• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dinamika e masakrës së Klosit/ Autori kërcënoi dy efektivë policie brenda lokalit, më pas vrau babë e bir

by
14/10/2022 15:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një ditë pas krimit të rëndë në qytezën e Klosit, situata ishte e nderë. Banorët shprehen të habitur për atë që ndodhi duke e motivuar vrasjen e dyfishtë për shkak të konfliktit të momentit dhe në debat e sipër 39-vjeçari Fiqiri Mjeshtri mori armën dhe qëlloi në drejtim të dy burrave e dy djemve të tyre, me të cilët ishte takuar për t’u sqaruar mbi atë që kishte ndodhur me vajzën e tij adoleshente.

Gjatë ditës së djeshme, janë kryer ceremonitë mortore në dy familjet, njëra në fshat Dars, ku banonte Fiqiri Mjeshtri dhe vajza e tij, ndërsa familja Shira në fshatin Fullqet. Për shkak të gjendjes së rënduar emocionale pasi humbën dy njerëz të dashur brenda ditës, askush nga kjo familje nuk ka preferuar të flasë për mediat dhe ceremonia mortore është mbajtur larg kamerave të televizioneve. Panorama ishte e njëjtë edhe në fshatin Dars, ku mbeti i vrarë Fiqiri Mjeshtri, banorët e të cilit kishin dijeni për atë që po ndodhte.

DY EFEKTIVË NË VENDNGJARJE

Pas krimit të rëndë që shkaktoi dy viktima e dy të plagosur në gjendje të rënduar në Spitalin e Traumës në Tiranë, Policia ka marrë në mbrojtje familjet në konflikt nga frika e ndonjë hakmarrjeje të mundshme.

Gjithashtu, nga të dhënat nga vendi i ngjarjes, bëhet me dije se konfliktit në lokal gjatë së mërkurës, ka pasur edhe ngritje zëri, çka ka bërë dy efektivë Policie të shkojnë në vendin që do të shndërrohej më pas në arenë krimi. Efektivët e Komisariatit të Klosit kanë shkuar pranë tavolinës ku ndodheshin tre vëllezërit Mjeshtri dhe katër anëtarët e familjes Shira dhe Hasula, këta të fundit me lidhje farefisnore me njëritjetrin.

Njëri prej efektivëve sipas burimeve, ka vajtur pranë tavolinës ku ndodheshin 7 personat që po “sqaroheshin”. Madje, i ka pyetur pse po debatonin me zë të lartë. Fiqiri Mjeshtri u ka thënë atyre që të largoheshin sepse kishin bisedë miqësore. Efektivët janë larguar afro 20 metra nga vendi i ngjarjes, por kanë mbajtur nën vëzhgim njerëzit që po ziheshin me fjalor banal.

E megjithatë, efektivët nuk e kanë parandaluar krimin e rëndë. Pasi ka vrarë 17-vjeçarin dhe ka qëlluar ndaj babait të tij që ndërroi jetë më pas në spital, Fiqiri Mjeshtri u ka kërkuar efektivëve që të mos afrohen.

Besnik Mjeshtri, i shoqëruar dhe më pas i liruar nga Policia, ka deklaruar se dy adoleshentët kanë nisur të debatojnë me njëri-tjetrin në tavolinë lidhur me mesazhet që i kishin dërguar bashkëmoshatares së tyre, të cilat edhe i kishin printuar në fletë. I pranishëm aty ka qenë edhe autori Fiqiri Mjeshtri, i cili i ka kërkuar babait të Kenandos që të marrë vajzën e tij për djalit, por ky i fundit nuk ka pranuar duke thënë se adoleshentja ishte në një lidhje me Renato Hasulën.

Në debat e sipër, ai ka nxjerrë armën duke qëlluar në drejtim të Liri dhe Kenad Shirës (baba e bir), si edhe ndaj Eglantin Hasulës dhe djalit të tij, Renatos (po ashtu baba e bir). Besnik Mjeshtri rrëfeu se kur pa 17-vjeçarin Kenado të gjallë, shkoi e qëlloi sërish dhe i tha “ti nuk jeton më”.

“NJË PLUMB PËR VETEN”

Pasi qëlloi me armë zjarri në drejtim të katër personave me qëllim për t’i vrarë pasi i kishin cenuar nderin e vajzës së tij, Fiqiri Mjeshtri ka mbajtur vetëm një plumb në armën e llojit pistoletë. Nuk dihet ende nëse plumbi i vetëm ka mbetur aksidentalisht brenda armës, apo është ruajtur qëllimisht.

