• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Diplomacia dhe fushëbeteja

by Ditmir Bushati
27/11/2025 22:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ditmir Bushati

Pavarësisht përpjekjeve amerikane, perspektiva e një armëpushimi në Ukrainë nuk duket ende në horizont. Kjo është përpjekja e tretë brenda vitit. Fillimisht, në shkurt me takimin e shumë komentuar në Shtëpinë e Bardhë mes presidentëve Trump dhe Zelensky. Më pas, në gusht në takimin në Alaska ndërmjet presidentëve Trump dhe Putin. Dhe së fundmi, me ‘Planin e Paqes’ si pikënisje për bisedime mes palëve.

Plani, i cili u hartua pa përfshirjen e ukrainasve dhe bashkërendimin e europianëve, pësoi ndryshime në takimin e Gjenevës mes aleatëve euro-amerikanë dhe ukrainasve.
Rusia ka bërë të qartë se refuzon çdo marrëveshje armëpushimi që nuk përmbush kërkesat e saj thelbësore për më shumë territor, çarmatimin në shkallë të gjerë dhe ndalimin e anëtarësimit të Ukrainës në NATO.

Ndërsa ukrainasit ndjehen disi më të lehtësuar pas takimit të Gjenevës dhe europianët këmbëngulin se askush nuk mund të flasë dhe vendosë për sovranitetin dhe sigurinë e tyre pa qenë të pranishëm në tryezë, kontaktet mes administratës amerikane dhe ruse vijojnë, me qëllim eksplorimin e rrugëve që do të siguronin një armëpushim dhe zgjidhje të qëndrueshme.

Megjithëse Shtëpia e Bardhë është e interesuar për të arritur një marrëveshje sa më shpejt të jetë e mundur, Rusia dhe Ukraina janë larg njëra-tjetrës. Qytetarët janë të drobitur nga lufta dhe pasojat e saj. Sipas një sondazhi të fundit të Gallupit, 69% e ukrainasve dëshirojnë një armëpushim dhe një fund të negociuar të luftës, kundrejt 24% të tyre që mbështesin vijimin e saj deri në fitore. Pothuajse e kundërta e asaj që mendonin ukrainasit dy vitet e para të luftës.

Është fakt i pamohueshëm se Ukraina po përballet me vështirësi financiare dhe demotivim të fuqisë mobilizuese në frontin e luftës. Nga ana tjetër, presioni ndaj Rusisë nuk ka arritur ende pikën kulmore, çka do ta detyronte Putinin për të pranuar një marrëveshje.

Çështjet më të diskutueshme lidhen me territorin nën pushtim, përdorimin e rusishtes si gjuhë zyrtare, anëtarësimin e ardhshëm të Ukrainës në NATO dhe BE, përdorimin e aseteve të ngrira ruse për rindërtimin e Ukrainës, garancitë e sigurisë në mënyrë që lufta të mos rindizet dhe modalitetet e mbikqyrjes së një marrëveshjeje të mundshme.

Për momentin është e paqartë se cilat janë garancitë e sigurisë që SHBA-të janë të gatshëm të ofrojnë dhe se si mund të rritet presioni ndaj Putinit për të pranuar një marrëveshje. Të përcëlluar nga marrëveshjet e arritura në të shkuarën, të cilat janë shkelur nga Rusia sistematikisht, ukrainasit kërkojnë që garancitë e sigurisë të SHBA-ve të kodifikohen në një vendimmarje të Kongresit amerikan. Mbështetja amerikane është e pazëvendësueshme për Ukrainën, sidomos në fushën e shërbimeve inteligjente dhe teknologjisë.

Europianët sërish u surprizuan nga lëvizjet e administratës amerikane sikurse ndodhi në shkurt dhe gusht. Reflekset reaguese sollën korrektimin e planeve të ofruara nga amerikanët, në mungesë të një plani konkret nga ana e tyre, duke harruar se vendi në tryzën e bisedimeve fitohet përmes veprimeve konkrete. Aq më tepër kur Europa mban mbi supe thuajse të gjithë faturën financiare të luftës në Ukrainë.

