• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“Dimri i trazirave”/ OKB paralajmëron: Kërcënim i rrezikshëm për ndarje midis Perëndimit dhe Jugut!

by
20/09/2022 17:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, paralajmëroi sot para liderëve botërorë për një dimër të vështirë, për shkak së krizave të vazhdueshme që po prekin njerëzimin, duke nisur nga lufta në Ukrainë e deri te efektet e ndryshimeve klimatike.

“Kriza e fuqisë blerëse po shpërthen, besimi po humbet, pabarazitë janë në kulmin e tyre, planeti ynë është në zjarr”, tha Antonio Guterres në fjalimin e tij të hapjes në Asamblenë e Përgjithshme vjetore të OKB-së, raporton abcnews.al.

“Krizat e vazhdueshme po kërcënojnë të ardhmen e njerëzimit dhe fatin e planetit. Nuk po tallemi. Jemi në det të trazuar. Kemi para një dimër me pakënaqësi”, theksoi ai.

Pavarësisht nga rreziqet, komuniteti ndërkombëtar është “paralizuar”, vuri në dukje Guterres, duke përshkruar “një kërcënim për ndarje të rrezikshme midis Perëndimit dhe Jugut”.

“Ndarjet gjeopolitike janë duke minuar punën e Këshillit të Sigurimit, duke minuar ligjin ndërkombëtar, duke minuar besimin e njerëzve në institucionet demokratike,” shpjegoi ai.

“Nuk mund të vazhdojmë kështu”, theksoi ai.

Guterres u bëri thirrje vendeve të pasura që të tatojnë fitimet e sektorit të karburanteve fosile për të rishpërndarë të ardhurat tek vendet e prekura nga ndryshimet klimatike dhe tek popullsitë e goditura nga inflacioni.

“Sot, po u bëj thirrje të gjitha ekonomive të zhvilluara të tatojnë të ardhurat e papritura të kompanive të karburanteve” dhe t’i investojnë ato të ardhura në dy mënyra: në vendet e rrënuara nga humbjet dhe dëmet e shkaktuara nga ndryshimet klimatike dhe në segmente të popullsisë që përballen me vështirësi për shkak të rritjes së çmimit të ushqimit dhe energjisë”, tha Guterres.

/e.d

Next Post
Shteti gjen zgjidhjen ‘ideale’, bën thirrje: Bëni dush bashkë për të kursyer energji!

Shteti gjen zgjidhjen 'ideale', bën thirrje: Bëni dush bashkë për të kursyer energji!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO-LAJM/ Pamjet nga lart me dron, ja pjesëmarrja në protestën e sotme para Kryeministrisë!

VIDEO-LAJM/ Pamjet nga lart me dron, ja pjesëmarrja në protestën e sotme para Kryeministrisë!

October 21, 2026
Zelenskyy mbështet ‘ngrirjen’ e vijës së frontit si hap të parë drejt armëpushimit në Ukrainë

Zelenskyy mbështet ‘ngrirjen’ e vijës së frontit si hap të parë drejt armëpushimit në Ukrainë

October 21, 2026
Serbia arreston gjashtë persona, të dyshuar për planifikim sulmesh në ditën e zgjedhjeve

Serbia arreston gjashtë persona, të dyshuar për planifikim sulmesh në ditën e zgjedhjeve

October 21, 2026
OKB-ja kërkon mobilizimin e shteteve për t’u përballur me fenomenin El Ninjo

OKB-ja kërkon mobilizimin e shteteve për t’u përballur me fenomenin El Ninjo

October 21, 2026
Trump optimist për zgjedhjet e mesmandatit në SHBA: Do të shihni rezultate të mahnitshme

Trump optimist për zgjedhjet e mesmandatit në SHBA: Do të shihni rezultate të mahnitshme

October 21, 2026
“Dhuna, armiku i të gjithëve”- Rama mesazh gjatë udhëtimit drejt Samitit të Budvës: Dua dialog me këdo që beson se ‘jam i keq’! Reflektimi i Flamingove…

“Dhuna, armiku i të gjithëve”- Rama mesazh gjatë udhëtimit drejt Samitit të Budvës: Dua dialog me këdo që beson se ‘jam i keq’! Reflektimi i Flamingove…

October 21, 2026
Protestuesit sulmojnë Kryeministrinë edhe me gurë, Policia në gatishmëri, i paralajmëron të largohen dhe hedh ujë! (VIDEO)

Protestuesit sulmojnë Kryeministrinë edhe me gurë, Policia në gatishmëri, i paralajmëron të largohen dhe hedh ujë! (VIDEO)

October 21, 2026
“Berisha dha urdhër që ta zhdukte”- Flet djali i Remzi Hoxhës: 31 vite padrejtësi, kërkojmë eshtrat e babait!

“Berisha dha urdhër që ta zhdukte”- Flet djali i Remzi Hoxhës: 31 vite padrejtësi, kërkojmë eshtrat e babait!

October 21, 2026
Platforma e re digjitale e PD: Të instalosh të ardhmen, pa ç’instaluar të shkuarën

Sistemi nuk rrëzohet me teori konspirative

October 21, 2026
Athina në alarm, pas shpërthimit të parë gjendet dhe një tjetër çantë e dyshimtë në Pire, “blindohet” e gjithë zona!

Athina në alarm, pas shpërthimit të parë gjendet dhe një tjetër çantë e dyshimtë në Pire, “blindohet” e gjithë zona!

October 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In