• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Diplomacia e vaksinave” po i sfidon nacionalizmat

by Java News
19/12/2020 16:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Pierre Haski

Më 8 dhjetor britanikja Margaret Kenan, ishte personi i parë që mori një vaksinë anti-Covid në një vend perëndimor. Kina dhe Rusia po vaksinojnë prej javësh qytetarët e tyre, madje edhe para se të përfundojnë testet klinike.

Ajo që është sot në rrezik është para së gjithash e natyrës shëndetësore, dhe pandemia dhe pasojat e saj të rënda justifikojnë një përshpejtim të procedurave. Por kjo është për të gjithë edhe një çështje me natyrë politike.

I kritikuar ashpër për menaxhimin e tij jo të besueshëm të pandemisë, kryeministri Boris Xhonson mund të mburret tashmë se Mbretëria e Bashkuar po e vaksinon e para popullatën e saj, madje edhe përpara Shteteve të Bashkuara, vendi amë i laboratorit të kompanisë Pfizer, që e furnizoi me vaksinat, krahas gjermanes Biontech.

Sigurisht, Uashingtoni nuk e ka pritur mirë këtë zhvillim. Ndërkohë, Londra është marrë edhe me ndryshimin e fakteve në terren, duke argumentuar se vetëm falë Brexit po mundet të vaksinojë banorët para pjesës tjetër të kontinentit, kur në fakt Mbretëria e Bashkuar vazhdon që të ndjekë rregullat e Bashkimit Evropian.

Qeveria britanike përdori një klauzolë urgjence, ndërsa 27 vendet që mbeten në BE preferuan të ndiqnin procedurën klasike dhe më të gjatë për të qetësuar skeptikët ndaj vaksinave. Të gjitha qeveritë, siç e konfirmon edhe rasti i Francës, po përqendrohen shumë mbi fushatën e vaksinimit, dhe do të paguanin shtrenjtë çdo lloj gabimi logjistik, apo një refuzim të vazhdueshëm të vaksinës nga popullata për shkak të mungesës së besimit.

Por tek ajo që mund ta quajmë “nacionalizmi i vaksinave”, ka edhe një kontekst planetar. Siç e kanë treguar kinezët dhe amerikanët, pandemia nuk i ndaloi betejat dhe rivalitetet ideologjike midis fuqive të mëdha.

As vaksina, çelësi për të dalë nga kriza shëndetësore aktuale, nuk i shpëton këtij mekanizmi. Kina, pasi rishkroi historinë e pandemisë, për t’i bërë njerëzit të harrojnë gënjeshtrat e saj fillestare, dhe për të promovuar një epikë triumfale në lavdinë e udhëheqësit të saj suprem Xi Jinping, po zbaton një “diplomaci vaksinash” shumë aktive.

Në fakt, Pekini po ua ofron vaksinat e tij vendeve që janë pjesë e “Rrugëve të reja të Mëndafshit”, të cilat natyrisht që do t’i jenë mirënjohëse aleatit të tyre kinez. Moska po bën të njëjtën gjë, duke premtuar shpërndarjen e vaksinës së saj “Sputnik V” në rreth 40 vende.

Nga ana e saj Evropa, i ka qëndruar besnike vlerave të saj, duke favorizuar krijimin e nismës COVAX në pranverë,bashkë me Organizatën Botërore të Shëndetësisë, për të lejuar të gjithë, dhe jo vetëm vendet e pasura, që të kenë qasje tek vaksina anti-Covid.

Kinezët morën pjesë me shumë ndrojtje në këtë nismë, ndërsa Shtetet e Bashkuara të Donald Trump mbetën plotësisht jashtë saj. Presidenti në largim i SHBA-së ka ecur përpara në rrugën e tij të unilateralizmit.

Më 8 dhjetor, ai nënshkroi një urdhër ekzekutiv, që urdhëron që amerikanët të vaksinohen para pjesës tjetër të botës. Problemi është se sipas “The New York Times”, muajin e shkuar Trump e humbi shansin për të porositur 100 milion doza të vaksinës së Pfizer.

Është e trishtueshme të shohësh gjithë këto konflikte mbi një çështje, që mund të kishte bashkuar planetin, për të luftuar një fatkeqësi që nuk njeh kufij. Është një mundësi e humbur që do të lërë pas gjurmë të thella, kur të vijë koha e bërjes së një bilanci. / “Internazionale” – Bota.al

Next Post
Dosja e “Shtëpisë së Verdhë”, UNMIK fsheh emrat e 8 bashkëpunëtorëve shqiptarë, mes tyre edhe policë nga Burreli

Prokurori shqiptar: Ja si e hetoi UNMIK “Shtëpinë e Verdhë”!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In