• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, June 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Dinjiteti i gjyqësorit dhe dinjiteti i vendit

by S M
15/11/2016 11:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Skënder Minxhozi/

Unioni i Gjyqtarëve ka paraqitur më së fundi pranë Gjykatës Kushtetuese vërejtjet e tij për ligjin e vetingut. Këto kundërshti i shtohen pezullimit që kjo gjykatë i ka bërë këtij ligji, për të marrë një opinion shtesë nga Komisioni i Venecias, si dhe një shqyrtimi në vijim e sipër, lidhur me kushtetutshmërinë ose jo të ligjit në fjalë.

Siç shihet, janë kujdesur ta “blindojnë” më së miri procesin e verifikimit të figurës, pasurive dhe nivelit profesional të sistemit tonë të drejtësisë. Megjithëse në Bruksel, Komisioni Europian dhe nivelet e tjera politike, e kanë afishuar aplikimin e vetingut, si parakusht për hapjen e negociatave. Ndodhemi përballë rastit flagrant, kur një komunitet gjyqtarësh e prokurorësh, të mbështetur hapur ose heshturazi nga një segment jo i vogël i politikës (PD-LSI), po përpiqen të avancojnë dhe mbrojnë interesin e tyre të ngushtë, duke dëmtuar interesat madhore të të gjithë shqiptarëve.

Në kundërshtitë e tyre ndaj ligjit të vetingut, gjyqtarët shprehen se nuk mund të lejojnë që të shkelet dinjiteti i tyre. Si të tillë ata shohin edhe faktin që procesi kryhet nga institucione që nuk janë ngritur, sipas tyre, për të kryer këtë funksion. Dhe si për të zbuluar se i mendojnë gjërat njëlloj si kolegët e tyre prokurorë, gishtin e drejtojnë tek ILDKP. Aty ku prej ditësh po flitet për presion të shtuar të prokurorisë, për shkakun e thjeshtë se në sirtaret e këtij institucioni ndodhen mbi dhjetë mijë dosje deklarimi pasurish. Të cilat, edhe sot, pa asnjë paketë reforme apo ndryshim Kushtetute apo ligjesh, nxjerrin zbuluar kushedi sesa zyrtarë të të gjitha niveleve, anëtarë parlamenti, të ekzekutivit të djeshëm e të sotëm, por padyshim edhe dhjetra, në mos qindra gjyqtarë e prokurorë. Të cilët e dinë mirë sesi i kanë vënë paratë, vilat, kontot bankare dhe luksin në të cilin jetojnë.

Rrethimi që po i bëhet ligjit të vetingut është operacioni më i kalkuluar dhe më  koordinuar i imagjinueshëm, i sabotimit të reformës në drejtësi, duke shtyrë zbatimin e saj. Nëse doni të shihni se cilët kanë frikë nga goditja e reformës dhe cilët tremben se mund të jenë subjekti i saj, shihni listën e ankimuesve në dyert e Gjykatës Kushtetuese. Duke përfshirë si “ankimues” në këtë rast, edhe një pjesë vetë panelit të Kushtetuese, i cili e ngriu i pari ligjin e Vetingut. Komisioneri Hahn, ministrat e BE, europarlamentarët dhe ambasadorët e tyre në Tiranë mund të bërtasin sa të duan për rëndësinë e patjetërsueshme të reformës në drejtësi dhe nevojës së aplikimit sa më parë të saj, por këtu, në pazarin tonë të vogël ballkanik, fjalët e Europës i merr era.

Politika (një pjesë e saj), drejtësia dhe institucionet janë përfshirë me ngarkesë të plotë, për ta shtyrë sa më larg momentin e startit të reformës. Në pritje të ndonjë ndryshimi politik madhor (qoftë edhe një rënie e qeverisë aktuale, për të kaluar në një kabinet teknik para zgjedhjeve), qoftë me bjerrjen e zakonshme që i ndodh gjërave në këtë vend, ku gjithçka fillon me entusiazëm, por zbehet rrugës. Vetëm se problemi kësaj rradhe është pak më i komplikuar se herët e tjera: në 21 korrik reforma në drejtësi u votua për të qenë pjesë e Kushtetutës. Çka do të thotë se ajo tashmë e vështirë të anashkalohet, apo edhe të hollohet me ujë gjatë rrugës.

Next Post
Aksidentohet për vdekje këmbësori në Kashar, pranga shoferit të dehur në Durrës

Aksidentohet për vdekje këmbësori në Kashar, pranga shoferit të dehur në Durrës

Comments 1

  1. Milena says:
    10 years ago

    More Skender,me mire se gjygjtaret,prokuroret,kush mund ta kuptoje vetingun,me te gjitha anexet e veta.Specialistin e vene nga Rama,as gjykata e Strasburgut,nuk e pranoi( natyrisht se ishte shume I zoti) Dhe kur vete e pranon se as politika,as drejtesia dhe as institucionet ( se per cilet e ke fjalen e,len evasive) nuk ka besim te kjo reforme,atehere per se dhe kujt I duhet ajo?Apo se keshtu I teket Rames,Luse dhe Flokekuqes si cerdhe per zogjte?

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dita e sotme me diell në të gjithë territorin, vranësirat do jenë kalimtare. Ja sa do shënojë termometri

Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira të pakta, temperaturat minimale dhe maksimale

June 22, 2026
Rama për Al Jazeera: Nuk po e shesim Shqipërinë! Projekti në Zvërnec është një bekim për vendin

Rama reagon sërish për protestën: “Flamingot” do habiten se si ranë me kokë mes korbave…

June 22, 2026
Harmoni ngjyrash dhe formash/ 60 vepra të artistit Edmond Hysi ekspozohen në Durrës

Harmoni ngjyrash dhe formash/ 60 vepra të artistit Edmond Hysi ekspozohen në Durrës

June 21, 2026
VIDEOLAJM/ Dita e 22-të e protestës para Kryeministrisë, ja pjesëmarrja e tubuesve

VIDEOLAJM/ Dita e 22-të e protestës para Kryeministrisë, ja pjesëmarrja e tubuesve

June 21, 2026
Shqiptari i Luginës së Preshevës rri gatitu para xhandarit serb, por ja që merr turrin të shkojë në Tiranë për të protestuar kundër Edi Ramës

Shqiptari i Luginës së Preshevës rri gatitu para xhandarit serb, por ja që merr turrin të shkojë në Tiranë për të protestuar kundër Edi Ramës

June 21, 2026
VIDEO/ I bëri thirrje administratës që t’i bashkohet tubimit, protestueses ia ndërpresin fjalën

VIDEO/ I bëri thirrje administratës që t’i bashkohet tubimit, protestueses ia ndërpresin fjalën

June 21, 2026
Trump, një nuse që do te nusërojë për herë të dytë

Kali i pushtetit

June 21, 2026
Cili do ta fitojë i pari luftën, Bordi i Paqes apo Bordi i Transparencës?!

Protesta që e di cilët do të heqë nga puna, por jo cilët dëshëron të marrë në punë

June 21, 2026
I shkruan emrin mbi një kosh mbeturinash, reagon Ardit Bido: Albin Kurti, ç’punë kanë aktivistët e VV të më piketojnë?

I shkruan emrin mbi një kosh mbeturinash, reagon Ardit Bido: Albin Kurti, ç’punë kanë aktivistët e VV të më piketojnë?

June 21, 2026
“Epsteini” ynë

Mos ia hiqni Albin Kurtit meritat për protestat në Tiranë

June 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In