• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Dinamika/ Si u ekzekutua me 18 plumba ‘ushtari’ i Bajrave! Zbardhet skeda kriminale e viktimës! Lëvizja e “çuditshme” e autorëve pas vrasjes

by S T
31/08/2024 09:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sërish Shkodra tronditet nga ekzekutimi në mes të ditës, në mes të dhjetëra kalimtarëve, në vëzhgimin e dhjetëra kamerave.

Vrasësit largohen si gjithnjë të qetë, ndërsa viktima, Elis Rroshkodoli mbi të cilin u qëllua me armë me silenciator, sipas policisë ka kryer krime jashtë vendi. Një person i ulur në tavolinë me të është dëshmitari okular, ndërsa atentatorët kanë lëvizur me një mjet me targa malazeze.

Nuk dihet itinerari, për shkak se mjeti, në fakt, nuk ka pasur targë të ngjitur, por e ka pasur brenda makinës, çka mund të jetë lëvizur menjëherë nga personat brenda mjetit.

Policia tha se viktima është një 36 vjeçar, me rekorde të shumta kriminale jashtë vendi, kryesisht në Belgjikë, por pa përmendur nëse i riu, i rritur jetim, të kishte probleme me drejtësinë apo me ndonjë grup kriminal në qytetin e Shkodrës. Hetimet janë përqendruar në pistën e hakmarrjes, ndërkohë që dyshimet e para sipas të dhënave që janë mbledhur në vendin e ngjarjes tregojnë se viktima të kishte qenë pjesë e grupit të Bajrajve!

VRASJA

Elis Rroshkodoli, 36 vjeç, u vra me armë zjarri ulur në një lokal në lagjen “Ahmet Haxhia” në Shkodër mesditën e kësaj të premte, konkretisht në orën 12.30! I riu ishte i shoqëruar nga një tjetër person në tavolinë, në momentin që pranë tyre u afrua një burrë i maskuar, i cili në drejtim të tij derdhi breshëri prej rreth 18 plumbash, duke e lënë të vdekur në vend.

Autori, identiteti i të cilit akoma nuk është zbuluar nga Policia e Shkodrës, është larguar me një automjet nga vendi i ngjarjes, për të cilin po punohet për të gjurmuar lëvizjet. Nuk përjashtohet mundësia që pjesë e atentatit të jenë edhe persona të tjerë. Blutë po punojnë për vëzhgimin e kamerave të sigurisë për të zbardhur detaje mbi ngjarjen e rëndë, pjesë u bënë edhe 2 grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë në ndjekje të autorit.

Ekspertët kriminalistë mblodhën çdo provë të mundshme brenda perimetrit të sigurisë, i cili mund të ndihmojë në identifikimin e agresorit. Rroshkodoli, me sa duket, i druhej një atentati të mundshëm, pasi në çantën e tij të dorës iu gjet një pistoletë me fishek në gojë, gati për qitje.

Viktima 36 vjeç nuk është emër i panjohur për blutë në Shkodër, ndërsa njihej si person tejet problematik brenda dhe jashtë vendit. Në vitin 2023, Elis Rroshkodoli plagosi me thikë një të ri rumun, periudhë në të cilën u arratis drejt Stambollit. Shqiptari u shpall në kërkim nga autoritetet rumune për plagosjen, sherri për të cilën nisi në një qebaptore mes Rroshkodolit dhe pronarit të një klubi nate.

36-vjeçari u ngrit nga tavolina dhe me një thikë qëlluar pronarin e lokalit. Në 2014-ën rezulton të jetë arrestuar bashkë me një grup shqiptarësh të tjerë për grabitje në Belgjikë. Policia tha se të atin, Kujtim Rroshkodoli, ia kanë vrarë në 1997-ën dhe më shumë se 10 vjet me parë viktima dyshohet se ka qenë autor edhe i plagosjes së 2 vëllezërve në Shkodër, por policia nuk bën me dije se kush janë të plagosurit.

POLICIA PËR NGJARJEN

Policia e Shkodrës, dje pak çaste pas ndodhjes së krimit bëri me dije zyrtarisht se: Rreth orës 12:30, në lagjen “Ahmet Haxhia”, në një lokal, dyshohet se një shtetas i paidentifikuar ka vrarë me armë zjarri shtetasin E. Rr., rreth 36 vjeç, banues në Shkodër. Me marrjen e njoftimit, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe drejtuesit e Drejtorisë dhe të Komisariatit të Policisë Shkodër. Në ndihmë të Policisë Vendore kanë shkuar dhe dy grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër dhe janë vënë në ndjekje të autorit.

