• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, May 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

“Dikush qëllonte me kallash, nëna më tha: Eja, se kanë vrarë Altinin”

by
25/09/2015 11:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Dikush qëllonte me kallash, nëna më tha: Eja, se kanë vrarë Altinin”

Vetëm gjysmë ore para mesditës të 23 shtatorit, të paktën 100 banorë të Mamurrasit u ndodhën në mes të plumbave, kur bandat lanin hesapet e prostitucionit, por nga shkëmbimi i zjarrit u prekën edhe kalimtarë të rastit. Një prej tyre ishte 30-vjeçari Altin Çoku, i cili po qëndronte pranë bashkisë bashkë me nënën e tij, kur u ndodh në mes të breshërive të plumbave. Vëllai i tij, Gjon Çoku dëshmitar në vendin e ngjarjes, tregon momentet kur pa një person që qëllonte me kallashnikov dhe më pas të vëllain shtrirë në tokë. Vetë Altini ndodhet në kurë intensive në katin e tretë të kirurgjisë të spitalit të Traumës dhe vetëm sa belbëzon, për shkak të plagës së rëndë në bark. Plumbi i ka prekur veshkën, por i ka dëmtuar edhe organe të tjera jetësore. Më herët, teksa transportohej për në spital ai kishte thënë për policinë se ndodhej rastësisht mes dy grupeve. Për fatin e mirë të tij, mjekët e kanë siguruar që është jashtë rrezikut për jetën, teksa pranë i qëndrojnë vëllezërit dhe nëna, të cilët përkujdesen për të. Ish-emigrant në Greqi, Altin Qoku nuk ka pasur asnjë lidhje apo njohje të mëparshme me personat e përfshirë në konflikt. Përveç tij, këtë fakt e konfirmojnë edhe familjarët dhe policia, e cila nuk e ka përfshirë në listën e personave të implikuar në këtë ngjarje. Familjarët janë siguruar nga mjekët që Altini e ka kaluar rrezikun për jetën dhe shpresojnë në përmirësimin sa më parë të shëndetit të tij.

Nëna

Nëna e të plagosurit, bashkë me vëllain e tij, 31-vjeçarin Gjon Çoku, kishin qenë dëshmitarë në masakrën e pardjeshme, kur Mahmurrasi u terrorizua nga të shtënat me kallashnikov. Të dy rrëfejnë momentet kur u ndodhën mes breshërisë dhe tregojnë përjetimin e çasteve kur panë të plagosur Altinin dhe e sollën me urgjencë në spitalin e Traumës, në Tiranë. Nëna siguron se ishte bashkë me të birin, kur ia qëlluan para syve dhe mohon çdolloj lidhjeje me fisin Mamli apo Tafa. “M’u këput djali para syve dhe kur e pashë që i rridhte gjak nga barku mendova se ma vranë. Ai nuk ka asnjë faj, ka punuar gjithë jetën në Greqi, nuk i njeh ata që bënë sherrin. Ishte rastësisht aty, ishim bashkë”, thotë ajo. Vetë i plagosuri ishte shprehur në polici se mbante mend vetëm momentin kur kishte ndier dhimbje në bark. “Nuk njoh as Enrik, as Naim dhe as Dorian. Isha në punën time”, mësohet të jetë shprehur ai për oficerët e Policisë Gjyqësore.

Vëllai

Gjon Çoku ka shumë për të treguar rreth përfshirjes aksidentale të të vëllait në masakrën e djeshme, por më tepër ai shfaq pakënaqësi për sjelljen e autoriteteve shëndetësore dhe policore në lidhje me këtë rast. Faktin që Altini ishte rastësor në këtë përleshje ai e argumenton me një takim që ishte lënë mes tyre pranë bashkisë. “Unë po vija me furgon nga Laçi për në Mamurras, pasi kisha blerë disa ilaçe. Kisha lënë takim me Altinin dhe me nënën. Ata po më prisnin te stacioni i furgonave, afër bashkisë”, thotë 31-vjeçari. Këtu nis edhe saga e gjatë e vuajtjeve të familjes Çoku. Kur pyetet se çfarë pa në momentet kur mbërriti në vendin e takimit, Gjoni përgjigjet se “Isha në pjesën e pasme të furgonit dhe kur po afroheshim atje dëgjova të shtëna. Shoferi i dha gaz, nuk ndaloi te vendi, por iku edhe 150 metra më larg, duke na thënë “po gjujn në kallash. Ktheva kokën prapa dhe pashë një person me kallashnikov në dorë, teksa furgoni ishte në ecje. Nga ana dilte flakë dhe tym”. Pasi zbriti nga furgoni, Gjoni u turr drejt të vëllait dhe ndërkohë telefonoi nënën, e cila ndodhej bashkë me Altinin. “Nëna më tha kanë vrarë Altinin po hajde shpejt”, rrëfen 31-vjeçari. Momentet pasuese ishin tmerrësisht të dhimbshme për 3 pjesëtarët e familjes Çoku. Gjoni thotë se kur po afrohej në vendngjarje, personi me automatik po largohej, ndërsa pa disa të shtrirë përtokë. “Njërit i rridhte gjak nga goja. Aty ishin mbi 100 persona, sepse ishin 3 lokale afër dhe u mblodhën shumë njerëz. Të gjithë bërtisnin ooo ambulancën, policia, ku jeni”, thotë dëshmitari. Më pas ai thotë se të vëllain po ia transportonte një i panjohur drejt qendrës shëndetësore dhe të dy e dërguan me urgjencë. “Rrugës vëllai bërtiste oo më vranë, s’kam pikë kusuri. Në qendrën shëndetësore ishin mbledhur shumë njerëz, por vëllain tim nuk e preku askush me dorë, vetëm sa i lidhën një çarçaf në bark për t’i ndaluar gjakderdhjen”, thotë Gjon Çoku. Ai shton se pasi e sollën në Tiranë, e kishin mbajtur për 8 orë në polici, teksa i vëllai kishte nevojë për gjak. Mbi të gjitha, Gjon Çoku shpreson në përmirësimin e gjendjes shëndetësore të të vëllait./ Gazeta Shqip

