• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Dikur thonin ajo e përdala, e degjeneruara”/ Lekatari: Ka shumë frikë në shoqërinë shqiptare, unë nuk paguhem…!

by Java News
02/07/2022 21:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zhaklin Lekatari, gazetare e aktiviste e ftuar sot në emisionin “Fol me mua”  të Rovena Dilos në Fax News u shpreh se pavarësisht se është paragjykuar shumë kur nisi të fliste hapur mbi problematikat e shoqërisë shqiptare apo temat që konsideroheshin ‘tabu’, tashmë njerëzit kanë filluar të kuptojnë se ajo po i qëndron një vije logjike dhe të vërtetës.

Lekatari u shpreh gjatë intervistës se shoqëria shqiptare ka shumë fenomene negative sepse shumica e njerëzve nuk pranojnë gabimet e tyre dhe arrijnë në fazën e “breakdown”.

Si themeluese e blogut të vetëm me përmbajtje seksuale në Shqipëri ajo tha se i mbron të drejtat e grave jo se financohet nga dikush por sepse kërkon të thotë të vërtetën dhe të kontribuojë në emancipimin e shoqërisë shqiptare.

Pjesë nga intervista:

Lekatari: Shoqëria jonë është hipokrite por emëruesi i përbashkët është frika dhe mos pranimi i vetes, me gabimet që ke bërë. Por herët ose vonë do të kesh një breakdoën, prandaj këtu ka shumë fenomene negative, dhunë, vetvrasje, pedofili. Nuk bëhen statistika këtu, 97% të vrasësve në botë janë burra që vrasin gratë. Mënyra si edukojmë fëmijët bën që të kemi këtë shoqëri.

Pyetje: Si ia bën me këta që të shajnë?

Lekatari: Ka ndryshuar situata vitet e fundit, më parë kisha më shumë njerëz që më krijonin bllokadë, më thonin ajo e degjeneruara, e përdala. Ndoshta se isha më e përulur, në atë punën time por tani këta thonë prit se nuk po e bën për tu bërë e famshme, por një njeri që ka një kontribut dhe ndoshta e ka mirë.

Në fund të ditës ka një vijë llogjike të cilës po i qëndron, tani e ndjej dashurinë e publikut, sidomos gratë dhe vajzat. Sa herë flasim për dhunën apo virgjërinë nuk ka angazhim nga institucionet. Nëse ne edukojmë dhe fuqizojmë vajzat, shoqëria është e zhvilluar.

Pyetje: Ke menduar të botosh libërtha që u shërbejnë njerëzve për tu informuar?

Lekatari: Kam shkruar diçka, nuk e kam botuar se nuk ndihesha gati. Doja të jem e maturuar, sepse edukimi seksual lidhet me filozofinë, shkencën etj etj. Jam goditur shumë në këto daljet e fundit mediatike, më dukej sikur më kishin vendosur në turrën e druve dhe më akuzonin, kisha frikë nëse publiku do perceptonte ngjarjen nuk e dija a po i bëja ballë dot këtij sulmi.

Por thashë rri me krenari dhe mos lejo të të zhvlerësojnë dhe rezultati ishte shumë i mirë. Nuk po më jep Soros para për të mbrojtur të drejtat e grave apo komunitetit LGBT, por unë dal dhe them të vërtetën, unë nuk dal dot kundër gjinisë time./m.j

Next Post

Mbi “rëndësinë” e pjesëmarrjes së Metës në festën e Ambasadës dhe “parëndësinë” e SHBA për opozitën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aleati i Putinit paralajmëron fuqitë europiane: Rusia mund të përdorë marinën për të mbrojtur anijet e saj

Aleati i Putinit paralajmëron fuqitë europiane: Rusia mund të përdorë marinën për të mbrojtur anijet e saj

February 17, 2026
VIDEO/ 1 metër dëborë në rrugën Qafë Thore-Theth, ARRSH: Shoferët kujdes të shtuar gjatë udhëtimeve

Ortekët bllokojnë aksin Qafë Thore-Theth, ARRSH: Rrezikshmëri e lartë, shmangni lëvizjet

February 17, 2026
“Kënga e fatmirësisë” shënon mbrëmjen festive të Galasë së Pranverës 2026

“Kënga e fatmirësisë” shënon mbrëmjen festive të Galasë së Pranverës 2026

February 17, 2026
“Newborn” rrethohet me hekura, simbolikë kundër gjyqit në Hagë: Kosova e burgosur

“Newborn” rrethohet me hekura, simbolikë kundër gjyqit në Hagë: Kosova e burgosur

February 17, 2026
Pavarësia / Osmani: Kosova u ndërtua mbi sakrificën e brezave; Kurti: Lëvizja pa viza dhe aplikimi në BE, arritje që na bëjnë krenarë

Pavarësia / Osmani: Kosova u ndërtua mbi sakrificën e brezave; Kurti: Lëvizja pa viza dhe aplikimi në BE, arritje që na bëjnë krenarë

February 17, 2026
SPAK pezulloi Erion Ismailin si nëndrejtor i Policisë së Tiranës, ja kush komandohet në vend të tij

SPAK pezulloi Erion Ismailin si nëndrejtor i Policisë së Tiranës, ja kush komandohet në vend të tij

February 17, 2026
Manovra e mazhorancës, lakmuesi i një reforme të re në drejtësi?

Manovra e mazhorancës, lakmuesi i një reforme të re në drejtësi?

February 17, 2026
Nga deklarimi i llogarisë bankare te faturat e fiskalizuara, si do aplikohet për kompensimin e DIVA

Nga deklarimi i llogarisë bankare te faturat e fiskalizuara, si do aplikohet për kompensimin e DIVA

February 17, 2026
Beqiri: Dumani u shfaq i dobët. Dosjet që po i zënë pluhur, s’ia ka fajin Policia e Shtetit

Nuk ka më pezullime ministrash!/ Beqiri: Kushtetuesja u pozicionua politikisht

February 17, 2026
Për 1 vit pandemi, shqiptarët kursyen në banka 740 milionë $

Kompensimi për kontributet e sigurimeve pas rritjes së pagës minimale, në mars do të hapen aplikimet

February 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In