• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dinjitet nuk ka vetëm deputeti…

by Ylli Manjani
10/09/2026 09:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ylli Manjani

Ka një të vërtetë të thjeshtë në teorinë e dhunës: ajo nuk fillon me armën. Fillon me fjalën.

Kur, në ditët e para të asaj që u pagëzua me pompozitet “revolucioni i flamingove”, u detyrova t’u ktheja publikisht të sharën sharësve të dhunshëm, shumë njerëz m’u hodhën në qafë. Nuk i hidheshin sharësve, por mua. Arsyeja ishte komike:

“Duhej të ishe më etik.”

Pra, etika kërkohej nga ai që përgjigjej, jo nga ai që sulmonte.

Që në ditën e parë kam thënë se ky nuk ishte revolucion idesh. Ishte një fabrikë dhune. Si çdo revolucion tjetër që ndërtohet mbi urrejtjen, ai prodhoi menjëherë armën e tij të parë: sharjen. Nuk kishim as borxh, as hak, as hile me ta. Nuk ishim domosdoshmërisht kundër tyre. Thjesht refuzonim logjikën se dhuna mund të jetë metodë politike apo qytetare.

Koha e provoi atë lexim të parë që i bëra këtij revolucioni.

Sot askush nuk mund të thotë se nuk e sheh përshkallëzimin e dhunës. Nga sharjet në rrjetet sociale, te kërcënimet në telefon, te linçimi publik, te vezët, te gurët, te shkatërrimi i makinave të policisë dhe i automjeteve të deputetëve. Apo e harruat arkivolin dhe deklarimet me “plumb ballit”?! Mos na thoni se bllokimi i rrugëve nuk quhet dhunë e përshkallëzuar!

Dhuna pra, vetëm ndryshoi mjetin. Thelbi mbeti i njëjtë.

Problemi është se ne kemi një përkufizim disi primitiv të dhunës. Shqiptarët, në shumicë, quajnë dhunë vetëm atë që lë gjak. Nëse nuk ka armë, nuk ka viktimë. Nëse nuk ka hundë të thyer, buzë të çarë apo sy të nxirë nuk ka dhunues.

Ky është mashtrimi ynë kolektiv ndaj vetes.

Sharja publike është dhunë. Poshtërimi sistematik është dhunë. Fyerja e organizuar është dhunë. Sulmi ndaj dinjitetit të njeriut është forma e parë e dhunës. Pikërisht sepse synon të zhveshë tjetrin nga respekti, nga reputacioni, nga e drejta për të qenë i lirë dhe i barabartë në hapësirën publike.

Shoqëria jonë nuk e mbron dinjitetin, për fat të keq. Shteti edhe më për dreq. Prandaj nuk konsiderohet sharja si dhunë. Dinjiteti shihet si luks, jo si e drejtë.

Por ka edhe hipokrizi në këtë çështje.

Kur shaheshim ne, jo deputetët e jo zyrtarët, na predikohej etikë. Ata që shanin, i quanin aktivistë. Kur filluan të gjuajnë me vezë, i quanin protestues. Kur shkatërronin makina, e quanin revoltë qytetare. Kur filluan gurët ndaj policëve, quhej proporcionalitet. Kur bllokojnë rrugët e dhunojnë qytetarë, quhet demokraci.

Si ka mundësi që gjithmonë gjendet një justifikim për dhunuesin?!

Tani pyes: duhet të dhunohet fizikisht Iris Luarasi që shoqëria të bindet se sharjet publike ishin dhunë? Duhet të presim viktimën e radhës që të kuptojmë se dhuna nuk lind në momentin kur ngrihet grushti, por shumë më herët, kur normalizohet gjuha e urrejtjes?

Jo.

Nuk ka asnjë arsye që qytetari i zakonshëm të ketë më pak dinjitet se një deputet, një ministër apo një figurë publike. Kush shan një qytetar, ushtron po aq dhunë sa kur shan një politikan. Dinjiteti nuk matet me mandatin.

Dhe po, kur dikush të shan publikisht, ai ka hequr dorë i pari nga etika. Nuk mund të kërkojë pastaj imunitet moral për veten. Kush zgjedh sharjen si armë, nuk mund të ankohen kur merr përgjigje. Respekti është marrëdhënie reciproke, jo privilegj i dhunuesit.

Kush më shan, është i sharë!

Prandaj unë nuk kam pranuar dhe vijoj ti refuzoj leksionet etike nga militantët e dhunës. Nuk i hapet rruga asnjë budallai që mendon se mund të terrorizojë këdo me fyerje, linçim e kërcënime dhe pastaj të paraqitet si viktimë kur i kthehet përgjigjja.

