• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, December 25, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dilema e Evi Kokalarit: Të garoj për kongresmene në SHBA, apo t’i futem 100% politikës në Shqipëri?!

by Java News
30/12/2022 18:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Evi Kokalari mendon të kthehet në politikën shqiptare, paraqet programin e saj
Në një status të saj aktivistja Evi Kokalari ka shprehur mendimet e saj të fundvitit.

Në postim Kokalari shkruan se po përtyp një kthim në politikën shqiptare duke shtuar se kur thotë kthim, flitet për 100% angazhim.

Statusi i plotë i Evi Kokalarit:

Mendime fundviti;

Po përtyp një kthim në politikën Shqiptare, dhe kur them kthim, flas 100% angazhim.

Në fakt, mbas zgjedhjeve të Nëntorit në Amerikë, kam debatuar shumë nëse duhet të vazhdoj dhe të përgatitem për t’ju futur një gare për Kongres, apo të kthehem në Shqipëri me qëllimin për të bërë një ndryshim rrënjësor në politikë atje.

Të zgjedhësh midis këtyre të dyjave nuk është e thjeshtë, sepse ne rradhë të parë Kongresi nuk është vetëm më prestigjoz, por dhe më interesant si eksperiencë, dhe nuk ka nder më të madh se ti shërbej një vendi që më ka dhënë cdo mundësi në jetë për të arritur këtu ku jam.

Nga ana tjetër, nëse vendos përfundimisht të kthehem në Shqipëri, them se mund të bëj një punë që do ketë një impakt shumë më të fortë se ajo në Kongresin Amerikan.

Kam kohë që them se “Shqiperia bëhet”, dhe shpresat i kisha të shumta tek PDja, derisa m’u desh të përballesha disa herë me manipulimet brenda pushtetit të partis vetë. Zhgënjimin tim tashmë e dini të gjithë.

Në fakt, një qeveri në Shqipëri ku do të kisha nje rol kyç, do të ishte shumë ndryshe – do të ishte një qeveri që do të punonte për një ndryshim rrënjësor të gjëndjes në vend. Ajo do të ishte një qeveri që në ditën e parë do ndryshonte disa nene të Kushtetutës, duke filluar me vendosjen e limitit të mandateve që një Kryeministër apo President mund të ketë. Ky është çelësi për ndalimin e korrupsionit qeveritar, ndalimin e individëve që vet-emërohen mbretër & perandor, dhe ndalon rotacionin e pushtetit midis një grupi prej tre-katër vetësh.

Një qeveri ku do të kisha një rol kyç, do të fokusohej tek dinjiteti i popullit, dhe kjo fillon duke respektuar identitetin tonë, rrënjët e të cilës duhet gjëndur të paktën tek Principatat e Arbrit dhe tek madhështia e Gjergj Kastriotit.
Një qeveri ku do të kisha një rol kyç, do mundësonte futjet e Shqipërisë në EU, dhe këtu ju garantoj që asnjë nga lojtarët e tanishëm nuk mund ta bëj një punë më dinjitoze dhe më të saktë se unë.

Një qeveri ku do të kisha një rol kyç, do ti kërkonte DASHit të një administrate Republikane, miratimin e një auditimi të vetingut në drejtësi, për arsye që tashmë i dimë të gjithë.

Një qeveri ku do të kisha një rol kyç, do të fokusohej në ndërtimin e klasës së mesme e cila u shkatërrua totalisht gjatë pushtimin otoman. Klasa e mesme është shtylla kurrizore e ekonomisë, dhe pa të, nuk mund të ëndërrojmë një Shqipëri më të mirë.
Një qeveri ku do të kisha një rol kyç do të dyfishonte (minimanilsht) pensionet për çdo Shqiptar që jeton në atdhe dhe është mbi 65 vjeç.

Një qeveri ku do të kisha një rol kyç do të bënte pjesë të edukimit gjimnazor fatkeqësitë që rregjimit komunist i solli këtij populli.
Një qeveri ku do të kisha një rol kyç, do të apelonte ligjin 7501 dhe do ti kthente pronën të zotit, bashkangjitur një dëmshpërblimi për këto 30 vitet e fundit.

Një qeveri ku do të kisha një rol kyç në mënyrë absolute do të mundësonte ndërtimin e spitaleve në cdo qytet, me ngrohje dhe aparatura moderne. (Imagjinoni si mund t’i kishim përdorur $430 millionshin e inceneratoreve?)

Një qeveri ku do të kisha një rol kyç, do ti ngrinte rrogën policisë në mënyrë që të forconte rregullin e ligjit.
Një qeveri ku do të kisha një rol kyç, do të kishte marrëdhënie diplomatike fantastike jo vetëm me Amerikën, por me të gjithë botën duke mundësuar ndihma të ndryshme që do të na jepni një shtyrje përpara.

