• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dikush duhet t’i mbrojë shqiptarët prej Sali Berishës

by Mero Baze
10/03/2020 19:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Të gjithë po biem dakord, se më i rrezikshëm se koronavirusi, është përhapja e panikut. Dhe më e ndyrë se përhapja e panikut, është përhapja e qëllimshme e panikut. Në Shqipëri është vetëm një emër që po e bën këtë. Sali Berisha!

Facebooku i tij është një makinë paniku që punon 24 orë me ligësi dhe këmbëngulje për të terrorizuar qytetarët. Postimi i tij i sotëm për një paciente në Durrës që po mbahej aty se nuk kishte ambulancë dhe kishte infektuar gjithë spitalin, apo ai i një dite më pare, ku sipas tij, të prekurit nga koronavirusi mbaheshin në një pavion më 100 të sëmurë të tjerë, video e montuar e mjekëve iranianë që vallëzonin, si ilustrim denigrues për Urgjencën e Tiranës etj, janë vetëm pak episode nga beteja  e tij e ligë, e pashpirt dhe e pamposhtur, për të kthyer panikun në një armë vrasëse, me shpresë që bashkë me popullin, do të vrasë dhe armikun  e tij Edi Rama.

Ky njeri nuk është i çmendur. Ka bërë plot çmenduri në jetë, por i ka bërë të gjitha nga ligësia dhe etja për pushtet.

Ky njeri nuk është as budalla. Ka bërë plot marrëzira në jetë, por dhe ato i ka bërë nga ligësia dhe etja për pushtet.

Ky njeri nuk dëmton askënd përveç vetes në kohë paqe, me ligësinë e tij, me shpifjet e tij, me sulmet e ulëta dhe gjuhën e ndyrë të ligjërimit politik. Përkundrazi, u bën nder kundërshtarëve dhe zhyt veten gjithnjë e më më thellë në llumin që ka prodhuar vetë.

Por në këto orë të vështira për shqiptarët, kur beteja me koronavirusin ka si armik kryesor panikun, ky është kthyer po nga ligësia dhe etja për pushtet, në një gjenerues paniku, për qëllime të liga politike.

Për fat, ne kemi një ligj që të penalizon për përhapje paniku në situata të jashtëzakonshme. U aplikuan vetëm si paralajmërim pas tërmetit, dhe patën efketin e tyre.

Nuk e di çfarë pret Prokuroria që të mbyllë ligjërisht Facebook-un e Sali Berishës, nën akuzën për terrorizëm dhe ta vendosë atë para përgjegjësisë ligjore, si përhapës paniku.

E kuptoj hijen e rëndë që ka mbi shumë prokurorë liliputë. E kuptoj që nuk e thërrasin dot e ta pyesin, pse vrau më 21 janar apo si varrosi djali i tij 26 vetë më 2008 në Gërdec.

Por tani nuk bëhet fjalë për karrigen e  tij, por për shqiptarët që po bombardohen orë pas ore prej tij me bomba tymuese, për t’i mbytur nga paniku.

Merrni secilin prej postimeve të tij, kë ta mendoni vetë, hetojeni dhe do të zbuloni se është një gënjeshtër me qëllim që të ngjallë panik. I plotëson gjithë kushtet e ngritjes së akuzës për përhapje paniku.

Kjo nuk nuk ka lidhje me qëndrimin e opozitës. Opozita zyrtare ka qëndrim korrekt. Lulzim Basha megjithë tepërimet e kuptueshme, nën presionin e Sali Berishës, ka shkuar deri tek budallallëku i maskave të skaduara.

Por nuk ka përhapur panik. Nuk ka bërë asnjë thirrje të papërgjegjshme publike dhe mbi të gjitha, nuk ka manipuluar me ndonjë fakt në mënyrë të qëllimshme për përhapje paniku.

Edhe Ilir Meta, që nuk është fort në terezi, ka bërë vetëm një budallallëk të parrezikshëm, ka ngritur dhe ai një Task Forcë, që ta ketë për të grumbulluar ankesa. Por së paku nuk i kthen ankesat e delirantëve në bomba paniku.

