• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, June 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Diku nuk mund të përfytyrohet Shqipëria muslimane në BE! Turqia vlen më shumë se gjithë Ballkani”

by A R
19/04/2018 13:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas kreut të Komisionit Parlamentar për çështjet e Bashkimit Europian në Budestag, Gunther Krichbaum, frenim entuziazmi për rekomandimin e Komisionit Europian përcjell edhe shtypi gjerman.

Gazeta “Frankfurter Allgemeine Zeitung” thotë se Ballkani Perëndimor nuk mund të jetë zëvendësim për Turqinë, sepse të gjashtë vendet e tij, të marra së bashku janë vërtet pa ndonjë peshë të madhe.

Sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar, 18 milionë banorët e këtyre vendeve arrijnë një prodhim të brendshëm bruto prej 250 miliardë dollarësh, e kjo është më pak se në landin e Hesenit. Ndërkohë 80 milionë turqit, kujton gazeta arrijnë 8 herë më shumë. Ajo nënvizon edhe skepticizmin e vendeve të ndryshme ndaj zgjerimit të mëtejshëm të BE-së.

Të martën presidenti francez, Emmanuel Macron u shpreh, se para shtrirjes duhet të vijë njëherë thellimi. Berlini po ashtu është kundër datës 2025 dhe sqaron, se vendimtare konsiderohen hapat e reformave.

Në Hungari mund të përfytyrohet me vështirësi, që të bëhen pjesë e BE-së, shtetë me shumicë myslimane si Shqipëria, vazhdon ajo. “Frankfurter Allgemeine Zeitung” nuk mjaftohet vetëm me një artikull mbi këtë temë, por i kushton kësaj çështjeje edhe një shkrim tjetër të titulluar “Aspak nxitim”.

Presidenti francez ka marrë pozicion të fortë, theksohet aty dhe ka të drejtë. Përmbajtja duhet të vije para shpejtësisë, edhe pse shumë vetë në Ballkanin Perëndimor këtë do ta ndjenin si refuzim. Komisioneri Johanes Hahan ishte një ditë më parë në Shkup ku dorëzoi progres raportin.

Pasdite në kryeqytetin maqedonas qëndroi edhe shefja e diplomacisë evropiane, Federica Mogherini e cila pati një darkë të përbashkët me disa kryeministra të rajonit, ku përcolli këtë mesazh: “U kthyet në shtegun e duhur. Mund të festoni; kjo është arritje e madhe, por pastaj, kthejuni punës”!/tch/a.m.

Next Post
Deputeti Pjerin Ndreu vetëofrohet për postin e kryebashkiakut në Lezhë

"Luli, kthe 230 mln euro që vodhe dhe të garantojmë tarifë zero"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protestues të Vetëvendosjes zbarkojnë nga Kosova në Tiranë, i bashkohen protestës kundër Ramës (VIDEO)

Protestues të Vetëvendosjes zbarkojnë nga Kosova në Tiranë, i bashkohen protestës kundër Ramës (VIDEO)

June 20, 2026
Protestuesi: Berisha është fajtori kryesor! Duhet të japin të gjithë dorëheqjen

Protestuesi: Berisha është fajtori kryesor! Duhet të japin të gjithë dorëheqjen

June 20, 2026
Raporti i “The Telegraph”: Botërori 2026 nën rrezik për manipulim ndeshjesh

Raporti i “The Telegraph”: Botërori 2026 nën rrezik për manipulim ndeshjesh

June 20, 2026
Njoftoi largimin nga grupi parlamentar i PS, Marjana Koçeku i bashkohet protestës në Tiranës

Njoftoi largimin nga grupi parlamentar i PS, Marjana Koçeku i bashkohet protestës në Tiranës

June 20, 2026
SHBA reagon sërish: Irani nuk e kontrollon Ngushticën e Hormuzit

SHBA reagon sërish: Irani nuk e kontrollon Ngushticën e Hormuzit

June 20, 2026
Protestuesi afat Ramës deri nesër për dorëheqje!

Protestuesi afat Ramës deri nesër për dorëheqje!

June 20, 2026
Ekspertët zbulojnë skandalin me topin e ri në Botëror!

Ekspertët zbulojnë skandalin me topin e ri në Botëror!

June 20, 2026
Deputetja e PS: Diaspora i besoi projektit të integrimit europian, morëm 122 mijë vota!

Deputetja e PS: Diaspora i besoi projektit të integrimit europian, morëm 122 mijë vota!

June 20, 2026
Balla ironizon protestën për Zvërnecin: Bufat kanë filluar ta ndjejnë veten si flamingo

“Kush i merr shqiptarët për budallenj do marrë faturën në zgjedhje”, Balla tregon si opozita po manipulon fotot me AI

June 20, 2026
Pamjet me dron/ Ja pjesëmarrja në protestën e sotme para Kryeministrisë

Pamjet me dron/ Ja pjesëmarrja në protestën e sotme para Kryeministrisë

June 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In