Gjithashtu, është ngritur një grup hetimor i cili ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën intensive në bashkëpunim me Prokurorinë, për sigurimin e provave për dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje. Nga veprimet paraprake në vendin e ngjarjes, grupi hetimor ka gjetur në çantën e dorës të 36-vjeçarit E. Rr., 1 armë zjarri pistoletë me fishekë në fole gati për qitje. Vijojnë veprimet dhe kontrollet intensive, për identifikimin dhe kapjen e autorit”

HETIMET DHE DYSHIMET

Janë një mori të dhënash që janë klasifikuar menjëherë në lidhje me aktivitetin e viktimës së atentatit të djeshëm në mes të qytetit të Shkodrës. Policia që me sa duket ka qenë në dijeni të aktivitetit të të riut jashtë vendit, ka përjashtuar të ishte ndonjë hasmëri e mbartur nga ky aktivitet kriminal.

Sipas të dhënave jo zyrtare mësohet se Rroshkodoli kishte kohë që përflitej si i pozicionuar në krahun e grupit të Bajrajve, të cilët u goditën nga operacioni i Prokurorisë së Posaçme, Metamorfoza, ku një pjesë u vunë në pranga dhe një pjesë e këtij grupi, që kanë dalë në bisedat e zbardhura të SKY ECC, u shpallën në kërkim.

Policia ka hapur kamerat e lokalit dhe ka kuptuar se vrasësi ka qenë një person me maskë fytyre, ndaj edhe ka qëlluar pa iu trembur identifikimit. Janë marrë në pyetje disa persona që kanë qenë të pranishëm në lokal, të tjerë që janë shoqëruar rastësisht, por deri orëve të vona policia nuk ka asnjë të dyshuar si të përfshirë në ekzekutim. Prej vitesh qyteti i Shkodrës dhe jo vetëm, por edhe rrethinat, janë kthyer në një sheshbetejë hakmarrjesh për larje hesapesh, ndërsa të përfshirë në ngjarjet e përgjakshme ka rezultuar të jetë edhe policia dhe prokuroria.

SPAK ka zbardhur me mijëra faqe biseda mes kapove të grupit të Bajrajve, ndërkohë në pranga dhe nën akuza të rënda bashkë me ta janë edhe biznesmenë, ish-shefa policie, prokurorë dhe dyshimet bien edhe mbi zyrtarë të tjerë që vijojnë ende të jenë në detyrë.

Next Post
Shembet në tokë 57-vjeçari në Durrës, ndërron jetë pas një goditje në zemër

Tragjike në Tiranë/ 56-vjeçari po riparonte makinën, pret kokën aksidentakisht me gur fresibël dhe humb jetën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rritet sërish çmimi i naftës, qytetarët në Korçë kërkojnë më shumë kontroll mbi tregun

Rritet sërish çmimi i naftës, qytetarët në Korçë kërkojnë më shumë kontroll mbi tregun

August 2, 2026
Pesë kandidatët që mund të pasojnë Gianni Infantinon në krye të FIFA-s

Pesë kandidatët që mund të pasojnë Gianni Infantinon në krye të FIFA-s

August 2, 2026
Lamallari: Siguria rrugore mbetet prioritet, Smart City do të sjellë një standard të ri monitorimi

Lamallari: Siguria rrugore mbetet prioritet, Smart City do të sjellë një standard të ri monitorimi

August 2, 2026
Kurti shpreh gatishmëri për marrëveshje me LDK-në para seancës konstituive

Kurti shpreh gatishmëri për marrëveshje me LDK-në para seancës konstituive

August 2, 2026
Nën hetim dy mjekë në Tiranë, vonuan trajtimin e një të miture dhe i dëmtuan shëndetin gjatë operacionit

Pickimet, pikënisja e një infeksioni nëse neglizhohen, mjekët: Kërkoni ndihmë në kohë

August 2, 2026
“Më e keqja kaloi, por asgjë nuk ka përfunduar”, Ceuta rikthehet ngadalë në normalitet pas krizës së emigrantëve

“Më e keqja kaloi, por asgjë nuk ka përfunduar”, Ceuta rikthehet ngadalë në normalitet pas krizës së emigrantëve

August 2, 2026
Mbi 12 mijë shkelje të konstatuara në një javë, Policia Rrugore “blindon” Tiranën

Mbi 12 mijë shkelje të konstatuara në një javë, Policia Rrugore “blindon” Tiranën

August 2, 2026
Shqiptarët drejt atdheut | Ministria e Jashtme: Koordinim me Kroacinë e Malin e Zi për kalim më të shpejtë

Shqiptarët drejt atdheut | Ministria e Jashtme: Koordinim me Kroacinë e Malin e Zi për kalim më të shpejtë

August 2, 2026
SHBA-të shqyrtojnë blerjen e kompleksit në Londër ku Kina planifikon ambasadën e re

SHBA-të shqyrtojnë blerjen e kompleksit në Londër ku Kina planifikon ambasadën e re

August 2, 2026
Shkrirja me Fierin, kryebashkiaku i Patosit kundër: Renditemi të 10-ët në Shqipëri, pse të humbasim statusin?

Shkrirja me Fierin, kryebashkiaku i Patosit kundër: Renditemi të 10-ët në Shqipëri, pse të humbasim statusin?

August 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com