Pas largimit të mjekëve, edhe farmacistët dhe dentistët, kanë në objektiv, zhvendosjen e tyre në Gjermani.
Por ndryshe nga sa ndodh me mjekët, për profesionistët e tjerë konvertimi i diplomës është i vështirë dhe gati i pamundur.
Për shtetin gjerman, farmacistë dhe dentistët, konsiderohen rrezik për konkurrencën vendase.
“Mjeku shqiptar është i angazhuar në të gjitha nivelet e institucioneve publike gjermane, ku mjekët gjerman nuk janë të gatshëm si pasojë e nivelit të lartë të stresit, po kur bëhet fjalë që tregut gjerman lind një rrezik konkurrues siç janë farmacistët dhe dentistët aty ka më pak tolerance”,- tha Aurora Dollenberg, mjeke.
Pavarësisht kësaj, në vitet e fundit, numri i profesionistëve të shëndetësisë që kërkojnë një vend punë në vendet e Bashkimit Europian ka ardhur në rritje./m.j