Në e kuptoftë shteti, policia e drejtësia këtë gjë do jetë mirë për bashkëjetesën paqësore në shoqëri. Por në çdo rast e përsëris: kush më shan, është i sharë!

Revolucioni i flamingove nuk dështoi sepse i munguan idetë. Dështoi sepse zgjodhi dhunën si gjuhë. Dhe historia tregon se çdo revolucion që fillon me urrejtjen, përfundon duke ngrënë vetveten.

Dhuna nuk është vetëm plumbi. Dhuna është edhe fjala që përgatit plumbin.

Next Post
Vdekja e Giorgos Mazonakis, shkencëtarët grekë paralajmërojnë për trajtimet “kundër plakjes” -

Vdekja e Giorgos Mazonakis, shkencëtarët grekë paralajmërojnë për trajtimet kundër plakjes -

Comments 1

  1. Demo DUKATI says:
    2 months ago

    KM- Edi Rama, situata i ka dalë komplet jashtë kontrolli, dhe i ka kaluar të gjitha fazat e maturimit.
    Kjo gjë, është realizuar nga një regjizurë mjeshtrash, vetëm e vetëm, që Shqipëria mos të futet në BE dhe si rrjedhojë, të zhdukin Ramën nga pushteti. Këto janë në unison. Regjia kryesore është Vuçiç-Mitsotakis-Albin Kurti.
    A ka zgjidhje ?
    Zgjidhje ka.
    Shpata e Demokleut, që këputi nyjen gordiane.
    Vetëm me një të goditur shpate.
    Duhet gjetur zgjidhja, si puna e vezës së Kolombit.
    Rrugët e mënyrat, ti gjejë Rama me BE dhe SHBA. Pastaj të veprojë shqiptarçe.
    Nesër 11 shtator, çdo ditë pirdhet kjo punë akoma edhe më keq.
    Nuk ka më pritje, si puna e asajë që më 17 shtator zgjohet kuvendi për të parë rrogat e xhepistëve magjistër.
    Kjo është kulmi i anarkisë….

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama prezanton platformën “Pasqyrë Albania”: Asnjë ankesë s’do të humbasë më në ‘oqeanin e burokracisë’

Rama prezanton platformën “Pasqyrë Albania”: Asnjë ankesë s’do të humbasë më në ‘oqeanin e burokracisë’

November 1, 2026
Kolegji Zgjedhor vendos më 13 gusht për ndarjen e mandatit në Tiranë të “Nisma-Shqipëria Bëhet”

Sulmet e Lapajt, Shabani denoncon incidentin poshtë banesës: Prindërit e mi nuk e meritojnë këtë!

November 1, 2026
Aksident i rëndë në Berat, makina bie në humnerë. Ja informacionet e para të policisë

Makina del nga rruga dhe bie në humnerë, gjendet një pistoletë pranë mjetit, ja për çfarë dyshohet

November 1, 2026
Berisha: Me PD-në në pushtet, nafta sa në vendet fqinje dhe taksa e qarkullimit jashtë makinës

Berisha: Me PD-në në pushtet, nafta sa në vendet fqinje dhe taksa e qarkullimit jashtë makinës

November 1, 2026
Gjirokastër, finalizohet operacioni “Long Wait”. Arrestohen dy persona për trafikim emigrantësh

Gjirokastër, finalizohet operacioni “Long Wait”. Arrestohen dy persona për trafikim emigrantësh

November 1, 2026
Kremlini: Putin do t’i përgjigjej një telefonate nga Zelensky, Rusia kërkon negociata trepalëshe

Kremlini: Putin do t’i përgjigjej një telefonate nga Zelensky, Rusia kërkon negociata trepalëshe

November 1, 2026
Protesta dhe bllokime në Francë, nxënësit paralajmërojnë bojkotin e shkollave të mesme

Protesta dhe bllokime në Francë, nxënësit paralajmërojnë bojkotin e shkollave të mesme

November 1, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 2 Nëntor 2026

November 1, 2026
Shoqërohen në polici 4 gjimnazistë nga Durrësi në Malin e Zi: Incidenti pas simbolit të shqiponjës në Kotor

Shoqërohen në polici 4 gjimnazistë nga Durrësi në Malin e Zi: Incidenti pas simbolit të shqiponjës në Kotor

November 1, 2026
Zgjedhjet në Izrael/ 19 mandatet arabe mund të vendosin fatin e qeverisë, Eisenkot nis lëvizjen kundër Netanyahut

Zgjedhjet në Izrael/ 19 mandatet arabe mund të vendosin fatin e qeverisë, Eisenkot nis lëvizjen kundër Netanyahut

November 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In