• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Diktatura na izoloi nga bota, tashmë liria na izolon nga njëri-tjetri

by A R
03/01/2025 16:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Bjorn Runa

Mosbesimi tek të tjerët dhe besimi i lartë tek familja krijojnë një popullatë të aftë të reagojë vetëm emocionalisht, por jo strategjikisht. Kjo shihet edhe në paaftësinë tonë të përhershme për t’i kanalizuar frustrimet tona ndaj korrupsionit e pabarazisë drejt krijimit të lëvizjeve që kërkojnë ndryshime të qëndrueshme. 

Duket se shoqëria shqiptare i është bashkuar më në fund botës moderne – jo në sensin e inovacionit apo të progresit, por në përqafimin e projektit më të përsosur të individualizmit. Kemi përvetësuar rregullin e pashkruar të sistemit ekonomik-shoqëror në të cilin jetojmë: mos i beso askujt veç vetes (dhe ndoshta familjes nëse je me fat). Mund ta quajmë si të duam: pragmatizëm, përshtatje, apo instinkt mbijetese, por në thelb nuk është tjetër veçse pranimi i rregullave të një bote që shpërblen izolimin.

Shifrat e anketës së Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC), flasin qartë dhe e zyrtarizojnë krizën e besimit që ka kapluar shoqërinë tonë. 89% e shqiptarëve nuk besojnë tek njëri-tjetri. Përse të mos jetë kështu kur vetë ideja e komunitetit është gërryer, duke lënë pas një shoqëri, ku individët janë mësuar tashmë të mbijetojnë duke ulur kokën dhe ngritur mure. Ndaj do të duhej ta përgëzonim veten për progresin e arritur në një shoqëri, ku e vetmja gjë që na bashkon është mirëkuptimi i përbashkët se jemi më mirë vetëm.

Një nivel kaq i lartë mosbesimi nuk është rastësi, por rezultat i dekadash kushtëzimi shoqëror – një kombinim i përsosur i propagandës mediatike, industrisë së argëtimit, trashëgimisë së korrupsionit politik dhe vështirësive ekonomike. Një shoqëri ku niveli i dyshimit tek tjetri është kaq i lartë, është një shoqëri lehtësisht e manaxhueshme dhe e ndërtuar për të qenë pasive. Nëse individët nuk besojnë tek njëri-tjetri, atëherë çdo lloj veprimi i përbashkët bëhet i pamundur, duke na shtyrë të navigojmë të vetëm në një botë gjithnjë e më armiqësore. Nuk është rastësi që shoqëritë si e jona shfaqen gjithmonë e më të palumtura dhe agresive. Ka një aspekt ekonomik në lidhje me këtë. Individë të pakënaqur dhe të izoluar janë konsumatorë perfektë, të cilët blejnë jo sepse kanë nevojë, por sepse vetë blerja na jep një ndjesi të shkurtër kontrolli në një botë ku gjithçka duket e paqëndrueshme. Të paktën për disa çaste jemi zotër të lumturisë tonë.

Megjithatë, izolimi nuk i jep jetë vetëm konsumit të shfrenuar, por edhe dëshpërimit. Mund të shpenzosh deri në njëfarë pike duke i dhënë vetes shpërthime të vogla lumturie gjersa arrin në pikën e desensibilizimit. Diçka më e fortë kërkohet që të të bëjë të ndiesh sërish diçka. Është radha e varësive dhe krimit, të cilat ushqehen nga të njëjtat shkaqe: nevoja për t’u arratisur, për t’u ndjerë sado pak në kontroll, apo për të përjetuar një lloj çlirimi.

Kështu, mosbesimi nuk është thjesht një efekt anësor i sistemit, por lubrifikanti që mban në lëvizje ingranazhet e tij.

Familja, djepi i keqinformimit

Statistika në lidhje me besimin tek familja – sipas ‘RCC’ 95% e shqiptarëve i besojnë asaj – mund të duket në pamje të parë si një ngushëllim në lidhje me ruajtjen e disa vlerave tradicionale. Por, le të mos gënjejmë veten. Ky besim kaq i madh tek familja nuk i ka rrënjët tek solidariteti dhe as tek vlerat e përbashkëta. Është thjesht një mekanizëm mbrojtës, mburoja e fundit e dëshpëruar përballë një bote gjithnjë e më armiqësore dhe të paparashikueshme. Familja është shndërruar në një lloj mikrobote të izoluar ndaj pjesës tjetër të shoqërisë. Nuk është një burim dijesh apo ndriçimi, por një kështjellë mbijetese.

Dhe këtu duhet të përballemi me një të vërtetë të pakëndshme në lidhje me familjet, e artikuluar në mënyrë provokuese nga Don Delillo në romanin e tij “Zhurmë e Bardhë”: “Familja është djepi i keqinformimit,” nxitur nga zhurma, afërsia e tepërt dhe instinktet e mbijetesës që shoqërojnë jetën familjare.

Në shoqërinë tonë, ky fenomen amplifikohet, pasi më tepër se sa besohet, tek ne familja adhurohet si e vetmja strukturë sociale që vijon të qëndrojë në këmbë. Por, siç sugjeron Delillo, ky besim dhe kjo mbështetje kaq e madhe tek familja gjeneron edhe një lloj verbërie. Në përpjekjen për të mbrojtur pjestarët e saj, familja shpesh e deformon botën jashtë mureve të saj duke iu dhënë jetë miteve që i bëjnë njerëzit më të izoluar dhe më pak të informuar. Nuk do të ishte ekzagjerim të thuhej se besimi i madh që shqiptarët vendosin tek familjet e tyre, shpesh është pikërisht ajo që mban gjallë ciklin e injorancës (padijes) dhe izolimit.

