• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dilemat nacionalisto-djathiste të Ilir Metës

by Mero Baze
25/07/2022 20:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Procesi i shndërrimit të fraksionit të majtë të Partisë Socialiste, (LSI) në parti të djathtë nisi sot me një sër turbullimesh të vogla . Duke dashur të tregoj se si socialistët erdhën në pushtet më 2013 për “të shkatërruar Shqipërinë”, Agim Nesho, i cili është simbol i ndryshimit nga e majta ekstreme në të djathtën ekstreme, tha se Edi Rama erdhi në pushtet me aleancën e qelbësirave. Kjo është një shprehje që në fakt i dedikohet aleancës së Edi Ramës me LSI më 2013. Agimi i shkret e vuri pak sallën në siklet, por e kaloi.

Pastaj doli Ilir Meta që shpalli luftën e tij me Greqinë, duke akuzuar Lulzim Bashën se ka lidhur marrëveshjen e detit me Greqinë dhe Edi Ramën si bashkëpunëtor të tij, që po e çon çështjen në Hagë.

U vu pak në siklet në fakt, pasi Sali Berisha vazhdon ta mbroj marrëveshjen e detit 2009, dhe nuk e akuzon Lulzim Bashën për atë marrëveshje.

Pastaj u kujtua që dhe vet ka marr dekoratën më të lart të Greqisë atë të Kryqit të Art për shërbime ndaj Greqisë dhe u përpoq të kujtoj se i ka dhënë shtetësinë Hirësisë së tij Anastas, dhe lejen e Katedrales në Tiranë. D.m.th. në koshiencën e tij, këtë nder ja kishte bërë Greqisë, se atwhere ishte progrek, ndërkohë që Hirësia e tij Anastas është Kryepeshkop i Shqipërisë dhe katedralja në qendër të Tiranës nuk është e Greqisë por e besimtarëve tanë ortodoks.

Me sa duket dhe këtu do pak kohë të kaloj nga progrek në antigrek.

Pastaj kaloi tek Kosova. Aleanca e tij me Albin Kurtit dhe shoqëria e fort e javës së fundit me Vjosa Osmanin, një urrejtëse e sëmur e Shqipërisë, kishte bërë punën e vet. Kishin dizajnuar së bashku një plan se si të akuzonin Edi Ramën se po ndan Kosovën. Madje se si dhe rezoluta kundër hetimeve të Dick Martin, të quhej e pavlefshme, edhe pse ka një përpjekje ndërkombëtare për ta marrë atë në konsideratë dhe për të anuluar rezolutën e Asamblesë parlamentare të Këshillit të Evropës.

I vendosur të tregoj patriot , befas u kujtua për lidhjet e tij okulte me Serbinë, për bisedat me minsitrin e jashtëm rus, për dahsurinë e tij për Beogradin e vitit 2001, dhe filloi të justifikohej se dhe ai është për lëvizje të lirë në Ballkan apo për tregti të lirë, por nuk duron dot këtë “kujdesin” e Edi Ramës për Kosovën, i cili e bezdis me shumë se retorika antikorrupsion e Albinit.

Në fund u përpoq të shpaloste dhe vizionin e tij sovranist, dhe si shenjë sublime të përkushtimit tha se ishte gati të vdiste për Shqipërinë qysh nga ai moment.

Pati një heshtje në sallë, në pritje të aktit,…por nuk ndoshi asgjw. U pa që dhe ai ishte premtim i rremë.

Next Post
Do ta takoni Berishën? Meta shmang përgjigjen: Nga sot nis puna pa ndërprerje për “Partinë e Lirisë”! Brenda dy muajve mbyllim Konventën

Do ta takoni Berishën? Meta shmang përgjigjen: Nga sot nis puna pa ndërprerje për "Partinë e Lirisë"! Brenda dy muajve mbyllim Konventën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

November 7, 2026
“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

November 7, 2026
Ministria e Drejtësisë: Raporti i KE për Sundimin e Ligjit vlerëson progresin në konsolidimin e reformës

Shifrat/ Ministria e Drejtësisë publikon bilancin e Ndihmës Juridike Falas

November 7, 2026
Protesta e sotme në Tiranë, Balla: Bravo shërbimet e UKT-së për pastrimin e menjëhershëm të bulevardit!

Protesta e sotme në Tiranë, Balla: Bravo shërbimet e UKT-së për pastrimin e menjëhershëm të bulevardit!

November 7, 2026
Pas disfatës përballë studentëve, Vuçiç i rikthehet retorikës nacionaliste! Këndon për Kosovën: Askush s’mund të ma heqë nga shpirti

Pas disfatës përballë studentëve, Vuçiç i rikthehet retorikës nacionaliste! Këndon për Kosovën: Askush s’mund të ma heqë nga shpirti

November 7, 2026
“Bëhuni ndërtues urash”- Papa Leoni në Uruguai, mbi 40 mijë besimtarë mblidhen në Meshën e Shenjtë: Përcillni besim

“Bëhuni ndërtues urash”- Papa Leoni në Uruguai, mbi 40 mijë besimtarë mblidhen në Meshën e Shenjtë: Përcillni besim

November 7, 2026
VIDEO/ Ekstremi i djathtë europian zbret në Tiranë, influenceri holandez i bashkohet protestës: Jam këtu t’iu ndihmoj mos të bëheni si Perëndimi!

VIDEO/ Ekstremi i djathtë europian zbret në Tiranë, influenceri holandez i bashkohet protestës: Jam këtu t’iu ndihmoj mos të bëheni si Perëndimi!

November 7, 2026
Gara për kreun e PD-së në Korçë, selia blu lokale bëhet me kryetar të ri, ja kush është fituesi!

Gara për kreun e PD-së në Korçë, selia blu lokale bëhet me kryetar të ri, ja kush është fituesi!

November 7, 2026
Lajm i mirë për Kombëtaren, Strakosha rikthehet në stërvitje pas dy muajsh!

Lajm i mirë për Kombëtaren, Strakosha rikthehet në stërvitje pas dy muajsh!

November 7, 2026
Sulm masiv me mbi 100 dronë në Rusi, në shënjestër një nga rafineritë më të mëdha të naftës

Pavarësisht thirrjeve për paqe, Rusia nuk i ndal sulmet masive ndaj infrastrukturës ukrainase!

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In