• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, May 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dikur shteti i tij digjte redaksitë dhe burgoste e rrihte gazetarët, Berisha sot: Rama po e var në litar median e lirë

by A R
15/12/2019 18:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sali Berisha ka “ndryshuar” mendim për mediat dhe gazetarët. Teksa ishte presidenti, ai shquhet për djegien e redaksisë së gazetës “Koha Jonë”, burgosjen e Martin Lekës dhe Aleksandër Frangajt apo gjymtimin pa shërim nga SHIK-u të gazetarit Zamir Dule.

Madje pre e dhunës së presidencës së tij ra edhe vetë Edi Rama, në atë kohë publicist.

Por sikur të mos jetë i njëjti, ai është shfaqur sot me zellin e një avokati të medias.

Teksa ishte i pranishëm në aktivitetin e organizuar nga Forumi Rinor i PD dhe Fondacioni Konrad Adenauer, ai qeverisë se po tenton të vrasë dhe fjalën e lirë përmes paketës “anti-shpifje”.

Berisha iu bëri thirrje qeytatarëve që të ngrihen për të përmbysur sa më parë qeverinë e Ramës, e cila sipas Berishës, ka shpopulluar vendin duke përzënë të rinjtë.

“Ju drejtohet mediave si qenefe. U drejtohet gazetarëve si kazan dhe hale. Më thoni ju miqtë e mi: a ekziston ndokund ky standard në Europë, në hapësirën e OSBE, unë druaj se përveç Koresë së Veriut dhe Venezuelës një standard i tillë nuk ekziston. Ky person do të marrë në 1 janar kryesinë e OSBE. Ju jeni të rinj dhe uroj që mos të keni armiq. Kenedi thoshte dikur se e keqja më e madhe është: tirania, sëmundja dhe varfëria, mjerimi. Por unë dua tu them ju se armiku i njeriut është ai që dhunon fjalën e lirë, ai që dhunon fjalën e lirë, ai është i aftë të kryejë çdo krim. Ky në Shqipëri e ka emrin Edi Rama.

Ai fillon me fjalën dhe vazhdon me çdo krim me radhë dhe ky në Shqipëri është Edi Rama. Ky është kthyer në genet e të atit të tij. Nuk marr unë kurrë përgjegjës djalin për babën. Jo! Por kur djali manifeston në mënyrë identike paderën e të atit sigurisht ju rikujtoj. I ati i tij firmoste varjen në litar të poetit disident Havzi Nela. Pra varte në litër fjalën e lirë. I biri i tij në vitin 2019 do të varë në litar, portalet, mediat. Ka sjellë në parlament ligjin, në të cilin sillet si xhelat ndaj fjalës së lirë. Kjo është emergjencë kombëtare, aq sa është tërmeti për ta përmbysur sa më parë. Ky bën spastrim etnik të shqipërisë, zbon dhe përzë të rinjtë shqiptarë me çdo mënyrë. Ky ka bllokuar rrugën për në Evropë, nuk respekton asnjë standard, por pret një minutë e më parë që të përmbyset nga ju.

Ky po tallet me qindra dhe mijëra qytetarë, që po vuajnë nga tërmeti. Ky meriton të dërgohet menjëherë në gjykatë për talljen që bën. Ju përgëzoj me nderim të madh për të mbështetur qytetarët në nevojë. Një qeveri që për tre jave shpenzon 60 mijë euro, është një qeveria që kryen një krim të shëmtuar para popullit të vet. Një pjesë e vrasjeve të tërmeti, janë vrasje shtetërore, sepse pallatet e Thumanës ishin të pabanueshme nga tërmeti i shtatorit, Ishin deklaruara të pabanueshme dhe ata banorë nëse do ishin strehuar në ndonjë vend tjetër, sot do ishin gjallë. Ky kalon nga 10 orë në ekran për të fshehur veprat e tij penale dhe ndaj e kemi këtë emergjencë, duhet të bëjmë gjithçka për të lehtësuar dhimbjet e vëllezërve dhe motrave të goditur nga tërmeti. Sot janë mijëra fëmijë që flenë nëpër çadra. Ai nuk kas shpirt, ai ka shpirt katran, ai çdo gjë që bën e bën për shoë. Të ngrihemi fuqishëm, se tërmeti ishte një fatkeqësia natyrore, Edi Rama është fatkeqësi kombëtare, politike social dhe e të gjitha llojeve”-tha ai.

Next Post
Makina përplas për vdekje të moshuarin në Maminas, shoqërohet në polici shoferi 47-vjeçar

Aksident i rëndë në Laç, të paktën tre të plagosur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Salianji vijon turet nëpër qytetet e Shqipërisë, ish-deputeti njofton takimin me demokratët e Vlorës

“Basti” i Salianjit për zgjedhjet në PD: Nuk do të votojnë as 10 mijë anëtarë, Berisha do të lexojë 54 mijë vota

May 13, 2026
“Është puç”, debat në studio, Rexhaj: Ku është parë që një prokuror të pezullojë kryeministrin?

“Kurti mendoi se i duhej divorci me Osmanin”, Albatros Rexhaj: Lufta është mes LVV dhe PDK!

May 13, 2026
Senati amerikan rrëzon rezolutën për tërheqjen e trupave nga konflikti me Iranin

Senati amerikan rrëzon rezolutën për tërheqjen e trupave nga konflikti me Iranin

May 13, 2026
Kush është opozita iraniane? Nga dëshira për kthimin e monarkisë te lëvizjet e të rinjve “Gen Z”

Reza Pahlavi nën akuza të rënda: Vrasja në Kanada zbulon të pathënat e tij

May 13, 2026
Qëllimi i Ramës për krijimin e “Shtetit Bektashi”… Vangjeli: Me një gur vret 3-4 zogj

Ndrenika në gjyqin e Veliajt, Vangjeli: Akt njerëzor! Neveri e pafundme për reagimin në rrjet

May 13, 2026
Salianji: Në PD-në e Berishës prevalojnë interesat personale, jo të demokratëve

Salianji: Tre deputetë të PD më mbështesin mua

May 13, 2026
“Ka njerëz që vetëm burgun njohin”, juristët debat për drejtësinë: Të ndërhyhet për procedimet penale

“Ka njerëz që vetëm burgun njohin”, juristët debat për drejtësinë: Të ndërhyhet për procedimet penale

May 13, 2026
Mandati i Xhaçkës, Gogu-Bardhit: Po bën xhonglerin politik! Bëni si mendja pas Kushtetueses, por…

Gogu: Reforma në Drejtësi nuk ka përfunduar. I duhen ndërhyrje plotësuese deri kur të jemi anëtarë të BE

May 13, 2026
Deputeti i PD entuziast: SHBA-të po i heqin “non gratën” Berishës, shumë shpejt japim lajmin!

Deputeti i PD entuziast: SHBA-të po i heqin “non gratën” Berishës, shumë shpejt japim lajmin!

May 13, 2026
”Lëre të vdesë”, Rama kujton dhunimin në 97: Mjeku më tha se ishte tentativë vrasjeje! Në Francë…

”Lëre të vdesë”, Rama kujton dhunimin në 97: Mjeku më tha se ishte tentativë vrasjeje! Në Francë…

May 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In