• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Diplomaci pa ‘fusnotë’

by A R
15/09/2018 13:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ardit Rada

Qëndrimet e ndryshme të faktorit politik në Kosovës sa i përket ‘shkëmbimit të territoreve’ nuk shënojnë përçarjen më të madhe. Shqiptarët kanë gjetur në çdo kohë argumente për t’u grindur me njëri tjetrin. Jo sepse demokracia kërkon debat, por kryesisht për të marrë flamurin e komandantit në punët e mira, ose për ta penguar njëri-tjetrin në politikat që lidhen me interesa vetjake. Ama përçarja e klasës politike në lidhje me teorinë e Hashim Thaçit duket se do të shënojë një njollë në historinë e popullit të Kosovës. Të bardhë apo të zezë, kjo do të shihet…

Por duket se ka qenë pikërisht situata e krijuar nga presidenca e Thaçit që ka shtuar ece-jaket mes Tiranës dhe Prishtinës. Së pari ishin kosovarët që zhvilluan ‘pelegrinazh’ në selitë e Tiranës dhe sot, ministri Ditmir Bushati vizitoi kryeqytetin e Kosovës për të dhënë mesazhin zyrtar. Pavarësisht deklaratave nga Ilir Meta dhe Gramoz Ruçi, sot Tirana flet në kryeqytetin motër. Homologu i Bushatit, Behgjet Pacolli kërkoi ndërhyrjen e Shqipërisë në dialogun me Beogradin. Më saktë, ka kërkuar që Tirana të mos mbyllë sytë por të marrë rolin që i takon. Një deklaratë sa e fortë, po aq edhe e pritshme duke pasur parasysh se shqiptarët e Kosovës janë rritur me filozofinë se Tirana është mësuesja e Prishtinës dhe Prishtina është mësuesja e Shkupit.

Megjithatë, unifikimi i faktorit politik të Kosovës duket se është misioni i Tiranës në këtë histori që nisi në ditët e nxehta të gushtit. Më pas, roli që duhet të marrë Tirana është i paracaktuar në historinë e popullit shqiptar, por edhe në serinë e aleatëve të shtetit më të ri. Në formë simbolike, SHBA-të janë të parat që njohën pavarësinë dhe Shqipëria pasoi e dyta. E ndërsa Hashim Thaçi përpiqet të fshihet pas Amerikës në teorinë e tij dhe të Vuçiçit për korrigjim kufijsh, tashmë qeveria e Kosovës duket se pret fjalën e tokës amë.

Sigurisht që ndërhyrja publikisht e Shqipërisë qoftë edhe në rolin këshilluesit nuk i sjell asnjë dëm Kosovës. Deklaratat e Pacollit duhen lexuar drejtë, për aq kohë sa Kosova gjendet mes një çudie të padëgjuar më parë. Dhe ky propozim vjen nga goja e Presidentit të saj.

Çështja që mbetet për t’u diskutuar është se; a do të ndërhyjë vërtetë Tirana në dialog? Ministri Bushati konfirmoi sot se integriteti territorial është përparësi dhe se kufijtë nuk duhet të vihen në diskutim. Ky është një qëndrim i unifikuar me politikat e Bashkimit Evropian dhe të vetë kancelares Angela Merkel. Sa korrekt, po aq edhe realist kur merret parasysh sesa hapësirë ka Shqipëria që të ndikojë mbi Hashim Thaçin. Bushati ka theksuar edhe një herë se dialogu është një proces strategjik që kërkon kujdes.

Përmes mesazheve të sotme, diplomacia Shqiptare është pozicionuar qartazi se fati i territorit nuk mund të jetë në varësinë e dëshirave të një individi, aq më keq të serbëve. Ky është një mesazh i përcjellë në mes të Prishtinës pa rezerva, apo pa ‘fusnotë’ siç thonë shqiptarët e Kosovës.

© JavaNews.al

Next Post
I mori lekë qytetarit për të regjistruar pronën, arrestohet mashtruesja

Podgorie- Maliq/ Mësuesi rreh drejtorin e shkollës, policia nis hetimet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Champions League/ Porto “shkatërron” Napolin

Champions League/ Porto “shkatërron” Napolin

November 4, 2026
Gazetari paralajmëron: PD rrezikon të zhduket, opozita duhet të dalë me një kandidaturë të përbashkët në Tiranë

Gazetari paralajmëron: PD rrezikon të zhduket, opozita duhet të dalë me një kandidaturë të përbashkët në Tiranë

November 4, 2026
Zgjedhjet në SHBA, Merz nuk pret ndryshim nga Trump: Ka qeverisur duke anashkaluar Kongresin

Zgjedhjet në SHBA, Merz nuk pret ndryshim nga Trump: Ka qeverisur duke anashkaluar Kongresin

November 4, 2026
VIDEO/ Pas tensioneve në protestë, Edison Lika dhe Dritan Goxhaj lihen të lirë nga policia

VIDEO/ Pas tensioneve në protestë, Edison Lika dhe Dritan Goxhaj lihen të lirë nga policia

November 4, 2026
Disfata në zgjedhjet e mesmandatit/ Republikanët pranojnë humbjen: Rezultati shumë më i keq nga sa prisnim

Disfata në zgjedhjet e mesmandatit/ Republikanët pranojnë humbjen: Rezultati shumë më i keq nga sa prisnim

November 4, 2026
Sulmi kibernetik ndaj sistemit digjital të Bashkisë së Tiranës, Ristani: Të dhënat nuk janë prekur! Po forcojmë më tej infrastrukturën digjitale

Ristani: Zgjedhjet në SHBA, votë ndëshkimi ndaj Trumpit, demokratët fituan më shumë se pritej

November 4, 2026
Gjashtë shqiptarë në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, eksperti ngre shqetësimin për mungesën e strategjisë ndaj Diasporës

Gjashtë shqiptarë në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, eksperti ngre shqetësimin për mungesën e strategjisë ndaj Diasporës

November 4, 2026
69-vjeçari nën rrënojat e shpërthimit në Elbasan/ Komandanti i Emergjencave Civile jep detajet, ja çfarë tregojnë kamerat termike

69-vjeçari nën rrënojat e shpërthimit në Elbasan/ Komandanti i Emergjencave Civile jep detajet, ja çfarë tregojnë kamerat termike

November 4, 2026
“Me Saliun do kishim qëndruar në baltë”- Frrok Çupi: Berisha është vetë dhuna, është specie më vete dhe nuk e pranon tjetrin!

Çupi analizon humbjen e Trump, tregon pse demokratët u rikthyen në avantazh

November 4, 2026
Aksidenti në aksin Levan-Vlorë, humb jetën në spital 75-vjeçari (EMRI)

Aksidenti në aksin Levan-Vlorë, humb jetën në spital 75-vjeçari (EMRI)

November 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In