• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

A dinte gjë policia spanjolle? Pasojat e atentatit për Katalonjën

by Java News
19/08/2017 10:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Atentati në Barcelonë dhe incidenti në Cambrils mund të kenë pasoja në të ardhmen e Katalonjës. Përpjekjet për pavarësi mund të marrin një goditje të fortë. Një ditë para ngjarjeve pati kontrolle të pazakonta intensive të qarkullimit, në autostradën në drejtim të jugut.

Ato po kalonte edhe spanjolli Cesar Martinez, së bashku me familjen: “Njësi të armatosura na ndaluan së bashku me veturën, në autostradën A7 pranë Malagas. Na trajtuan si kriminelë dhe patëm ndjesinë se ka ndodhur diçka e keqe. Por me sa duket ajo ndodhi vetëm një ditë më vonë.”

A dinin gjë njësitë e policisë? Deri tani kjo, si shumë gjëra të tjera është e paqartë. Për shembull identiteti i dorasit. Drejtuesi i automjetit mori arratinë.

Në vend të tij u arrestuan dy të dyshuar të tjerë, një maroken 28 vjeçar dhe një person, që vjen nga eksklava spanjolle e Melilas – gjë që bën që të zhvendoset në fokus një aspekt tjetër: imigrimi që po rritet prej javësh nga Maroku në drejtim të bregdetit spanjoll dhe rritja e tensionit në enklavat spanjolle Ceuta dhe Melila.Për shkak të veprimeve të ashpra të Libisë kundër refugjatëve, tani po shtohet presioni ndaj Marokut. Përditë qindra refugjatë mbërrijnë me varkat e tyre në Andaluzi, midis pushuesve.

Shteti spanjoll tregohet i fuqishëm në Katalonjë

Ajo që duket qartë: Katalonja ka një problem sigurie. Gazeta katalanase “El Periodico” tërhoqi vëmendjen për këtë disa herë që vitin e kaluar.Ky rajon autonom, ka ashtu si Vendi i Baskëve një polici të vetën, “Mossos d’Esquadra”, shkurt “Mossos”. Ata kanë edhe një njësi të vetën antiterroriste, e cila, në teori, drejtohet nga Madridi. Prej muajsh, sipas medieve, ata nuk i respektojnë më udhëzimet e kryeqytetit spanjoll. Prandaj shumë shohin në atentat para së gjithash një gjë: Pa Spanjën, Katalonja është e pasigurtë.

Ky është edhe lajmi, që zëdhënësi spanjoll  i partisë PP në pushtet, Rafael Hernando, përcolli sot në televizion:”Tani ne kemi nevojë për përvojat e shtetit spanjoll në luftë kundër terrorizmit”.

Këto pohime përmbajnë një lajm të dyfishtë: “Mos kini frikë, ne do t’ju ndihmojmë” dhe “Katalanjës i duhet Spanja”. Në 11 shtator zhvillohet Diada, “festa kombëtare” e katalanëve dhe në 1 tetor do të organizohej referendumi për pavarësinë – i dyti në historinë e Katalonjës. Në bazë të kushtetutës spanjolle ai është ilegal dhe që herën e parë çoi në arrestim politikanësh të atjeshëm.

Me atentatin bëhet politikë

Mbi kokat e të vdekurve dhe të të plagosurve nis tani një luftë e egër e njësive policore, se kush e mban përgjegjësinë që ndodhi atentati dhe kush duhet t’i drejtojë hetimet. Kryeministri spanjoll Mariano Rajoy e shfrytëzoi momentin të enjten në darkë dhe shkoi në Barcelonë, ku  bëri thirrje për unitet kombëtar

 

Ai nuk kishte me vete një plan B për pavarësinë e synuar të katalanasve, por tani  mund të llogarisë se përpjekjet për pavarësi të qeverisë rajonale, përballë përmasave të atentatit, hë për hë do të ndërpriten, sepse katalanasit kanë shqetësime krejt të tjera.

Rajoy dëshmon se ka instinkt politik dhe ka bërë të ditur se njësia kombëtare antiterror – për shkak të historisë së luftës për liri të Etas baske, njësia më e madhe në Evropë – do të koordinojë hetimet dhe masat e tjera të sigurisë. “Kemi fituar shumë luftëra kundër terrorizmit, edhe këtë ne spanjollët do ta fitojmë”, tha Rajoy. Deri tani “Mossos” nuk kanë reaguar.(DW) (b.an)

Next Post
Cipras kërkon një tjetër reduktim të borxhit

Komunizmi fut në sherr Athinën me Brukselin: Po barazoni padrejtësisht nazizmin me lëvizjet çlirimtare!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Kemi çmimin më të lartë neto të hidrokarbureve në rajon”, Braçe në Kuvend: Një shoqatë ‘kartel’ kërcënoi sigurinë kombëtare

“Kemi çmimin më të lartë neto të hidrokarbureve në rajon”, Braçe në Kuvend: Një shoqatë ‘kartel’ kërcënoi sigurinë kombëtare

March 30, 2026
Vendim i papritur, trajneri që dështoi në play-off të Botërorit është gati të rinovojë kontratën pas Ukrainë-Shqipëri

Vendim i papritur, trajneri që dështoi në play-off të Botërorit është gati të rinovojë kontratën pas Ukrainë-Shqipëri

March 30, 2026
Pse nuk kandidojnë dy më të votuarit në PD, përballë Sali Berishës?

Pse nuk kandidojnë dy më të votuarit në PD, përballë Sali Berishës?

March 30, 2026
Kushtetuesja rrëzon kërkesën për mospjesëmarrjen e deputetëve në seancën për Presidentin

Kushtetuesja rrëzon kërkesën për mospjesëmarrjen e deputetëve në seancën për Presidentin

March 30, 2026
Kuvendi në seancë plenare, në rend të ditës problemet e zgjedhësve dhe transparenca e institucioneve

Kuvendi në seancë plenare, në rend të ditës problemet e zgjedhësve dhe transparenca e institucioneve

March 30, 2026
“Humbja me Poloninë dhemb”, Silvinjo flet para sfidës me Ukrainën

“Humbja me Poloninë dhemb”, Silvinjo flet para sfidës me Ukrainën

March 30, 2026
I dëboi nga PD, mesazhi i Berishës për të përjashtuarit: Moment pozitiv për partinë, nuk i duam në gjirin tonë

I dëboi nga PD, mesazhi i Berishës për të përjashtuarit: Moment pozitiv për partinë, nuk i duam në gjirin tonë

March 30, 2026
NATO kap raketën e katërt nga Irani drejt Turqisë

NATO kap raketën e katërt nga Irani drejt Turqisë

March 30, 2026
Roli i Trump në luhatjet e tregjeve të naftës

Roli i Trump në luhatjet e tregjeve të naftës

March 30, 2026
Konsultime për sigurinë dhe mbrojtjen në Bruksel midis BE-së dhe Kinës

Konsultime për sigurinë dhe mbrojtjen në Bruksel midis BE-së dhe Kinës

March 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In