• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Dikur ishte e kundërta… Tani janë shqiptarët që po investojnë në kompanitë italiane

by Aalison Pearse Stevens
15/09/2016 14:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një apo dy dekada më parë, të gjithë i kishin sytë nga kompanitë e huaja, italiane, greke apo çfarëdo vend tjetër i Perëndimit. Ato kishin kapitalin, “know how” e nevojshëm për të bërë biznes, por edhe për të “nuhatur” sektorët që kishin të ardhme.

Në 20 vjet, shumë gjëra kanë ndryshuar. Bizneset shqiptare janë rritur dhe tani kanë përvojën dhe kapitalin e mjaftueshëm për t’u zgjeruar vetë jashtë vendit.

Mediat italiane po i bëjnë jehonë së fundmi blerjes së 40% të aksioneve të një start up italian Chebuoni.it nga agjencia e web marketing Localweb e Agron Shehaj, që cilësohet nga mediat italiane si “mbreti shqiptar i call center”. Localweb e Agron Shehaj i ka dhënë besim kompanisë start up dhe zgjerimit të saj, duke investuar 2,8 milionë euro, për ta vlerësuar atë në 7 milionë euro.

“Blerja për Localweb është në radhë të parë një diversifikim në një fushë me shumë potencial: tregu dixhital”, tha për Monitor, z. Shehaj. “Me Localweb u ofroj shërbim reklame në web sipërmarrjeve të mesme dhe të vogla në Itali dhe me blerjen e Chebuoni.it rris ofertën e shërbimeve në Itali”, thotë Shehaj, duke shtuar se me interes shikon vetëm tregun italian për këtë lloj shërbimi dhe jo atë shqiptar.

Chebuoni.it

Valentino Marangi, themelues i Chebuoni.it, që në moshën 16-vjeçare zhvilloi një aplikacion për të riparuar Msn messenger, Msn repair, që u shkarkua më shumë se 1 milion herë dhe pagesa prej 70  cent për download, i mundësoi të vinte disa para mënjanë. Në Universitetin e Bolonjës, në Fakultetin e Informatikës zhvilloi atë që sot është aktiviteti i tij kryesor: CheBuoni.it, që grumbullon skontot e kompanive të ndryshme. Një aktivitet që nisi me 7.5 euro për blerjen e domain www.chebuoni.it dhe një skuadër me tre vetë dhe në harkun kohor të një viti, vizitat e faqes kanë kaluar nga 1,5 milionë në mbi 9 milionë, abonentët e newsletter nga 180.000 në një milion dhe të punësuarit nga 4 në 12, duke pasur 30 klientë të mëdhenj dhe 200 ndërmarrje të mesme, shkruan Corriere.it.

Në kërkim të ndryshimit të modelit të biznesit Localweb u kontaktua nga Marangi për t’u bërë një klient potencial.  « Agron Shehaj u interesua për ne, duke thënë se donte të investonte, unë ndërkohë doja të vazhdoja të drejtoja sipërmarrjen time — thotë i riu — dhe më bëri një propozim për të blerë 40% të kuotave për 2,8 milionë euro, shkruan Corriere.it. “Në sajë të mbështetjes ekonomike të Localweb do të ofrojmë shërbime më të mira, me një navigim më të zgjuar dhe do të fillojmë me portale paralele, një i dedikuar për mamatë, një për udhëtimet dhe një për zbavitje”. Planet për të ardhmen përfshijnë që ta çojnë në më shumë se 4 milionë numrin e abonentëve në newsletter, dhe të replikohet i njëjti biznes në Francë, Spanjë e Gjermani, ndërsa xhiro e 2016-s pritet të arrijë në 1.5 milionë euro.

Pionieri i call center në Shqipëri

Agron Shehaj është një nga pionierët e aktivitetit të qendrave të thirrjeve telefonike (call center) në Shqipëri. Dikur një emigrant në Itali, e hapi kompanitë Intercom Data Service (IDS) në vitin 2005, kur ky sektor sapo po hidhte hapat e para. Në vitin 2008, sipas bilancit, xhiro e kompanisë u pesëfishua në 20.2 milionë lekë (rreth 142 mijë euro). Rritja e shpejtë vazhdoi në vite, teksa në 2015-n, qarkullimi vjetor i kompanisë është rreth 2.7 miliardë lekë (gati 20 milionë euro) dhe fitimet ishin rreth 553 milionë lekë (4 milionë euro), sipas bilancit dorëzuar në QKR. Rreth një vit më parë, Agron Shehaj shiti biznesin për një shumë prej 10 milionë eurosh, sipas kontratës së shitblerjes. Blerësi ishte kompania Sesante Holding, me seli në Londër, por ai vazhdon ende të mbetet administrator i kompanisë IDS./monitor/a.k

Next Post
Francë, shoferi i kamionit mundohet të shkelë emigrantët (VIDEO)

Francë, shoferi i kamionit mundohet të shkelë emigrantët (VIDEO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Jonida Maliqi flet për të birin me autizëm: Psikologia na tha se nuk jemi prindër të denjë, sot kam një mesazh për të

Jonida Maliqi flet për të birin me autizëm: Psikologia na tha se nuk jemi prindër të denjë, sot kam një mesazh për të

November 8, 2026
Ndryshimi i akuzës në seancën paraprake: një përmirësim i rëndësishëm i Kodit të Procedurës Penale, por ende i paplotë

Ndryshimi i akuzës në seancën paraprake: një përmirësim i rëndësishëm i Kodit të Procedurës Penale, por ende i paplotë

November 8, 2026
Dhuna në protestë, katër në pranga dhe shtatë të proceduar. Njëri gjobitet 500 mijë lekë!

Dhuna në protestë, katër në pranga dhe shtatë të proceduar. Njëri gjobitet 500 mijë lekë!

November 8, 2026
Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem

Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem

November 8, 2026
VIDEO| Momenti dramatik në Krakov, 25-vjeçari ndalon makinën dhe hap zjarr ndaj qytetarëve

VIDEO| Momenti dramatik në Krakov, 25-vjeçari ndalon makinën dhe hap zjarr ndaj qytetarëve

November 8, 2026
SKANDALI / Imami shqiptar mori pjesë në një konferencë me shefin e Hamasit! Detyrohet të japë dorëheqje

SKANDALI / Imami shqiptar mori pjesë në një konferencë me shefin e Hamasit! Detyrohet të japë dorëheqje

November 8, 2026
Evazion fiskal mbi 1 milion euro, kompania dhe administratori përfundojnë në gjykatë

Evazion fiskal mbi 1 milion euro, kompania dhe administratori përfundojnë në gjykatë

November 8, 2026
Terror në bazën ushtarake në Kolumbi, shpërthime dhe 3 viktima nga një sulm me dron

Terror në bazën ushtarake në Kolumbi, shpërthime dhe 3 viktima nga një sulm me dron

November 8, 2026
‘Vdekja është afër’, hakerët pro-rusë kërcënojnë zyrtarët dhe hetuesit europianë

‘Vdekja është afër’, hakerët pro-rusë kërcënojnë zyrtarët dhe hetuesit europianë

November 8, 2026
Horoskopi i Brankos për sot, e premte 28 gusht 2026

Horoskopi i Brankos për sot, e diel 8 nëntor 2026, dashuria, paratë dhe fati për të gjitha shenjat

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In