Pak momente më vonë, me atë plumb, 39-vjeçari i dha fund jetës. Ka qenë dëshmia e të afërmve të familjes së autorit, që e ka bërë të ditur diçka të tillë, duke hedhur dyshime se vrasja e Kenado Shirës dhe e babait të tij mund të ketë qenë e planifikuar që më herët.

/e.d

Next Post
Rrahu për vdekje fqinjin e tij ukrainas/ Policia arreston 39-vjeçarin shqiptar në Gjermani

Rrahu për vdekje fqinjin e tij ukrainas/ Policia arreston 39-vjeçarin shqiptar në Gjermani

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ish-prokurori Beci ngre dyshimet pas aksionit të SPAK: A po përdoren dosjet për përplasjen e klaneve brenda ekzekutivit?

Ish-prokurori Beci ngre dyshimet pas aksionit të SPAK: A po përdoren dosjet për përplasjen e klaneve brenda ekzekutivit?

September 23, 2026
Ish-producenti hollivudian Harvey Weinstein dënohet me 15 vite burg për sulmin seksual ndaj asistentes në 2006-ën!

Ish-producenti hollivudian Harvey Weinstein dënohet me 15 vite burg për sulmin seksual ndaj asistentes në 2006-ën!

September 23, 2026
“Detajet e dosjes së Vlora Hysenit, SPAK po bën një gjyq publik”- Rexhaj: Po tentohet të bindet publiku për fajësinë e protagonistëve

“Detajet e dosjes së Vlora Hysenit, SPAK po bën një gjyq publik”- Rexhaj: Po tentohet të bindet publiku për fajësinë e protagonistëve

September 23, 2026
Martin Leka kujton burgun me Nanon dhe Ramiz Alinë: Biseda me Dritëroin para se të arrestohesha

“SPAK ka marrë rolin e portaleve”- Analisti Leka: Publikon mesazhe me histori rozë e denigruese! Pse nuk merret me çështje madhore si 21 Janari?

September 23, 2026
Plas arma në Peqin, një i plagosur dërgohet në gjendje të rëndë në spital

EMRAT/ Plagosja me thikë në Tiranë, arrestohet i dyshuari! I plagosuri në gjendje të rëndë në spital, Policia jep detajet

September 23, 2026
“SPAK ka goditur shtetin, po merr përmasat e një puçi”- Meçe: Po nuk pati shërbim shteti, është i rrënuar!

“SPAK ka goditur shtetin, po merr përmasat e një puçi”- Meçe: Po nuk pati shërbim shteti, është i rrënuar!

September 23, 2026
“Pse drejtoreshë ndërmarrjeje është ajo?!”- Avokati Petraj për vendimin e GJKKO-SPAK: Rrallë ndodh në botë të jepen masa sigurie për shefat e Inteligjencës

“Pse drejtoreshë ndërmarrjeje është ajo?!”- Avokati Petraj për vendimin e GJKKO-SPAK: Rrallë ndodh në botë të jepen masa sigurie për shefat e Inteligjencës

September 23, 2026
PD-ja përgatitet për zgjedhjet lokale, kandidatët brenda fillimit të tetorit! Plan edhe për mocion mosbesimi ndaj Ramës

PD-ja përgatitet për zgjedhjet lokale, kandidatët brenda fillimit të tetorit! Plan edhe për mocion mosbesimi ndaj Ramës

September 23, 2026
Rasti i Vlora Hysenit, gazetari Kikia: Ka tri arsyet pse shefat e shërbimeve inteligjente përfshihen në spiunazh

Rasti i Vlora Hysenit, gazetari Kikia: Ka tri arsyet pse shefat e shërbimeve inteligjente përfshihen në spiunazh

September 23, 2026
“Kisha hajdutë në shtëpi, njëri ka vdekur”- Vrasja e shqiptarit do vidhte banesën në Itali, publikohet telefonata e pronarit me Policinë: U mbrojtja…

“Kisha hajdutë në shtëpi, njëri ka vdekur”- Vrasja e shqiptarit do vidhte banesën në Itali, publikohet telefonata e pronarit me Policinë: U mbrojtja…

September 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com