Një dinamikë e tillë bëhet veçanërisht e dukshme në reagimin tonë kolektiv ndaj ngjarjeve tronditëse, qofshin këto skandale politike apo tragjedi publike. Në raste të tilla duket sikur një dorë e padukshme shtyp brenda nesh një buton, që nxit një reagim emocional të menjëhershëm dhe në shumë raste të papërballueshëm – histeri masive, e cila na bashkon përkohësisht, por nuk lë vend për reflektim apo veprime më kuptimplote. Kështu, momente të tilla shpërthimesh emocionale kolektive, të shprehura qoftë në formën e frustrimit, zemërimit, apo tronditjes, shërbejnë si zëvendësues të një solidariteti më të sinqertë. Nga ana tjetër, kur histeria shuhet, mosbesimi dhe dyshimi mbeten po aty, edhe më të ngultiura e më të thelluara.

Mosbesimi tek të tjerët dhe besimi i lartë tek familja krijojnë një popullatë të aftë të reagojë vetëm emocionalisht, por jo strategjikisht. Kjo shihet edhe në paaftësinë tonë të përhershme për t’i kanalizuar frustrimet tona ndaj korrupsionit e pabarazisë drejt krijimit të lëvizjeve që kërkojnë ndryshime të qëndrueshme. Në vend të kësaj, energjitë treten në shpërthime të përkohëshme dëshpërimi e zemërate, duke e lënë sistemin të paprekur dhe zinxhirin e korrupsionit dhe të pabarazisë të pathyer.

Ne jo vetëm e kemi përvetësuar modernizmin, por kemi mishëruar anët e tij më të errëta. Kemi arritur të zotërojmë në mënyrë të përsosur artin e mbijetesës në kurriz të solidaritetit, duke e parë individualizmin si shprehje të forcës vetjake, ndërsa kemi injoruar dobësinë që sjell izolimi. Deri kur ky cikël të thyhet, deri kur besimi të shtrihet përtej mureve të familjes, shoqëria jonë do të vijojë të mbetet e fragmentarizuar – një mjedis ku lulëzojnë mitet, ndërsa faktet shihen si kërcënime dhe mundësia për veprim kolektiv vdes në djepin e keqinformimit

Next Post
“Pranverë në jetën tonë”, astrologia rendit shenjat më të favorizuara të Horoskopit për Majin

Dashuri, financat e probleme familjare! Astrologia paralajmëron shenjat për javën e parë të vitit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pas Durrësit, valë përjashtimesh në PD e Elbasanit/ Pas Doris Madhit hiqen edhe 3 emra të tjerë

Pas Durrësit, valë përjashtimesh në PD e Elbasanit/ Pas Doris Madhit hiqen edhe 3 emra të tjerë

March 29, 2026
ANALIZA E REL/ Siguria e Kosovës nën kërcënimin e raketave me rreze të gjatë

ANALIZA E REL/ Siguria e Kosovës nën kërcënimin e raketave me rreze të gjatë

March 29, 2026
Pas tre vajzave Shpresës i “qesh buza”: Burri nuk më erdhi tek materniteti, sepse…

Pas tre vajzave Shpresës i “qesh buza”: Burri nuk më erdhi tek materniteti, sepse…

March 29, 2026
80% e subjekteve me shkelje të legjislacionit të punës, kreu i ISHP: Rriten me 25% ankesat për pagat dhe sigurimet

80% e subjekteve me shkelje të legjislacionit të punës, kreu i ISHP: Rriten me 25% ankesat për pagat dhe sigurimet

March 29, 2026
“Kombëtarja duhet të shohë përpara”, Rraklli: Nëse do të isha Sylvinho, do ta mbyllja me Shqipërinë

“Kombëtarja duhet të shohë përpara”, Rraklli: Nëse do të isha Sylvinho, do ta mbyllja me Shqipërinë

March 29, 2026
Reagime kundër rritjes së çmimit të energjisë në Kosovë: Goditje e madhe për familjet dhe fundosje e ekonomisë

Reagime kundër rritjes së çmimit të energjisë në Kosovë: Goditje e madhe për familjet dhe fundosje e ekonomisë

March 29, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e hënë 30 mars 2026

March 29, 2026
“Do të largohemi shpejt nga Irani”, Vance: Do të sigurohemi që nuk kthehemi për një kohë të gjatë

“Do të largohemi shpejt nga Irani”, Vance: Do të sigurohemi që nuk kthehemi për një kohë të gjatë

March 29, 2026
Propozimi i PS për reformën territoriale, reagon Boçi: Dështim, pa vizion, synon ruajtjen e status quo-së

Propozimi i PS për reformën territoriale, reagon Boçi: Dështim, pa vizion, synon ruajtjen e status quo-së

March 29, 2026
Vuçiç akuzohet se po përdor Milan Radoiçiçin dhe rrjetin e tij kriminal për të manipuluar zgjedhjet lokale

Vuçiç akuzohet se po përdor Milan Radoiçiçin dhe rrjetin e tij kriminal për të manipuluar zgjedhjet lokale

March 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In