Një qeveri ku do të kisha një rol kyç, do ishte gjithnjë në krahë të Kosovës, dhe do angazhohej totalisht për mundësimin e njohjes së saj nga shtetet që nuk e kanë bërë akoma, si dhe futjen e saj në OKB dhe EU.
Një qeveri ku do të kisha një rol kyç do të mbidhte dhe bashkonte të gjithë Shqiptarët dhe do kalonte përtej urrjetjes ndër-partiake që shohim çdo ditë në parlament.

Një qeveri ku do të kisha një rol kyç do ti kthente seriozitetin e plotë parlamentint dhe çdo institucioni shtetëror.
Kam shumë të tjera për të shtuar, por besoj se e kuptoni se për çfarë lloj impakti flas.
Dhe nëse përfundimisht kthehem, do të filloja një fushatë disa vjeçare, ashtu siç di dhe kam mësuar nga fushatat e Trumpit dhe të Kongresmenëve këtu.

E gjithë Shqipëria është sa katër zona elektorale Amerikane. Duke sjellë ndihmë me vete nga Partia Republikane, kam idenë, që mund t’ja dalim të ndryshojmë qeverinë, mentalitetin e politikës Shqiptare dhe si rrjedhojë Shqipërinë!!/m.j

Next Post
Tragjike/ Vdes në ambientin e një lokali 55-vjeçari në Korçë, dyshohet për…!

Përplasen 4 makina, 2 persona përfundojnë në spital në aksidentin e ndodhur në aksin Koplik-Hani i Hotit

Comments 1

  1. Safete Vokshi says:
    3 years ago

    Mos u bëj budalle.
    Këtu, këta të PD-së do të të shfrytëzojnë seksualisht si dhe duke të të marrë paratë dhe në fund do të të japin gishtin e mesit.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Djali sapo kishte nisur të belbëzonte fjalën baba”/ Rrëfimi i rrallë i bashkëshortes së Komisarit të vrarë, Ilir Ngresi

“Djali sapo kishte nisur të belbëzonte fjalën baba”/ Rrëfimi i rrallë i bashkëshortes së Komisarit të vrarë, Ilir Ngresi

December 25, 2025
“Fle, por nuk çlodhem”- Problemet e gjumit në moshat e mëdha 

Mos rreshtni kurrë së ëndërruari

December 25, 2025
Festat, ku i kalojnë shqiptarët? Eksperti: Korça dominon brenda vendit! Ja tre qytetet më të kërkuara në Evropë

Festat, ku i kalojnë shqiptarët? Eksperti: Korça dominon brenda vendit! Ja tre qytetet më të kërkuara në Evropë

December 25, 2025
“Jezusi është palestinez”/ Shkakton reagime të shumta në publik tabela e neonit e shfaqur në Times Square për Krishtlindje

“Jezusi është palestinez”/ Shkakton reagime të shumta në publik tabela e neonit e shfaqur në Times Square për Krishtlindje

December 25, 2025
Rritet fuqia e pasaportës shqiptare, renditet e 46-ta në botë! Mund të udhëtohet pa viza në 122 vende

Rritet fuqia e pasaportës shqiptare, renditet e 46-ta në botë! Mund të udhëtohet pa viza në 122 vende

December 25, 2025
VIDEO/ U akuzua për drogë, lirohet me kusht një ditë pas arrestimit presidenti i Fenerbahçe! Momenti kur përlotet para tifozëve

VIDEO/ U akuzua për drogë, lirohet me kusht një ditë pas arrestimit presidenti i Fenerbahçe! Momenti kur përlotet para tifozëve

December 25, 2025
Taulant Balla dhe ministrja Sala festojnë Krishtlindjen me fëmijët pa kujdes prindëror

Taulant Balla dhe ministrja Sala festojnë Krishtlindjen me fëmijët pa kujdes prindëror

December 25, 2025
Lufta nuk ndalet edhe në Krishtlindje, Ukraina dhe Rusia kryejnë sulme në territorin e njëra-tjetrës

Lufta nuk ndalet edhe në Krishtlindje, Ukraina dhe Rusia kryejnë sulme në territorin e njëra-tjetrës

December 25, 2025
Si lindi Shqipëria nga shkronjat dhe Kongresi i Manastirit

Si janë përdorur fetë nga burrat kundër grave

December 25, 2025
“Gjysma e Shqipërisë jashtë vendit, ekonomia nën presion”

“Gjysma e Shqipërisë jashtë vendit, ekonomia nën presion”

December 25, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com