Next Post

Skandali Volkswagen, ja pesë pikat që duhet të dini

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zgjidhet kreu i Dhomës së Avokatisë, vështirësi gjatë procesit të votimit

Zgjidhet kreu i Dhomës së Avokatisë, vështirësi gjatë procesit të votimit

May 22, 2026
Grabitja e argjendarisë në Kamëz, lihet në burg me afat i dyshuari si i përfshirë

Grabitja e argjendarisë në Kamëz, lihet në burg me afat i dyshuari si i përfshirë

May 22, 2026
Turi çiklistik i Shqipërisë 2026, i transmetuar ekskluzivisht në Digitalb, ka përfunduar sot me etapën e 5-të dhe të fundit.    Sipas itinerarit të përpiluar nga Federata Shqiptare e Çiklizmit, etapa e 5-të nisi në Vlorë dhe përfundoi në Fier, ku është kurorëzuar dhe fituesi i këtij edicioni të 83-të.  Policia rrugore e Fierit njoftoi bllokime të përkohshme në disa akse rrugore nga ora 10:00 deri në 13:15 duke kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve për mbarëvajtjen e këtij aktiviteti.

Turi çiklistik i Shqipërisë 2026, i transmetuar ekskluzivisht në Digitalb, ka përfunduar sot me etapën e 5-të dhe të fundit. Sipas itinerarit të përpiluar nga Federata Shqiptare e Çiklizmit, etapa e 5-të nisi në Vlorë dhe përfundoi në Fier, ku është kurorëzuar dhe fituesi i këtij edicioni të 83-të. Policia rrugore e Fierit njoftoi bllokime të përkohshme në disa akse rrugore nga ora 10:00 deri në 13:15 duke kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve për mbarëvajtjen e këtij aktiviteti.

May 22, 2026
Mbyllet në Fier Turi Çiklistik i Shqipërisë, holandezi Niels Reemeijer shpallet fitues i gjithë kompeticionit

Mbyllet në Fier Turi Çiklistik i Shqipërisë, holandezi Niels Reemeijer shpallet fitues i gjithë kompeticionit

May 22, 2026
“Duam t’ju marrim hakun!”, Rama i mahnitur nga pritja në Japoni, fton kryeministren Takaichi në Shqipëri

“Duam t’ju marrim hakun!”, Rama i mahnitur nga pritja në Japoni, fton kryeministren Takaichi në Shqipëri

May 22, 2026
Sot Bajram, por qytetarët “dynden” drejt plazheve. Radhë kilometrike automjetesh

“Do të shembim mbikalimin e Rinasit”, Karakaçi: Zgjidhet trafiku në rrugën Tiranë-Durrës

May 22, 2026
Martin Leka: PS e ka marrë seriozisht fushatën në Tiranë, PD e papërgatitur dhe pa kandidat

“Miratimi i IBAR, sukses i madh për Shqipërinë”/ Martin Leka: Jemi në rrugën e duhur të integrimit

May 22, 2026
I humbur prej dy ditësh/ Operacion kërkimi në Devoll, shpëtohet i moshuari

I humbur prej dy ditësh/ Operacion kërkimi në Devoll, shpëtohet i moshuari

May 22, 2026
Karakaçi: Në 2027-ën do të kemi vijën e parë hekurudhore funksionale në Shqipëri!

Karakaçi: Në 2027-ën do të kemi vijën e parë hekurudhore funksionale në Shqipëri!

May 22, 2026
Kapet me 2 kallashnikovë dhe municion luftarak 43-vjeçari në Fier

Kapet me 2 kallashnikovë dhe municion luftarak 43-vjeçari në Fier

May 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In