• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dikur deklaronin 180 libra të botuar, sot deklarojnë 180 makina luksoze

by Afrim Krasniqi
16/09/2018 20:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Afrim Krasniqi

15 shtatori është Dita Ndërkombëtare e Demokracisë. Dikur ishte ditë me simbolikë të madhe, frymëzuese dhe reflektuese. Tani “demokracia“ nuk është shumë në modë dhe modelet autoritariste dhe populistët po dominojnë ligjërimin politik dhe shumë prej shteteve demokratike.Me përjashtim të pjesës më të madhe të Evropës, ca vende në kontinentin amerikan dhe ca më pak në Azi dhe ndonjë vend i veçuar në pjesë të tjera të globit, pjesa tjetër e botës është në krizë vlerash përfaqësimi, nën regjime hibride me dominim totalitar, antidemokratik, ushtarak, ideologjik apo refuzues ndaj simbolikës së ditës.

Po Shqipëria?
Vendi që rreth tri dekada më parë pati lëvizjen më elitare për ndryshimin e sistemit drejt demokracisë, sot është peng i një elite konsensuale korruptive, marksiste në mentalitet e autoritariste në veprim, të paaftë të ofrojë ndryshime dhe konsensuale në zhbërjen e vlerave demokratike. Tabela e ecurisë së nivelit të demokracisë është zhgënjyese: në vitet 2000 kishte korrupsion, por kishte më shumë demokraci brenda partive politike; kishte abuzim me pushtetin, por kishte më shumë hapësirë konkurruese.Sot vijon trendi negativ i kufizimit të demokracisë.

Dikur adhuronim modelin Thaçer apo Regan, sot adhurojmë modelin Erdogan e Salvini. Krijuam parti për të jetësuar pluralizmin dhe sot ato janë shndërruar në bunkerë strehues të 2-3-4-5 emrave riciklues në pushtetet e tranzicionit.Krijuam sistem votimi për të pasur konkurrencë dhe sot jemi në kohën e votimit formal, ku kritiku më periferik i ndërpritet karriera politike për një vendim të vetëm të ndryshëm nga shefi. E nisëm me deputetë që vinin nga auditoret dhe arritëm tek ata që na i përzgjedhim nga bota e krimit. Dikur 140 deputetët deklaronin180 libra të botuar, sot deklarojnë 180 makina luksoze në pronësi.

Dëmi më i madh që i bëhet demokracisë nuk është vetëm mohimi i jetësimit të saj, por sundimi antidemokratik duke keqpërdorur termat dhe ligjërimin demokratik dhe duke na e imponuar ktë sundim si model inspirues. Ndaj Shqipëria e sotme, ashtu si ajo e 1990, 1991, 1997, 1999, 2004, 2009 dhe 2013 vijon të jetë vend i ikjes së elitave, i ikjes së brezave më të rinj, i ikjes së atyre që kanë potencial ndryshimi cilësor, – dhe njëherësh, vend ku distanca ndaj pushtetit e qytetarëve është e thellë dhe piramida e vlerave gati e përmbysur.

Cili është debati e elitave sot?
Vendi i Shqipërisë në botën dhe rendin e ri botëror, sfidat shqiptare në rajon, rrugëzgjidhjet për ri-ngritje morale apo identiteti i vlerave? Korrektimi i sistemit politik dhe përfaqësues? Rreziku i ndikimeve lindore dhe raporti me Perëndimin?Liritë individuale dhe raporti me ligjin dhe kulturën demokratike? Kriza e arsimimit dhe ndikimi i valëve të emigrimit në të ardhmen?Jo, as njëra dhe as tjetra. Askush nuk flet për asnjë prej tyre. Temë kryesore vijnë të jenë veshja e kryeministrit dhe batutat e ish kryeministrit, grindjet mes ca çunave të “shkathët” të lagjes që politika i bëri ministra e deputetë, reforma e heqjes së celularëve nga shkolla apo administrata, kazinotë e familjarëve të atyre që bëjnë ligje për kazinotë, gara e kullave në qendër të Tiranës dhe gara për tu dukur më pashëm në TV. Kaq. Asnjë më shumë. Asgjë elitare. As reformë dhe as alternativë.

