• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dilema e Metës: President apo opozitar

by Plator Nesturi
12/06/2021 11:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Plator Nesturi

Qëndrimi i parë publik i Metës pas shkarkimit të tij nga Parlamenti do tërhiqte natyrisht vëmendjen. Deri më tani pronoicimet kishin ardhur vetëm nga zyra e shtypit e presidencës, qëndrime që gjithsesi ishin shumë të ashpra si në ton dhe në fjalor. Çështja që përbënte kërshëri në daljen mediatike të Metës ish fakti se si duhet marrë, si President apo si ish-President i shkarkuar nga Parlamenti? Në deklaratën hyrëse, Meta i mëshoi se mbetej si i tillë dhe se do të qëndronte në detyrë deri sa t’i mbarojë afati.

Nuk është e para herë që e thotë këtë por gjithsesi kësaj rradhe kemi dhe një vendim të Kuvendit që ia mohon të drejtën e vijimit si kreu i shtetit. Pavarësisht kësaj Meta do të garantojë se mbetet në pritje të sezonit të ri parlamentar për të krijuar marrëdhënie të reja me maxhorancën por dhe me opozitën e re.

Deri këtu kemi një qëndrim për të dhënë imazhin e statistit, atë të kreut të presidencës dhe për këtë Meta kësaj rradhe ka mbajtur tone më të qeta dhe larg gjuhës agresive që jemi mësuar të shohim në muajt e fundit. Por nuk mjafton me kaq nëse analizojmë fjalën e tij. Meta nuk u paraqiti thjesht si vijues i detyrës së presidentit, por dhe si diccka më shumë, si vetë imazhi i opozitës. Në asnjë rast gjatë fjalës së tij nuk përmendi një rresht për opozitën aktuale, as fushatën e saj dhe as për qëndrimin e heshtur të PD lidhur me shkarkimin e Metës nga Kuvendi. Përkundrazi, Meta kërkoi të rimishërohej dhe si opozitë. Sipas tij, vetë shkarkimi i tij vjen si një hakmarrje se veç ai është imazhi opozitës dhe ish veç ai që ka dashur të mbrojë zgjedhjet e të ketë bërë denoncimet për shkeljet. Askush tjetër, përfshi dhe PD.

Veçse ky dyzim i tij, ku kalon herë në pozicionin e kreut të shtetit e herë në atë të opozitarit të vetëm, jo vetëm e nxjerr të vetmuar figurën e Ilir Metës, por dhe më shumë se kaq. Është ky dyzim, që nuk mund ta fshehë dhe në konferencën e fundit të tij, që jep shembullin më të mirë se vendimi i shkarkimit ka një bazë reale. Se nuk mund të jesh president e njëkohësisht të jesh dhe opozitar. Madje aq opozitar sa nuk të do as vetë opozita. Dhe një president që nuk është i vlefshëm e përfaqësues për askënd.

fjala.al

Next Post
‘Matematika’ nxjerr maturantët në protestë, bllokojnë rrugën para Ministrisë së Arsimit: Nëse s’plotësohen kërkesat tona, bojkot…

‘Matematika’ nxjerr maturantët në protestë, bllokojnë rrugën para Ministrisë së Arsimit: Nëse s'plotësohen kërkesat tona, bojkot...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
Emergjencë në Ishujt Kanarie nga fluksi i emigrantëve, kërkohet ndërhyrje urgjente nga Spanja dhe BE-ja

Emergjencë në Ishujt Kanarie nga fluksi i emigrantëve, kërkohet ndërhyrje urgjente nga Spanja dhe BE-ja

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In