• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dilema e vaksinës/ A mund të shtyhet doza e dytë?

by Java News
01/01/2021 10:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Numri i njerëzve të vaksinuar po rritet ngadalë – ende nuk ka vaksinë të mjaftueshme. Ekspertët këshillojnë si të vaksinohen shumë njerëz sa më shpejt të jetë e mundur. Një ide: doza e dytë të jepet më vonë.

Disa ditë pas fillimit, diskutimet rreth fushatës së vaksinimit në Gjermani vazhdojnë. Shkencëtarët po shqyrtojnë mundësinë që, si në Britaninë e Madhe, doza e dytë e nevojshme e vaksinimit të jepet më vonë, në mënyrë që të vaksinohen sa më shumë njerëz që të jetë e mundur me rezervat e pakta.

“Meqenëse intervali midis dy vaksinimeve me shumë gjasa mund të ndryshojë brenda kufijve të gjerë dhe mbrojtja është shumë e mirë edhe pas një vaksinimi, vlen të mendohet që në rastin e sasisë së pakët të dozave të vaksinave, doza e dytë të jepet më vonë,” thotë Thomas Mertens, kryetari i Komitetit të përhershëm të vaksinimit në Institutin Robert Koch. Sidoqoftë, kjo përbën një sfidë të re për planifikimin e vaksinimit të dytë, i cili në fund të fundit duhet të kryhet.

Virologu i Bonit, Hendrik Streeck kishte bërë një deklaratë të ngjashme në tv RTL. Të dhënat tregojnë se më shumë se gjysma e të vaksinuarve janë të mbrojtur nga sëmundja e rëndë pas vaksinimit të parë. Sidoqoftë, së pari duhet të ketë një diskutim në lidhje me një qasje të tillë. “Nuk është një vendim i lehtë, por do të ishte një mënyrë për të vaksinuar më shumë njerëz shpejt.”

Dymbëdhjetë javë në vend të tre javëve

Të mërkurën, Britania e Madhe dha një leje emergjente për vaksinën e kompanisë farmaceutike britanike-suedeze AstraZeneca dhe Universiteti i Oksfordit, vaksina e dytë pas asaj të Biontech/Pfizer. Në të njëjtën kohë, komisioni rekomandoi që sa më shumë njerëzve që të jetë e mundur t’u jepet vetëm doza e parë e vaksinës për të dyja vaksinat. Doza e dytë duhet të injektohet brenda dymbëdhjetë javësh në vend të dy deri në katër javë, siç qe planifikuar fillimisht.

Shumë ekspertë të Britanisë së Madhe e mirëpritën vendimin si një qasje të arsyeshme për përballimin e mungesës së vaksinës. Sidoqoftë, ata theksuan edhe se efektiviteti është më i vogël pas dozës së parë dhe duhet të vërehet nëse strategjia funksionon vërtet.

Peter Kremsner, Drejtor i Institutit për Mjekësi Tropikale në Universitetin Eberhard Karls në Tybingen, mendon se qasja britanike thelbësisht është shumë e arsyeshme. “Nëse efekti i vaksinimit të parë nuk zvogëlohet shpejt me kalimin e kohës, vaksinimi i dytë mund të ndodhë gjithashtu më vonë, për shembull pas gjashtë muajsh. Këtë ne nuk e dimë ende. Kështu është vepruar edhe me vaksinat e tjera.”

Schäuble kundër privilegjeve për të vaksinuarit

Ndërkohë, presidenti i Bundestagut, Wolfgang Schäuble është shprehur kundër trajtimit preferencial për njerëzit që janë vaksinuar kundër koronavirusit. “Trajtimi preferencial për njerëzit e vaksinuar mbart rrezikun e ndarjes së shoqërisë,” i tha politikani i CDU gazetës “Neue Osnabrücker Zeitung”.

Schäuble tha se nuk duhet të futet”asnjë pykë” midis atyre që janë vaksinuar tashmë dhe atyre që nuk janë vaksinuar. Ritmi i zhvillimit të vaksinave është “absolutisht mbresëlënës”. Kështu që ka shpresë që prodhimi të bëhet edhe më shpejt sesa pritej. Anëtarët e qeverisë federale si Ministri i Shëndetësisë Jens Spahn dhe Ministri i Brendshëm Horst Seehofer kishin bërë tashmë deklarata të ngjashme.

Aktualisht është e paqartë në çfarë mase mbron një vaksinim kundër Coronas me vaksinën e vetme të lejuar deri tani në Gjermani të Biontech-ut nga infektimi i njerëzve të tjerë, kur vetë je bërë imun ndaj virusit.

Next Post
Viti 2021, parashihet si viti i betejës fatale

Viti 2021, parashihet si viti i betejës fatale

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Qyteti” nën tokë i Durrësit/ Infrastruktura sekrete, që nuk u shfrytëzua kurrë për mbrojtjen civile

“Qyteti” nën tokë i Durrësit/ Infrastruktura sekrete, që nuk u shfrytëzua kurrë për mbrojtjen civile

March 15, 2026
Heshtja e Gërdecit – 18 vite pa drejtesi!

Heshtja e Gërdecit – 18 vite pa drejtesi!

March 15, 2026
Skuadrat nuk u dakordësuan për stadiumin e ri, UEFA anulon ‘Finalissiman’ mes Spanjës dhe Argjentinës

Skuadrat nuk u dakordësuan për stadiumin e ri, UEFA anulon ‘Finalissiman’ mes Spanjës dhe Argjentinës

March 15, 2026
Sonte nata e madhe e çmimeve Oscar 2026, këta janë filmat dhe aktorët që pritet të triumfojnë në Hollywood

Sonte nata e madhe e çmimeve Oscar 2026, këta janë filmat dhe aktorët që pritet të triumfojnë në Hollywood

March 15, 2026
Reforma në Arsimin Profesional/ Strategji e re kundër braktisjes së shkollës dhe filtra të rreptë për drejtuesit

Reforma në Arsimin Profesional/ Strategji e re kundër braktisjes së shkollës dhe filtra të rreptë për drejtuesit

March 15, 2026
Kriza në Lindjen e Mesme godet aviacionin, a do të fluturojmë më shtrenjtë këtë verë?

Kriza në Lindjen e Mesme godet aviacionin, a do të fluturojmë më shtrenjtë këtë verë?

March 15, 2026
Luftë në epokën e Inteligjencës Artificiale, rrjetet sociale përmbyten me video të rreme nga Lindja e Mesme

Luftë në epokën e Inteligjencës Artificiale, rrjetet sociale përmbyten me video të rreme nga Lindja e Mesme

March 15, 2026
Transporti i mallrave në Shqipëri kalon në sistemin elektronik/ Goditje kundër informalitetit dhe ulje e kostove

Transporti i mallrave në Shqipëri kalon në sistemin elektronik/ Goditje kundër informalitetit dhe ulje e kostove

March 15, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Dy standardet e drejtësisë së re, me familjen Berisha dhe familjen Veliaj

March 15, 2026
Një kujtim intim nga Highgrove, Princi William publikon një foto të rrallë të Princeshës Diana

Një kujtim intim nga Highgrove, Princi William publikon një foto të rrallë të Princeshës Diana

March 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In