• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dilemat e Berishës për të vazhduar më tej

by Mero Baze
06/10/2023 20:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Duke lexuar sot Raportin e OSBE/ODIHR, sipas dëshirës së tij, në fakt Sali Berisha ka shfaqur për herë të parë zyrtarisht dorëzimin e tij për të vazhduar betejën më tej me Edi Ramën. Edhe pse e ka thënë shumë herë në të shkuarën gati për çdo kryeministër kundërshtar, sot e tha në mënyrë zyrtare se me Edi Ramën nuk fitojnë dot më zgjedhje.

Kjo deklaratë zyrtare e tij ka të mirat dhe të këqijat e saj për ndjekësit e tij.
E mira e kësaj është se tani ata e kanë të ndarë mendjen që nuk fitojnë dot zgjedhjet duke pasur në krye Berishën përballë Ramës pasi vet Berisha. E pranon që me atë nuk i fiton dot zgjedhjet.
Arsyet që u jep atyre që nga blerja e votës individit, blerja e popullit, blerja e ndërkombëtarëve, dhe në fund dhe blerja e Lulit, e bëjnë dhe më të errët tablon për ta.

Pra i bind ata më shumë se ai nuk e mund dot Edi Ramën dhe me këtë rast ata që do vazhdojnë të qëndrojnë me Berishën, janë opozitarë të qart, që nuk duan fitore por duan të jenë në opozitë. Pasi siç ka thënë dhe Dash Shehi ka dhe njerëz që kandidojnë të jenë në opozitë.

Po ashtu, një tjetër anë e mirë e kësaj deklarate zyrtare, është se askush nuk ka më pritshmëri për të fituar Berisha, por janë me sytë nga qielli mos i ndodh gjë Ramës. Dhe kjo nuk është pak. Sa do rroj dhe ai, një ditë do ti iki si gjithë të gjallët.

Ana negative e këtij procesi është që nuk deklaron dot bojkot të zgjedhjeve, që do të ishte normale. Nuk e deklaron dot, jo aq nga përvoja e vitit 2019, por më shumë nga fakti që çdo bojkot zgjedhjesh nga Berisha e lë vetëm Berishën. Është e qartë që Ilir Meta dhe Lulzim Basha mezi presin që Berisha të bojkotoj zgjedhjet dhe ata mbushin boshllëkun e tij, duke e zhdukur dhe “de jure” nga harta opozitare.

Për këtë arsye qëndrimi i sotëm zyrtar i Berishës ndaj të ardhmes së zgjedhjeve me Ramën vetëm sa rrit dëshpërimin e demokratëve që e mbështesin dhe i përgatit ata për humbje.

Natyrisht ka një opsion që mund të ngjall shpresë dhe ai është largimi i Berishës, dhe përballja e një lideri të ri me Ramën. Por Berisha nuk është gati për këtë, por as të mund Edi Ramën. E vetmja arritje që ka bërë, ështe sqarimi paraprak, që mos prisni prej tij të mund Ramën. Ndaj mos guxoni ta akuzoni pas zgjedhjeve.

Next Post
E akuzoi se është “pozicionuar kundër Kosovës”, Lajçak i përgjigjet Kurtit: Kur s’të pëlqen mesazhi, përpiqesh të sulmosh lajmëtarin

E akuzoi se është "pozicionuar kundër Kosovës”, Lajçak i përgjigjet Kurtit: Kur s’të pëlqen mesazhi, përpiqesh të sulmosh lajmëtarin

Comments 1

  1. L.Xh says:
    2 years ago

    Më në fund, Berisha e pranoi zyrtarisht që babai i mushkës, është gomari….me një fjalë, bëni çtë doni, flisni e pirdhni me gojë, sa tju çahet gurmazi, vrituni e prituni me njeri tjetrin, por unë (Sali Ramë Berisha) sa të kem frymë, do të jem në krye të SHQUP-it.
    Kush të dojë, le të rrijë, kush nuk do, të shikojë punën e tijë.
    Të lumtë goja o Sali, sa mirë fole sot.

    Reply

Leave a Reply to L.Xh Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Nga Washingtoni në Prishtinë, Rama ndan momentet më të veçanta të javës

FOTO/ Nga Washingtoni në Prishtinë, Rama ndan momentet më të veçanta të javës

February 22, 2026
Çmimet e hoteleve do të rriten, Shoqata e Turizmit: Përmirësojmë cilësinë e shërbimit

Çmimet e hoteleve do të rriten, Shoqata e Turizmit: Përmirësojmë cilësinë e shërbimit

February 22, 2026
“E kam përdorur, nuk më intereson fare”/ Del video e fshehtë, Keijsi “hedh poshtë” dashurinë për Inën, ish-banorja e Big Brother shtanget në studio

“E kam përdorur, nuk më intereson fare”/ Del video e fshehtë, Keijsi “hedh poshtë” dashurinë për Inën, ish-banorja e Big Brother shtanget në studio

February 22, 2026
Tonelata mbetjesh “pushtojnë” Liqenin e Kukësit pas reshjeve, ekspertët: Situatë alarmante, duhet ndërgjegjësim kolektiv

Tonelata mbetjesh “pushtojnë” Liqenin e Kukësit pas reshjeve, ekspertët: Situatë alarmante, duhet ndërgjegjësim kolektiv

February 22, 2026
Dita e sotme me kushte atmosferike të qëndrueshme, dielli do të dominojë në të gjithë vendin

Parashikimi i motit për ditën e hënë, ja çfarë ndodh me temperaturat

February 22, 2026
Tentoi të hynte me armë në rezidencën e Trump në Florida, zbulohet identiteti i të riut

Tentoi të hynte me armë në rezidencën e Trump në Florida, zbulohet identiteti i të riut

February 22, 2026
Pas segmentit rrugor në Librazhd, dëmtohen rëndë shtylla e tensionit të lartë dhe traseja e hekurudhës

Pas segmentit rrugor në Librazhd, dëmtohen rëndë shtylla e tensionit të lartë dhe traseja e hekurudhës

February 22, 2026
Ish-agjenti i CIA: SHBA mund të sulmojnë Iranin të hënën ose të martën

Ish-agjenti i CIA: SHBA mund të sulmojnë Iranin të hënën ose të martën

February 22, 2026
Bordi i Paqes dhe projeksioni strategjik i Shqipërisë

Bordi i Paqes dhe projeksioni strategjik i Shqipërisë

February 22, 2026
Banesa në Berat rrezikon shembjen! Çifti i të moshuarve apel për ndihmë: Rrojmë vetëm me pensione

Banesa në Berat rrezikon shembjen! Çifti i të moshuarve apel për ndihmë: Rrojmë vetëm me pensione

February 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In