• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Dimër të thatë dhe temperatura të ftohta/ Eurostat: Ndryshimet klimatike kanë ndikuar negativisht prodhimin bujqësor në Shqipëri

by Java News
16/01/2021 09:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ndryshimet klimatike vitet e fundit e kanë bërë dimrin më të thatë dhe i kanë zgjatur temperaturat e ftohta në të gjithë sezonin e pranverës deri në maj në Kontinentin Europian.

Këto ndryshime e kanë ndikuar negativisht prodhimin bujqësor kudo në Europë, duke përfshirë edhe Shqipërinë, raporton Eurostat. Dimri i butë, i cili favorizoi disa kultura bujqësore të sezonit, çoi në shkatërrim të tyre, kur temperaturat ranë në fillim të majit 2019 dhe 2020. Moti, me marsin dhe prillin të ngrohtë dhe majin e ftohtë, ndikoi në të korrat e verës.

Fidanët nuk u zhvilluan siç duhet, ose u dëmtuan prej thatësirës e më pas prej të ftohtit në të gjithë Europën. Shumë fermerë u përballën me punë të dyfishtë dhe kosto për zëvendësimin e tyre.

Më pas, shirat e dendura, moti i ftohtë në maj penguan rritjen e fidanëve të rimbjellë e për rrjedhojë prodhimet bujqësore dolën vonë në treg.

Eurostat vë në dukje se ndryshimi i motit kur dimri po zhvendoset në pranverë është përsëritur vitet e fundit. Bujqësia po preket në mënyrë të drejtpërdrejtë nga këto ndryshime.

Për shembull, vera e vitit 2019 ishte më e ngrohta e regjistruar në shumë vende europiane. Në Europën Qendrore, vera e vitit 2019 ishte më e ngrohta që prej vitit 1979. Shumica e shteteve të Europës u prekën nga disa valë të nxehtësisë, që nisën nga qershori dhe regjistruan temperatura të larta ditore maksimale (mbi 40⁰C) dhe përfshinë Francën Veriore, Beneluksin vendet dhe Gjermania Veriperëndimore.

Reshjet e shiut ishin nën mesataren në gjysmën jugore të Gadishullin Iberik, si dhe në Francën Veriore, pjesa më e madhe e Gjermanisë, Polonisë, Çekisë, Austrisë dhe Italisë dhe Ballkanit.

Prodhimet bujqësore dhe rendimenti i tyre u ndikua negativisht nga thatësira, sidomos në Rajonin e Mesdheut deri në Spanjë dhe më tej në Gjermani dhe Poloni.

Për kulturat verore (misri, luledielli, sheqeri panxhari, patatet), prodhimet ishin ndikuar negativisht nga moti i thatë.

Europa JugLindore, ku bën pjesë edhe Shqipëria u ndikua keq nga mungesa e reshjeve dhe temperaturat e larta gjatë pjesës më të madhe të verës.

Më herët në vitin 2018, vjeshta shumë e thatë në pjesën më madhe pjesë të Europës komplikoi mbjelljen e kulturave dimërore. Vjeshta e thatë dhe me temperatura të larta i kufizoi sipërfaqet e mbjella.

Ndryshimi klimatik, i cili vitet e fundit po zhvendos karakteristikat themelore të klimës po bëhet shkak për rënie te produktivitet në bujqësi./Monitor

g.kosovari

Next Post
“Nëse më lë do helmohem”/ Ky është 40-vjeçari i arrestuar pasi përdhunoi të miturën. Nëna e vajzës shokuar

“Nëse më lë do helmohem”/ Ky është 40-vjeçari i arrestuar pasi përdhunoi të miturën. Nëna e vajzës shokuar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump ngriti dolli për miqësinë me Kinën, gjithçka u bisedua mes dy liderëve

Trump ngriti dolli për miqësinë me Kinën, gjithçka u bisedua mes dy liderëve

September 25, 2026
Rregulla të reja në “Schengen”! Gjermania ul kuotën për punëtorët e huaj, preken dhe shqiptarët

Rregulla të reja në “Schengen”! Gjermania ul kuotën për punëtorët e huaj, preken dhe shqiptarët

September 25, 2026
“Paqja është kusht për zhvillimin ekonomik”, Rama flet në takimin e Këshillit Europian të Korporatave

“Paqja është kusht për zhvillimin ekonomik”, Rama flet në takimin e Këshillit Europian të Korporatave

September 25, 2026
“Drejtësia sot funksionon me 73.6% të kapacitetit”, Sadushi: Mungesa e gjyqtarëve, problemi themelor i sistemit

Përplasja për pagat, Sadushi: Vendimet e Kushtetueses të panegociueshme

September 25, 2026
Zbardhet sherri në Lezhë/ Babë e bir u konfliktuan me të plagosurin për pagesën e riparimit të automjetit

Zbardhet sherri në Lezhë/ Babë e bir u konfliktuan me të plagosurin për pagesën e riparimit të automjetit

September 25, 2026
“Nëna ime ishte kundër tij”, gruaja e Schumacher zbulon sekrete që do të donit t’i dinit

“Nëna ime ishte kundër tij”, gruaja e Schumacher zbulon sekrete që do të donit t’i dinit

September 25, 2026
Xi Jinping zhvillon bisedime me Donald Trump

Xi Jinping zhvillon bisedime me Donald Trump

September 25, 2026
DREJTËSIA/ Nesër hyjnë në fuqi ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale, rrudhen kompetencat e prokurorëve

Foreign Policy Journal: Reforma në drejtësi e Shqipërisë ka krijuar një pushtet pa llogaridhënie

September 25, 2026
Shpërndanin drogë në Lushnje, arrestohen dy persona. Sekuestrohen kokainë dhe armë zjarri

Shpërndanin drogë në Lushnje, arrestohen dy persona. Sekuestrohen kokainë dhe armë zjarri

September 25, 2026
Ministri i Jashtëm italian: Ndërhyrja e SHBA në Venezuelë është e ligjshme!

“Gratë me funde të gjata janë nëna më të mira”, deklarata e Tajanit shkakton reagime dhe protesta

September 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com