• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Dikur yje, tani të dështuar

by A R
23/10/2015 09:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Të gjithë yjet e Hollivudit e dëshirojnë rolin kryesor në filmat hit, por këtyre yjeve që do t’i prezantojmë, tashmë një kohë të gjatë nuk po u shkon asgjë për dore. Shtëpitë filmike u paguajnë miliona, por filmat e tyre dështojnë në kinema. Ryan Reynolds suksesin më të madh e ka arritur me filmin “Engagement” dhe kjo falë koleges së tij Sandra Bullock. Të gjithë kanë pritur shumë nga ai kur e ka fituar rolin kryesor në filmin “Green Lantern”, por ky projekt ka dëshpëruar shikuesit dhe kritikët, prandaj ai më nuk po arrin të gjejë role të mëdha.

Meg Ryan ishte mbretëreshë e komedive romantike të cilat i adhuronin të gjithë. Për fat të keq, tani e përcjell reputacioni i një të varure ndaj operacioneve plastike, e cila ka ndërruar përshkrimin personal. Dhe kjo ka rezultuar në dështimet e saj filmike. Bukuroshja australiane Nicole Kidman, dikur konsiderohej si njëra nga aktoret më të mira në Hollivud dhe rolin në filmin “Hour”, i kishte sjellë edhe çmimin Oskar.

Mirëpo, viteve të fundit, praktikisht asnjë film i saj nuk ka arritur sukses. Johnny Depp dikur radhiste sukses pas suksesi me paraqitjet në filma hit. E adhurojnë të gjitha gjeneratat, por pas angazhimit në filmat “Pirates of Caribean”, e tëra ka ndryshuar.

Edhe pse si kapiteni Jack i ka sjellë fitime të mëdha kompanisë “Disney”, asnjë film tjetër nuk ka arritur të pushtoj zemrat e publikut. Shumica kanë besuar se pas roleve në komeditë romantike “Pretty Woman” dhe “Erin Bronkowich”, për Julia Roberts nuk do të kishte krizë. Mirëpo, përveç disa roleve dytësore në filma të dështuar, ajo nuk ka pasur ndonjë angazhim të madh në projekte filmike të Hollivudit.

Next Post

Kuvendi rimblidhet, opozita paralajmëron bllokim

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com