• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dilemat ligjore, Kume: 18 Qershori duhet shfuqizuar me dispozitë kalimtare

by A R
20/05/2017 13:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pikëpyetjet për 25 qershorin, datë kjo e përcaktuar nga marrëveshja Rama-Basha për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare, janë të shumta sa i takon kuadrit ligjor, dekretit të presidentit por edhe afatit vetëm 29 ditor për organizimin e procesit.

Ish-kryetari i KQZ, Kristaq Kume, tha në studion e Report Tv se përpara dekretimit të 25 qershorit, nevojitet një dispozitë kalimtare në Kodin Zgjedhor për të shfuqizuar datën 18 qershor, të dekretuar nga Presidenti në dhjetor të 2016-ës.

“Nevojitet dispozitë kalimtare në Kodin Zgjedhor për të nxjerrë jashtë loje 18 qershorin, për të ricaktuar datën e zgjedhjeve në 25 qershor. Kushteuta ia ka deleguar për të përcaktuar datën, Presidentit, 9 muaj përpara përfundimit të mandatit dhe Presidenti e ka bërë në dhjetor të 2016.

Jemi në kushtet kur dakordësia politike është e tillë që nuk do zhvillohen zgjedhje në 18, por Presidenti duhet të angazhohet dhe të ndryshojë nenin e mëparshëm për të dekretuar një datë të tillë që nuk bie ndesh me kushtetutën sa i takon kohës që duhet të zhvillohen zgjedhjet.

Kushtetuta thotë se zgjedhjet duhet të kryhen brenda 2 të dielave të fundit të qershorit, pra Kodi ka përcaktuar këto dy data. Mes këtyre dy datave presidenti ka zgjedhur datën 18 qershor. I kërkohet Presidentit të ricaktojë datën sipas marrëveshjes politike”, u shpreh Kume.

“Pikëpyetje pse u anuluan koalicionet”
Konstitucionalisti i njohur ngre pikëpyetje sa i takon përjashtimit të koalicioneve nga zgjedhjet e ardhshme .

“S’e kuptoj pse nuk kanë caktuar datë dhe për regjistrimin e koalicioneve. Përsa kohë kjo është marrëveshja mes dy forcave, të cilat bëjnë mbi 84 vota, mundësinë reale e kanë për të bërë një gjë të tillë. Të mos lejojnë me ligj mosregjistrimin e koalicioneve, për mendimin tim nuk është normale.

Sigurisht që kjo fitojnë partitë e mëdha dhe të dobëta dalin partitë e vogla pasi do përplasen me partitë e mëdha”, theksoi Kume./a.m.

Next Post
Comey do të dëshmojë publikisht për Trump dhe ndërhyrjen ruse

Comey do të dëshmojë publikisht për Trump dhe ndërhyrjen ruse

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ergys Agasi reagoi nga qelia, analisti: “Divorc” me Vlora Hysenin, i janë hapur ‘portat e ferrit’! Shteti i gatshëm që…

Ergys Agasi reagoi nga qelia, analisti: “Divorc” me Vlora Hysenin, i janë hapur ‘portat e ferrit’! Shteti i gatshëm që…

September 29, 2026
Dosja e SHISH/ Basha: Vlora Hyseni ka qenë në kushtet e presionit! Ish-prokurori Karanxha: Rrezikohet jeta e bashkëpunëtorëve

Dosja e SHISH/ Basha: Vlora Hyseni ka qenë në kushtet e presionit! Ish-prokurori Karanxha: Rrezikohet jeta e bashkëpunëtorëve

September 29, 2026
Spanja shkatërron Kroacinë, shkëlqen katalanasi Yamal! Fitojnë Anglia dhe Zvicra, ja rezultatet e mbrëmjes në Ligën e Kombeve

Spanja shkatërron Kroacinë, shkëlqen katalanasi Yamal! Fitojnë Anglia dhe Zvicra, ja rezultatet e mbrëmjes në Ligën e Kombeve

September 29, 2026
Zjarr i madh pranë Urës së Kardhiqit, ndërhyrja shmang përhapjen e flakëve drejt banesave, digjen sipërfaqe të tëra me bimësi

Zjarr i madh pranë Urës së Kardhiqit, ndërhyrja shmang përhapjen e flakëve drejt banesave, digjen sipërfaqe të tëra me bimësi

September 29, 2026
Izraeli eliminon komandantin e Hamasit, 6 të vrarë nga bombardimet ajrore në Gaza!

Izraeli eliminon komandantin e Hamasit, 6 të vrarë nga bombardimet ajrore në Gaza!

September 29, 2026
Hungari: Dyshime për një atentat të rremë ndaj gazsjellësit për të ndihmuar Orbán në zgjedhje

Korrupsioni miliona dollarësh, 2 ish-ministra të qeverisë së Orbánit në telashe, arrestohen nën dyshimet për ryshfete

September 29, 2026
Liga e Kombeve/ Shqipëri për Europian! Kombëtarja fiton me ‘tripletë’ ndaj San Marinos dhe merr vendin e parë në grup (VIDEO)

Liga e Kombeve/ Shqipëri për Europian! Kombëtarja fiton me ‘tripletë’ ndaj San Marinos dhe merr vendin e parë në grup (VIDEO)

September 29, 2026
“Jo në emrin tim”/ Dënimet e ish-krerëve të UÇK-së, qytetarët kosovarë mblidhen për të 14-tën natë në Prishtinë dhe kërkojnë pafajësinë

“Jo në emrin tim”/ Dënimet e ish-krerëve të UÇK-së, qytetarët kosovarë mblidhen për të 14-tën natë në Prishtinë dhe kërkojnë pafajësinë

September 29, 2026
Koha televizive në muajin gusht, Opozita dhe Berisha dominojnë ekranin! AMA zbulon shifrat, PS vetëm 30,8%! (TABELAT)

Koha televizive në muajin gusht, Opozita dhe Berisha dominojnë ekranin! AMA zbulon shifrat, PS vetëm 30,8%! (TABELAT)

September 29, 2026
Zelensky: Ukraina e gatshme të respektojë armëpushimin 3-ditor të shpallur nga Putini -

Koreja e Jugut kërkon falje nga Ukraina pasi Zelensky zbuloi transferimin e dy ushtarëve koreano-veriorë!

September 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com