Trajneri i ri i Real Madridit, Zinedine Zidane nuk e dëshiron ish-bashkëlojtarin e tij, Roberto Carlosin asistent të tij.
Mediat spanjolle kanë raportuar se mbrojtësi brazilian është i preferuar për të qenë asistent i Zidanes, por, lajmet e fundit që vijnë nga Spanja bëjnë të ditur se tekniku francez ka refuzuar mundësinë që Carlos të jetë asistent i tij.
“Zinedine Zidane nuk e dëshiron ndihmën e brazilianit”, shkruajnë mediat spanjolle.