Sali Berisha, i cili po të ishte njeri normal, do vishte bluzën e bardhë e të shkonte vullnetar në spital, ka veshur helmetën e luftës kundër mjekëve dhe infermierëve shqiptarë, që po përballen si heronj me koronavirusin.

Ai po shpif orë e minutë ndaj tyre, ndaj punës së tyre, ndaj betejës së tyre, duke shpresuar se sa më shumë shqiptarë të vdesin, aq më mirë është për të.

Natyrisht që nuk vjen gjë prej gojës së tij, pasi shqiptarët për fat nuk janë në dorë të tij, por e vetmja gjë që e bën atë të rrezikshëm, është përhapja e panikut.

Dikush duhet t’i mbrojë shqiptarët prej tij, tani që janë përballë dy rreziqeve, koronavirusit dhe SaliVirusit. Të dy luftohen duke i futur në karantinë.

Next Post
Video/ Manastirliu shpërndan mesazhin e gazetares: Dilni nga kafenetë, kujdes higjenën…

Video/ Manastirliu shpërndan mesazhin e gazetares: Dilni nga kafenetë, kujdes higjenën…

Comments 1

  1. Lili says:
    6 years ago

    Bisedoni me Bordin e Facebook per ta mbyllur faqen e Berishes vrastar e gjakatar

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Vajza të jashtëzakonshme në Tiranë”, Norvegjia nis hetimet ndaj ish-kryeministrit për lidhjet e tij me Epstein

“Vajza të jashtëzakonshme në Tiranë”, Norvegjia nis hetimet ndaj ish-kryeministrit për lidhjet e tij me Epstein

February 6, 2026
Zv.sekretari amerikan pas takimit me Peleshin: Rrisim bashkëpunimin për sigurinë dhe biznesin

Zv.sekretari amerikan pas takimit me Peleshin: Rrisim bashkëpunimin për sigurinë dhe biznesin

February 6, 2026
Kanadaja hap konsullatën e parë në Groenlandë pas deklaratave të Trump

Kanadaja hap konsullatën e parë në Groenlandë pas deklaratave të Trump

February 6, 2026
Uzina e çelikut drejt mbylljes? Burime: Shumë punëtorëve iu është ndërprerë kontrata e punës

Mbetjet nga Tajlanda, zhvillohet sot seanca për masat e sigurisë për 20 të arrestuarit

February 6, 2026
Arrestohet 19-vjeçari në Shkodër, i gjenden mbi 164 mijë euro të falsifikuara në shtëpi

Arrestohet 19-vjeçari në Shkodër, i gjenden mbi 164 mijë euro të falsifikuara në shtëpi

February 6, 2026
Shtrëngata dhe erëra të forta në Durrës, Bashkia thirrje qytetarëve: Kini kujdes maksimal

Shtrëngata dhe erëra të forta në Durrës, Bashkia thirrje qytetarëve: Kini kujdes maksimal

February 6, 2026
Rritja e pagave për ushtarakët, Vengu: Synojmë nivelin e NATO-s

Rritja e pagave për ushtarakët, Vengu: Synojmë nivelin e NATO-s

February 6, 2026
Nisin sot Lojërat Olimpike Dimërore, kush janë katër skiatorët që përfaqësojnë Shqipërinë

Nisin sot Lojërat Olimpike Dimërore, kush janë katër skiatorët që përfaqësojnë Shqipërinë

February 6, 2026
Zhduket prej 5 ditësh nëna e prezantueses amerikane, dyshohet për rrëmbim. FBI ofron shpërblim prej 50,000 dollarësh

Zhduket prej 5 ditësh nëna e prezantueses amerikane, dyshohet për rrëmbim. FBI ofron shpërblim prej 50,000 dollarësh

February 6, 2026
“Veliaj paguan avokatë të huaj”, zbardhet audio e akuzave të Dumanit dhe Dados para GJKKO

“Veliaj paguan avokatë të huaj”, zbardhet audio e akuzave të Dumanit dhe Dados para GJKKO

February 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In