E ardhmja?
Ka skenarë të ndryshëm. Duke perifrazuar një mendje librash jo shqiptar, – jeta e një shoqërie, sprovat, potenciali dhe sfidat e saj janë shumë më të gjata e më komplekse se jetët natyrale të çdo individi sado i pushtetshëm qoftë ai dhe se potencialet negative të një brezi sado gabim të jetë ai.A jemi ne brenda këtij përcaktimi? Fëmijët tanë po, me siguri, bashkë me ata pas tyre. Ne, të sotmit, – jo, ashtu si të djeshmit, – sepse në dy rastet kanë/kemi zgjedhur ose pranuar në emër të pragmatizmit të bëhemi bashkëfajtorë, – të heqim dorë nga liritë tona, nga të drejtat tona, nga aspiratat dhe fuqia jonë. Dhe ky mesazh i thotë të gjitha në Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë dhe raportin tallës të Shqipërisë së sotme politike e militante me të.(ISP)

Next Post
I riu grek arrestohet me 41.6 kg kanabis shqiptar në makinë

I riu grek arrestohet me 41.6 kg kanabis shqiptar në makinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Lura digjet, Prokuroria të zgjohet!”- Manja kritika organit të akuzës: Gjeni zjarrvënësit! Nëse zvarriten hetimet, i drejtohem ILD për…

“Lura digjet, Prokuroria të zgjohet!”- Manja kritika organit të akuzës: Gjeni zjarrvënësit! Nëse zvarriten hetimet, i drejtohem ILD për…

August 14, 2026
Zjarret në vend, Cara: Mbi 3900 ndërhyrje, rritje me 12% në krahasim me një vit më parë

Betejë me zjarret në 7 zona, Ministria e Mbrojtjes për situatën: 10 vatra aktive, në Lurë aksion me 300 forca e 2 avionë! Prioritet jeta e qytetarëve

August 14, 2026
VIDEO virale nga SHBA-të, dhitë ‘pasagjere’ hipin në urbanin e Oregonit, shikoni pamjet!

VIDEO virale nga SHBA-të, dhitë ‘pasagjere’ hipin në urbanin e Oregonit, shikoni pamjet!

August 14, 2026
Trazira në Jemen, 6 të vrarë nga sulmi i rebelëve Huthi në qytetin Mocha!

Trazira në Jemen, 6 të vrarë nga sulmi i rebelëve Huthi në qytetin Mocha!

August 14, 2026
Trump: Shumë shpejt do ta shpall Ngushticën e Hormuzit territor të SHBA-ve!

Trump: Shumë shpejt do ta shpall Ngushticën e Hormuzit territor të SHBA-ve!

August 14, 2026
Ish-profesori i Kembrixhit gjendet i vdekur disa ditë pas akuzave për plagjiaturë, mister shkaqet!

Ish-profesori i Kembrixhit gjendet i vdekur disa ditë pas akuzave për plagjiaturë, mister shkaqet!

August 14, 2026
Batuta mes kryebashkiakut të Selenicës e Kryeministrit! Bellaj: Kemi nxjerrë ujë të kripur këtu! Rama: Faleminderit për informacionin se deti ka ardhur në majë të malit!

Batuta mes kryebashkiakut të Selenicës e Kryeministrit! Bellaj: Kemi nxjerrë ujë të kripur këtu! Rama: Faleminderit për informacionin se deti ka ardhur në majë të malit!

August 14, 2026
Këshilltari i Trump akuzon armiqtë e Infantinos: Ata kanë nevojë për ekzaminim psikik! Janë xhelozë, kjo është politikë

Këshilltari i Trump akuzon armiqtë e Infantinos: Ata kanë nevojë për ekzaminim psikik! Janë xhelozë, kjo është politikë

August 14, 2026
E bujshme nga “New York Times”: Moldavia në shënjestër të Putinit për të goditur NATO-n! Agjentë rusë, priftërinj, kamp në Serbi dhe…

E bujshme nga “New York Times”: Moldavia në shënjestër të Putinit për të goditur NATO-n! Agjentë rusë, priftërinj, kamp në Serbi dhe…

August 14, 2026
Kosova refuzuese dhe e mbyllur të dhemb në shpirt

Pse Shqipëria e fiton gjyqin për Aeroportin e Vlorës?

August 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com