Europa ka nevojë për një plan të qartë për luftën e sotme dhe paqen e nesërme në kontinent. Diplomacia dhe ndërtimi e fuqizimi i kapaciteteve mbrojtëse, në kushtet kur Rusia ka zgjedhur luftën, duhet të ecin paralelisht. Për këtë, Europës i nevojitet aleanca me SHBA-të, sikundër një fitore e Rusisë në Ukrainë do të kishte pasoja më të mëdha, në planin afatgjatë, edhe për vetë SHBA-të.

Një prej kartave më të rëndësishme të Europës, për të qenë shkruese dhe jo konsumuese e historisë së saj, është përdorimi i aseteve të ngrira ruse: rreth 200 miliardë dollarë, që gjenden në llogaritë bankare kryesisht në Belgjikë. Kombinimi i sistemeve të përmirësuara të armëve për Ukrainën, mbështetja financiare dhe rinovimi i marrëveshjes me FMN, së bashku me përshkallëzimin e masave dhe sanksioneve ndaj Rusisë do t’i rriste kostot ekonomike për Putinin për vazhdimin e luftës. Pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme të diplomacisë për t’i dhënë fund luftës, duket se shumëçka do të përcaktohet në fushëbetejë.

Next Post
Pezullimi i Ballukut/ Dyrnjaja: SPAK gaboi, hera e parë që Gjykata Kushtetuese vihet në sprovë të tillë…

Pezullimi i Ballukut/ Dyrnjaja: SPAK gaboi, hera e parë që Gjykata Kushtetuese vihet në sprovë të tillë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vranësira mesatare deri të dendura, borë në male, moti për ditën e sotme

Vranësira dhe reshje shiu, si parashikohet moti për ditën e nesërme

February 11, 2026
U dënua me 1 vit burg për falsifikim dokumentesh, Luiz Ejlli apelon vendimin e Gjykatës së Fierit

Luizi bën parashikimin, tregon emrin e fituesit të Big Brother VIP 5

February 11, 2026
Trump takon sot Netanjahun në Shtëpinë e Bardhë, çfarë pritet nga bisedimet

Trump takon sot Netanjahun në Shtëpinë e Bardhë, çfarë pritet nga bisedimet

February 11, 2026
Begaj pret drejtorin e INL-së dhe të ngarkuarën me punë të SHBA-ve: Rikonfirmuam partneritetin tonë strategjik

Begaj pret drejtorin e INL-së dhe të ngarkuarën me punë të SHBA-ve: Rikonfirmuam partneritetin tonë strategjik

February 11, 2026
Zyrtari i lartë amerikan takime të rëndësishme në Tiranë/ Ambasada: SHBA të angazhuara për forcimin e partneritetit, bashkëpunim në Shqipëri për luftën kundër krimit

Zyrtari i lartë amerikan takime të rëndësishme në Tiranë/ Ambasada: SHBA të angazhuara për forcimin e partneritetit, bashkëpunim në Shqipëri për luftën kundër krimit

February 11, 2026
Paralajmërimi i analistit: Dënimi i krerëve të UÇK-së do të sjellë destabilizim

Paralajmërimi i analistit: Dënimi i krerëve të UÇK-së do të sjellë destabilizim

February 11, 2026
I akuzuar për trafik droge dhe grup kriminal, GJKKO dënon me 12 vite burg Astrit Balliun

I akuzuar për trafik droge dhe grup kriminal, GJKKO dënon me 12 vite burg Astrit Balliun

February 11, 2026
Të katërt u shuan në Itali, shqiptarët mbledhin për dy ditë mbi 75 mijë euro për funeralin e familjes Kola

Humbën jetën në mënyrë tragjike në Itali, trupat e katër pjesëtarëve të familjes Kola nisen drejt Shqipërisë

February 11, 2026
Zbulimi i fundit i shkencëtarëve: Si gripi mund të godasë zemrën dhe të shkaktojë infarkt

Zbulimi i fundit i shkencëtarëve: Si gripi mund të godasë zemrën dhe të shkaktojë infarkt

February 11, 2026
3 miliardë lekë për bujqësinë! Malaj, Salla dhe Sejko takim me bankat tregtare: Shtysë e re për garancinë sovrane dhe kreditimin e bujqësisë

3 miliardë lekë për bujqësinë! Malaj, Salla dhe Sejko takim me bankat tregtare: Shtysë e re për garancinë sovrane dhe kreditimin e bujqësisë

February 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In