përzgjedhur u flitet për organizatën FETO dhe për përfitimet që ata mund të kenë prej saj. Edhe pas gjimnazit vazhdon ndjekja e këtyre fëmijëve. Lidhjet ruhen duke u ofruar nxënësve bursa pranë universiteteve të FETO-s”, deklaron ambasadori Bayraktar. Sipas tij shkollat e FETO-s të cilat tashmë e kanë humbur prestigjin dhe besueshmërinë e tyre në Shqipëri dhe me afrimin e vitit të ri shkollor janë në panik. /BW/

c.a

Next Post
FOTOT/ Një 52-vjeçare superseksi…

FOTOT/ Një 52-vjeçare superseksi...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Qyteti” nën tokë i Durrësit/ Infrastruktura sekrete, që nuk u shfrytëzua kurrë për mbrojtjen civile

“Qyteti” nën tokë i Durrësit/ Infrastruktura sekrete, që nuk u shfrytëzua kurrë për mbrojtjen civile

March 15, 2026
Heshtja e Gërdecit – 18 vite pa drejtesi!

Heshtja e Gërdecit – 18 vite pa drejtesi!

March 15, 2026
Skuadrat nuk u dakordësuan për stadiumin e ri, UEFA anulon ‘Finalissiman’ mes Spanjës dhe Argjentinës

Skuadrat nuk u dakordësuan për stadiumin e ri, UEFA anulon ‘Finalissiman’ mes Spanjës dhe Argjentinës

March 15, 2026
Sonte nata e madhe e çmimeve Oscar 2026, këta janë filmat dhe aktorët që pritet të triumfojnë në Hollywood

Sonte nata e madhe e çmimeve Oscar 2026, këta janë filmat dhe aktorët që pritet të triumfojnë në Hollywood

March 15, 2026
Reforma në Arsimin Profesional/ Strategji e re kundër braktisjes së shkollës dhe filtra të rreptë për drejtuesit

Reforma në Arsimin Profesional/ Strategji e re kundër braktisjes së shkollës dhe filtra të rreptë për drejtuesit

March 15, 2026
Kriza në Lindjen e Mesme godet aviacionin, a do të fluturojmë më shtrenjtë këtë verë?

Kriza në Lindjen e Mesme godet aviacionin, a do të fluturojmë më shtrenjtë këtë verë?

March 15, 2026
Luftë në epokën e Inteligjencës Artificiale, rrjetet sociale përmbyten me video të rreme nga Lindja e Mesme

Luftë në epokën e Inteligjencës Artificiale, rrjetet sociale përmbyten me video të rreme nga Lindja e Mesme

March 15, 2026
Transporti i mallrave në Shqipëri kalon në sistemin elektronik/ Goditje kundër informalitetit dhe ulje e kostove

Transporti i mallrave në Shqipëri kalon në sistemin elektronik/ Goditje kundër informalitetit dhe ulje e kostove

March 15, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Dy standardet e drejtësisë së re, me familjen Berisha dhe familjen Veliaj

March 15, 2026
Një kujtim intim nga Highgrove, Princi William publikon një foto të rrallë të Princeshës Diana

Një kujtim intim nga Highgrove, Princi William publikon një foto të rrallë të Princeshës Diana

March 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In