Shkencëtarët po mundohen të gjejnë origjinën e Omicron, mutacionit të Covid që ka një ndryshim të frikshëm, sipas tyre në krahasim me variantin fillestar.
Te ky variant janë identifikuar 32 mutacione proteinike, që mund ta bëjnë rezistent ndaj të gjitha vaksinave aktuale.
Duke analizuar sekuencat e këtij mutacioni, shkencëtarët kanë vënë re se ka ngjashmëri në disa pjesë me virusin HIV/AIDS.
Kjo i ka shtyrë ata të besojnë se ky mutacion ka dalë nga një person i infektuar me Covid, në një kohë që ka qenë edhe bartës i HIV.
10 rastet e para variantit të ri të Covid u identifikuan në Botsvanë dhe Afrikën e Jugut, që të dyja vende me numër të lartë personash bartës së virusit HIV.